Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Margaritov: “Të mos heshtim për praktikat jo korrekte të tregtarëve”

Foto: BGNES

Jemi në periudhën para Krishtlindjeve, kur euforia në dyqanet është më e madhe dhe kur shumë tregtarë inkorrekt shfrytëzojnë situatën dhe zbatojnë praktika që janë kundër interesave tona. Në situata t; tilla mos ankoheni para miqve dhe të afërmve. Në vend të kësaj komunikoni drejtpërsëdrejti me tregtarin dhe në se nuk mund të merreni vesh – sinjalizoni në Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Roli i Komisionit është pikërisht që të kontrollojë situatën në treg dhe t’i ndihmojë qytetarët në raste të ngjashme. Ankesat më të shpeshta të qytetarëve janë lidhur me mallra me defekte dhe me raste të refuzimeve të reklamacionit në fushën e komunikacioneve dhe të teknikës shtëpiake, me kontrata për periudha tepër të gjata, të nënshkruara në kuadrin e “promocioneve” – tha zëvendëskryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve Dimitër Margaritov. Sipas tij Komisioni ka mundësi të ndihmojë në 70% të këtyre rasteve. Sipas të dhënave të tij numri i shkeljeve nga ana e tregtarëve po pakësohet.

“Nuk ka vetëm një përgjigjet të kësaj pyetjeje – edhe “po” edhe “jo”. Statistika e sezonit të kaluar verior tregon se në vendpushimet e mëdha bregdetare dy herë më shumë njerëz na kanë kërkuar për konsultime pa qenë viktima të shkeljeve – pohoi Dimitër Margaritov. – Kjo do të thotë se njerëzit mendojnë për këto gjëra. Në të njëjtën kohë nuk janë pak rastet, kur qytetarët nuk bëjnë asgjë, kur ndodhen në një situatë të tillë. Sipas meje duhet të punojmë mbi këtë çështje, mbi rritjen e kulturës së konsumatorit të bullgarëve. Kështu tregtarët kuptojnë se njerëzit nuk do të rrinë pa bërë asgjë kur i mashtrojnë  e nga ana tjetër ,marrin vesh se kur janë korrekt, do të kenë më shumë klientë të rregullt.”

Tashmë është gati analiza për 27 nëntorin – ashtuquajturën të “Premten e Zezë”, kur ka zbritje më të mëdha.

“Në këtë ditë bëmë 130 kontrollime dhe shkeljet e regjistruara ishin 20 – tha Dimitër Margaritov. – Ndër kryesoret ishin prezantimi i paqartë i përqindjes së zbritjes (kështu klientët ngatërrohen dhe kuptojnë çmimin real kur shkojnë në arka, domethënë shumë vonë). Kishte objekte tregtare, që kishin shpallur në internet se përfshiheshin në të “Premten e Zezë”, por në fakt në dyqanet nuk kishte ulje çmimi. Tashmë dimë çfarë janë skemat kryesore të mashtrimeve dhe do të bëjmë çmos për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve para festave të Krishtlindjeve.”

Çfarë janë gjërat e reja që mund t’i presim në veprimtarinë e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve?

“Që nga fillimi i vitit 2016 me pranimin e amendamenteve të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit pritet të fillojë funksionimi i komisioneve të ashtuquajtura të pajtimit në sektorët e ndryshëm – tha z. Margaritov. – Ata do të merren me mosmarrëveshjet kryesore midis konsumatorëve dhe tregtarëve apo ofruesve të shërbimeve në sferat më të rëndësishme të jetës ekonomike – komunikacionet, furnizimet e korrentit, e ujës etj. Veprimtaria e këtyre komisioneve do të administrohet nga ne dhe në ta do të marrin pjesë përfaqësues të degës përkatëse dhe të organeve rregullatore për kërkimin e zgjidhjeve më të shpejta dhe më efektive të mosmarrëveshjeve. Dhe kjo do të jetë falas. Pjesëmarrja e të gjitha palave do të jetë në parim vullnetar.”

Çfarë duhet të di secili konsumator?

“Njerëzit duhet të dinë të drejtat e tyre si konsumatorë dhe si shtetas të Bashkimit Evropian – bëri thirrje Dimitër Margaritov. – Sepse një pjesë e madhe e mbrojtjes së konsumatorëve është reglamentuar nga legjislacioni evropian (si për shembull të drejtën e refuzimit pa kushte të blerjes në tregtinë online). Kur konsumatorët kuptojnë se ekziston problem – ata duhet të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në se tregtari nuk dëshiron ta zgjidhë problemin, atëherë ne jemi organi i kontrollit, i cili mund të kontrollojë situatën dhe po të ketë në të vërtetë shkelje, atëherë shkelësi do të sanksionohet.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD