“Një prej pak qyteteve mesjetare bullgare, ku nuk ka ndërtime të reja” – kështu arkeologu prof. Valentin Pletnjov, Drejtor i Muzeut Historik Regjional në Varna, prezanton kalanë Kastrici. Qyteti ka mbetur i paprekur nga gërmimet e paligjshme të thesar kërkuesve gjatë 120 vjetëve të fundit. Pse ka ndodhur kjo? Vendbanimi mesjetar gjendet në kopshtet e rezidencës qeveritare “Evsinograd”. Sot arkeologët zbulojnë qytetin e dikurshëm me rrugët e tij, sistemet e fortifikimit, studiojnë arkitekturën e godinave, gjetjet në to.
“Në vazhdim të më se 10 vjetëve të fundit unë drejtoi gërmimet në këtë objekt, deri tani kemi zbuluar pjesën perëndimore të qytetit me rreth një qind godina, shtëpi, të cilat kanë qenë në një ose dy kate – tregon Valentin Pletnjovi. – Shtëpitë janë të vendosura, siç është zakoni në çdo një qytet mesjetar, përgjatë trasesë së rrugëve, të cilat janë shtruar me kalldrëm. Muret e godinave të zbuluara janë ruajtur relativisht mirë. Disa prej tyre arrijnë në lartësi 2 metra. Bile kemi zbuluar porta të shtëpive, pjesët e poshtme të dritareve. Në fakt, zbulojmë pjesën e poshtme të godinave. Vumë re, se shumica prej tyre kanë qene dykatëshe, sepse zbuluam konstruksionet e prishura të kateve të sipërme. Qyteti ka qenë i fortifikuar me një sistem serioz mbrojtës – një mur, i cili rrethon kepin Shën Jani, ku shtrihet vendbanimi. Ai ka qenë me përmasa madhështore për Mesjetën – me gjatësi prej afro 200 metrash. Një pjesë prej tij është shembur në det. Muri ishte i fortifikuar me kulla, të cilat kanë qenë pjesë e sistemit mbrojtës antik, sepse qyteti ka ekzistuar edhe në periudhën nga shekulli i V deri në shekullin e VII, kur ishte asgjësuar nga avarët dhe sllavët.”
Gjatë shekullit të XIII me rilindjen e tregtisë në rajonin e Detit të Zi dhe krijimin e qyteteve bullgare në periudhën e Mbretërisë së Dyte Bullgare (1185-1396) si dhe të Despotatit të Dobruxhës (1337-1420) vendbanimi ishte rivendosur, por me një planifikim të ri. Mbetjet nga godinat antike janë përdorur për ndërtimin e qytetit të ri mesjetar. Sot Kastrici u ofron arkeologëve një fushë të gjerë për studim. “Zbulojmë godina, ku ka sasi të madhe enësh prej qeramikës, zbukurime, monedha, sende metalike, kryqe, përfshi enkolpione (kryqe në të cilët ruhen copëza lipsanesh). Deri tani janë zbuluar dy kisha të vogla, shpresojmë se gjatë viteve të ardhshme do të gjejmë dhe kishën katedrale të qytetit, sepse ka shenje për të” – shënoi arkeologu.
Të gjitha rrugët dhe sheshet qëndrojnë kështu, siç i kanë braktisur. Tani në kuadrin e projekteve të Këshillit të Ministrave, i cili është përfituesi, po zbatohet programi për socializimin e kalasë bashkë me ish stallën e pallatit “Evksinograd”, e cila do të bëhet muze. Në të do të vendosen gjetjet nga kalaja. Aktualisht po behën punimet restauruese në Kastrici – rinovohen shumë mure – kryesisht deri në lartësinë në të cilën janë zbuluar. Muret e shtëpive janë të fortifikuara, shtëpitë janë të ruajtura, janë bërë shtigje për këmbësorë nën vëzhgimin e arkeologëve. Me siguri në verën dhe vjeshtën e vitit të ardhshëm këtu do të fillojnë të vijnë turistë.
Valentin Pletnjovi punon edhe mbi një objekt tjetër prestigjioz – qyteti mesjetar kala Petriç, i cili gjendet në afërsi të Varnës.
“Kjo është një kala e cila ngrihet mbi shkëmbin madhështor mbi liqenin e Devnjës. Bëhet fjalë për një qytet antik dhe mesjetar, i ngjashëm me Kastricin. Kjo kala është e njohur nga përshkrimet e betejave të Vlladisllav Varnençik, bile është e njohur data, në të cilën kalorësit e kanë pushtuar dhe e kanë plaçkitur. Kjo ka ndodhur më 7 nëntor të vitit 1444. Pas këmbënguljes së udhëheqjes komunale të fshatit Avren vitin e kaluar filluam gërmimet. Deri tani janë zbuluar pjesë prej dy kishave të krishtere, ka shumë gjetje. Qyteti ka ekzistuar nga shekulli i XI po thuaj se deri në mesin e shekullit të XV, kur ishte asgjësuar dhe i braktisur. Për fat të keq, ai nuk është ruajtur. Dhe në fillim të shekullit të XX, kur në Bullgari filloi ndërtimi i shumë rrugëve dhe hekurudhave, muret e shumë prej kalave në Bullari janë asgjësuar, guri prej tyre është përdorur për ndërtimet moderne dhe kjo ishte bërë me dijen e autoriteteve, që është karakteristike edhe për Devnjën, edhe për rajonet e tjera të vendit.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: arkiv
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus"...