Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – jehonë nga takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel

Foto: BGNES

Si etapë e përgatitjes së Takimit të nivelit të Lartë të Paktit të Atlantikut Verior në Varshavë gjatë korrikut të 2016 në fillim të javës në Selinë kryesore të NATO-s në Bruksel u mbaj takim i Ministrave të Jashtëm të vendeve-anëtare të Aleancës. Duk marrë në konsideratë sfidat pa precedent për sigurinë ndërkombëtare, pjesëmarrësit duheshin të merrnin vendime vendimtare, lidhur me angazhimin e mëtejshëm të aleatëve në Afganistan, politikën e “dyerve të hapura” dhe kundërvënien e kërcënimeve hibride.

Çfarë  do të thotë kjo kornizë konkretisht për Bullgarinë?

Ministri i Punëve të jashtme Daniell Mitov, i cili mori pjesë në mbledhjen dyditore, shpalli, se Bullgaria do të ruajë kontingjent deri në 110 ushtarakë në Afganistan edhe për vitin tjetër. Numri  dhe vendndodhja e kontingjentit në Kabul dhe Kandahar nuk do të ndryshojnë. Ruhet dhe përmasa e këstit vjetor të vendit tonë për shërbimet afgane të sigurisë – gjysmë milionë dollarë.

Ministri i Jashtëm Bullgar përkufizoi ftesën e drejtuar ndaj Malit të Zi për bisedime për anëtarësim në NATO si “triumf i politikës së dyerve të hapura” dhe si një mesazh i fortë në kohë të dinamikës së rëndë gjeopolitike. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe, jemi të lumtur, se Mali i Zi e mori këtë ftesë, tha ministri, por nuk komentoi reagimin negativ të Rusisë në lidhje me zgjerimin eventual të ri të Aleancës pas aderimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në vitin 2009.

Dihet, se për Aleancën marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit janë me rëndësi të madhe. Në lidhje me këtë Mitovi shpalli, se vendi ynë këmbëngul që të nënshkruajë Marrëveshje për fqinjësi të mirë me Maqedoni. Dëshira e fqinjëve tanë është të bëhen sa më parë anëtarë të BE dhe NATO. “Këmbëngulja jonë është që të vendosim një bazë të mirë të marrëdhënieve të dyanshme me këtë marrëveshje, mbi të cilën zhvillojmë bisedime prej shumë kohë” – deklaroi Ministri.

Diplomati numër 1 nuk lidhi strategjinë e miratuar nga NATO-ja kundër kërcënimeve hibride me sulmet kundër sajteve të institucioneve bullgare në kohën e zgjedhjeve vendore. Mitovi sqaroi, se nuk ka si të cilësohet karakteri i këtyre sulmeve – a ishin të qëllimshme ose pjesë e luftës hibride. “Nga herë mund të ndodhë që njerëz me qëllime të këqija, që nuk kanë lidhur me strategji të organizuara, hibride, të qëllimshme, kanë vendosur të shkaktojnë dëme. Duhet të jemi të përmbajtur në vlerësimet tona dhe të kemi informacion 100% të sigurt, për të pohuar diçka”, komentoi Ministri Mitov. Por ai nënvizoi, se përpjekjet e përbashkëta për kundërvënie dhe mbrojtje midis NATO dhe BE do të çojnë në forcimin e tre elementeve të luftës kundër rrezikut hibrid: përgatitja, frenimi dhe mbrojtja. Pas gjithçka që u tha më lartë, mund të bëjmë konkluzionin, se Bullgaria do të respektojë  rreptësishtë detyrimet e saj si vend-anëtar i Aleancës.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD