Me gjithë se edhe me borë artificiale stina e skileve në Bullgari u hap zyrtarisht. E bënë në Bansko, ku ditën e shtunë u mblodhën dashamirësit e sportit të bardhë për të përshëndetur, sipas traditës, skiatorët legjendarë, të cilët me rrëshqitjet demonstrative i dhanë start stinës së re dimërore. Si çdo vit në hapjen zyrtare ishin të pranishëm mbajtësi, i vetëm deri tani, pesë herë i Kupës Botërore të skive dhe mik i vjetër i Banskos Marc Girardelli dhe skiatori më i mirë bullgar Petër Popangellov. I ftuar i posaçëm gjatë këtij viti ishte kampioni dy herë olimpik Markus Wasmeier.
Bankso është qendra më moderne dimërore në Evropën Lindore – gjatë 12 vjetëve të fundit qyteza malore, që gjendet nën majën Todorka, u shndërrua në një destinacion të kërkuar për ski. Sivjet vendpushimi mund të lavdërohet me një teleferik të ri me gjashtë ndenjëse, ndërsa historia e tij sikur rrëfen historinë e zonës së skive mbi qytetin Bansko. Pas shumë peripecive pajisja moderne zëvendësoi teleferikun në moshë 32 vjeç, i cili deri para 12 vjetësh ishte i vetmi që shërbente dy pistat. Sot mbi Bansko skiatorët mund të zgjedhin midis traseve me vështirësi të ndryshme dhe me gjatësi të përbashkët prej 70 kilometrash. Zëvendësimi i teleferikut të vjetër dhe i rrezikshëm vite me radhe haste në rezistencën e ambientalistëve, të cilët u kundërvihen të gjitha veprimtarive të ndërtimit në mal. Konflikti midis investitorëve dhe aktivistëve ekologë nuk është unik për Bullgarinë. “Kudo në botë ka probleme të ngjashme – komenton Marc Girardelli, i cili është këshilltar në Ministrinë bullgare të Turizmit. – Besoj, se qeveria bullgare ka kuptuar, se pa modernizimin e infrastrukturës turizëm të suksesshëm nuk mund të ketë. Stina e skive në Bansko është fakt dhe sipas meje në këtë sport duhet të dëgjohet zëri i banorëve të qytetit dhe të rajonit, sepse turizmi është mënyra e jetës për ta. Zhvillimi i vendpushimit është me rëndësi të madhe për të ardhmen e tij.”
Për popullaritetin e vendpushimit kontribuuan një sërë startesh për Kupën Botërore të skive alpine, që u kthyen në magnet për publikun si në vendin tonë, ashtu edhe për miliona spektatorët televizivë në botë. Njeri prej personazheve të “karvanit të bardhë” është Markus Wasmeier, kampion dy herë olimpik i Lojërave në Lillehammer në vitin 1994. Gjermani i dhuroi Banskos hajmalinë e vet – një medaljon, ku është pikturuar perëndia skandinave e dimrit Uller. Për herë të parë hajmalia duket në vitin 1894, kur është themeluar Klubi i parë i skive në Lilehammer. 100 vjet më vonë Wasmeier fitoi dy titujt e tij olimpikë pikërisht në këtë qendër norvegjeze të skive. Ylli i ekipit gjerman viziton Bansko jo për herë të parë, por vazhdon të mbetet i befasuar nga sjellja e njerëzve ndaj malit dhe skive. “Këtu njerëzit gëzohen nga fakti se ndodhen në mes të natyrës” – thotë Wasmeier.
“Nuk më pëlqen përzierja midis qytetit të vjetër dhe hoteleve të reja. Bansko mund të fitonte më shumë, në qoftë se do të ruajë shpirtin e vet autentik dhe traditat e vjetra” – mendon Markus Wasmaier, i cili prej vitesh investon në restaurimin e shtëpive të vjetra në fshatin e tij të lindjes në Bavari dhe ka arritur të ruajë tërë fshatin etnografik. “Kur kopjosh stilin e vendpushimeve të bërë pa shije në Amerikë ose në Evropën Perëndimore, padyshim se bësh një vend jo tërheqës. Askush nuk do të dëshironte të qëndrojë në hotel, i cili i kujton për pallatet e bëra me panele në ish Bllokun Lindor. Bansko duhet të tregojë se ka histori dhe kulturë, sepse kjo është me e vlefshmja, dhe kjo tërheq vizitues të klasës së lartë. Në zonën e skive gjithçka është bërë me profesionalizëm të madh. Kështu duhet të jetë edhe në qytet.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..