Jemi në periudhën para Krishtlindjeve, kur euforia në dyqanet është më e madhe dhe kur shumë tregtarë inkorrekt shfrytëzojnë situatën dhe zbatojnë praktika që janë kundër interesave tona. Në situata t; tilla mos ankoheni para miqve dhe të afërmve. Në vend të kësaj komunikoni drejtpërsëdrejti me tregtarin dhe në se nuk mund të merreni vesh – sinjalizoni në Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Roli i Komisionit është pikërisht që të kontrollojë situatën në treg dhe t’i ndihmojë qytetarët në raste të ngjashme. Ankesat më të shpeshta të qytetarëve janë lidhur me mallra me defekte dhe me raste të refuzimeve të reklamacionit në fushën e komunikacioneve dhe të teknikës shtëpiake, me kontrata për periudha tepër të gjata, të nënshkruara në kuadrin e “promocioneve” – tha zëvendëskryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve Dimitër Margaritov. Sipas tij Komisioni ka mundësi të ndihmojë në 70% të këtyre rasteve. Sipas të dhënave të tij numri i shkeljeve nga ana e tregtarëve po pakësohet.
“Nuk ka vetëm një përgjigjet të kësaj pyetjeje – edhe “po” edhe “jo”. Statistika e sezonit të kaluar verior tregon se në vendpushimet e mëdha bregdetare dy herë më shumë njerëz na kanë kërkuar për konsultime pa qenë viktima të shkeljeve – pohoi Dimitër Margaritov. – Kjo do të thotë se njerëzit mendojnë për këto gjëra. Në të njëjtën kohë nuk janë pak rastet, kur qytetarët nuk bëjnë asgjë, kur ndodhen në një situatë të tillë. Sipas meje duhet të punojmë mbi këtë çështje, mbi rritjen e kulturës së konsumatorit të bullgarëve. Kështu tregtarët kuptojnë se njerëzit nuk do të rrinë pa bërë asgjë kur i mashtrojnë e nga ana tjetër ,marrin vesh se kur janë korrekt, do të kenë më shumë klientë të rregullt.”
Tashmë është gati analiza për 27 nëntorin – ashtuquajturën të “Premten e Zezë”, kur ka zbritje më të mëdha.
“Në këtë ditë bëmë 130 kontrollime dhe shkeljet e regjistruara ishin 20 – tha Dimitër Margaritov. – Ndër kryesoret ishin prezantimi i paqartë i përqindjes së zbritjes (kështu klientët ngatërrohen dhe kuptojnë çmimin real kur shkojnë në arka, domethënë shumë vonë). Kishte objekte tregtare, që kishin shpallur në internet se përfshiheshin në të “Premten e Zezë”, por në fakt në dyqanet nuk kishte ulje çmimi. Tashmë dimë çfarë janë skemat kryesore të mashtrimeve dhe do të bëjmë çmos për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve para festave të Krishtlindjeve.”
Çfarë janë gjërat e reja që mund t’i presim në veprimtarinë e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve?
“Që nga fillimi i vitit 2016 me pranimin e amendamenteve të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit pritet të fillojë funksionimi i komisioneve të ashtuquajtura të pajtimit në sektorët e ndryshëm – tha z. Margaritov. – Ata do të merren me mosmarrëveshjet kryesore midis konsumatorëve dhe tregtarëve apo ofruesve të shërbimeve në sferat më të rëndësishme të jetës ekonomike – komunikacionet, furnizimet e korrentit, e ujës etj. Veprimtaria e këtyre komisioneve do të administrohet nga ne dhe në ta do të marrin pjesë përfaqësues të degës përkatëse dhe të organeve rregullatore për kërkimin e zgjidhjeve më të shpejta dhe më efektive të mosmarrëveshjeve. Dhe kjo do të jetë falas. Pjesëmarrja e të gjitha palave do të jetë në parim vullnetar.”
Çfarë duhet të di secili konsumator?
“Njerëzit duhet të dinë të drejtat e tyre si konsumatorë dhe si shtetas të Bashkimit Evropian – bëri thirrje Dimitër Margaritov. – Sepse një pjesë e madhe e mbrojtjes së konsumatorëve është reglamentuar nga legjislacioni evropian (si për shembull të drejtën e refuzimit pa kushte të blerjes në tregtinë online). Kur konsumatorët kuptojnë se ekziston problem – ata duhet të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në se tregtari nuk dëshiron ta zgjidhë problemin, atëherë ne jemi organi i kontrollit, i cili mund të kontrollojë situatën dhe po të ketë në të vërtetë shkelje, atëherë shkelësi do të sanksionohet.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..
Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..
Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..