Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me borë artificiale dhe teleferik të ri Bansko hapi stinën e skive 2016

БНР Новини
Foto: BGNES

Me gjithë se edhe me borë artificiale stina e skileve në Bullgari u hap zyrtarisht. E bënë në Bansko, ku ditën e shtunë u mblodhën dashamirësit e sportit të bardhë për të përshëndetur, sipas traditës, skiatorët legjendarë, të cilët me rrëshqitjet demonstrative i dhanë start stinës së re dimërore. Si çdo vit në hapjen zyrtare ishin të pranishëm  mbajtësi, i vetëm deri tani, pesë herë i Kupës Botërore të skive dhe mik i vjetër i Banskos Marc Girardelli dhe skiatori më i mirë bullgar Petër Popangellov. I ftuar i posaçëm gjatë këtij viti ishte kampioni dy herë olimpik Markus Wasmeier.

Yjet e skive Petër Popangellov, Marc Girardelli dhe Markus WasmeierBankso është qendra më moderne dimërore  në Evropën Lindore – gjatë 12 vjetëve të fundit qyteza malore, që gjendet nën majën Todorka, u shndërrua në një destinacion të kërkuar për ski. Sivjet vendpushimi mund të lavdërohet me një teleferik të ri me gjashtë ndenjëse, ndërsa historia e tij sikur rrëfen historinë e zonës së skive mbi qytetin Bansko. Pas shumë peripecive  pajisja moderne zëvendësoi  teleferikun në moshë 32 vjeç, i cili deri para 12 vjetësh ishte i vetmi që shërbente dy pistat. Sot mbi Bansko  skiatorët mund të zgjedhin  midis traseve me vështirësi të ndryshme dhe me gjatësi të përbashkët prej 70 kilometrash. Zëvendësimi i teleferikut të vjetër dhe i rrezikshëm vite me radhe haste në rezistencën e ambientalistëve, të cilët u kundërvihen të gjitha veprimtarive të ndërtimit në mal. Konflikti midis investitorëve dhe aktivistëve ekologë  nuk është unik për Bullgarinë. “Kudo në botë ka probleme të ngjashme – komenton Marc Girardelli, i cili është këshilltar në Ministrinë bullgare të Turizmit. – Besoj, se qeveria bullgare ka kuptuar, se pa modernizimin e infrastrukturës turizëm të suksesshëm nuk mund të ketë. Stina e skive në Bansko është fakt dhe sipas meje në këtë sport duhet të dëgjohet zëri i banorëve të qytetit dhe të rajonit, sepse turizmi është mënyra e jetës për ta. Zhvillimi i vendpushimit është me rëndësi të madhe për të ardhmen e tij.”

СнимкаPër popullaritetin e vendpushimit kontribuuan një sërë startesh për Kupën Botërore të  skive alpine, që u kthyen në magnet  për publikun si në vendin tonë, ashtu edhe për miliona spektatorët televizivë në botë. Njeri prej personazheve të “karvanit të bardhë” është Markus Wasmeier, kampion dy herë olimpik i Lojërave në Lillehammer në vitin 1994. Gjermani i dhuroi Banskos hajmalinë e vet – një medaljon, ku është pikturuar perëndia skandinave e dimrit Uller. Për herë të parë hajmalia duket në vitin 1894, kur është themeluar Klubi i parë i skive në Lilehammer. 100 vjet më vonë Wasmeier fitoi dy titujt e tij olimpikë pikërisht në këtë qendër norvegjeze të skive. Ylli i ekipit gjerman viziton Bansko jo për herë të parë, por vazhdon të mbetet i befasuar nga sjellja e njerëzve ndaj malit dhe skive. “Këtu njerëzit gëzohen nga fakti se ndodhen në mes të natyrës” – thotë Wasmeier.

Снимка“Nuk më pëlqen përzierja midis qytetit të vjetër dhe hoteleve të reja. Bansko mund të fitonte më shumë, në qoftë se do të ruajë shpirtin e vet autentik dhe traditat e vjetra” – mendon Markus Wasmaier, i cili prej vitesh investon në restaurimin e shtëpive të vjetra në fshatin e tij të lindjes  në Bavari dhe ka arritur  të ruajë tërë fshatin etnografik. “Kur  kopjosh stilin e vendpushimeve të bërë pa shije në Amerikë ose në Evropën Perëndimore,  padyshim se bësh një vend jo tërheqës. Askush nuk do të dëshironte të qëndrojë në hotel, i cili i kujton për pallatet e bëra me panele në ish Bllokun Lindor. Bansko duhet të tregojë se ka histori dhe kulturë, sepse kjo është me e vlefshmja, dhe kjo tërheq vizitues të klasës së lartë. Në zonën e skive gjithçka është bërë me profesionalizëm të madh. Kështu duhet të jetë edhe në qytet.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në raundin e katërt të turneut të tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..

botuar më 24-10-08 1.39.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përparoi në turneun e tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..

botuar më 24-10-07 11.12.PD

Interesim rekord për edicionin e 41-të të Maratonës së Sofjes

Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..

botuar më 24-10-05 10.05.PD