Si etapë e përgatitjes së Takimit të nivelit të Lartë të Paktit të Atlantikut Verior në Varshavë gjatë korrikut të 2016 në fillim të javës në Selinë kryesore të NATO-s në Bruksel u mbaj takim i Ministrave të Jashtëm të vendeve-anëtare të Aleancës. Duk marrë në konsideratë sfidat pa precedent për sigurinë ndërkombëtare, pjesëmarrësit duheshin të merrnin vendime vendimtare, lidhur me angazhimin e mëtejshëm të aleatëve në Afganistan, politikën e “dyerve të hapura” dhe kundërvënien e kërcënimeve hibride.
Çfarë do të thotë kjo kornizë konkretisht për Bullgarinë?Ministri i Punëve të jashtme Daniell Mitov, i cili mori pjesë në mbledhjen dyditore, shpalli, se Bullgaria do të ruajë kontingjent deri në 110 ushtarakë në Afganistan edhe për vitin tjetër. Numri dhe vendndodhja e kontingjentit në Kabul dhe Kandahar nuk do të ndryshojnë. Ruhet dhe përmasa e këstit vjetor të vendit tonë për shërbimet afgane të sigurisë – gjysmë milionë dollarë.
Ministri i Jashtëm Bullgar përkufizoi ftesën e drejtuar ndaj Malit të Zi për bisedime për anëtarësim në NATO si “triumf i politikës së dyerve të hapura” dhe si një mesazh i fortë në kohë të dinamikës së rëndë gjeopolitike. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe, jemi të lumtur, se Mali i Zi e mori këtë ftesë, tha ministri, por nuk komentoi reagimin negativ të Rusisë në lidhje me zgjerimin eventual të ri të Aleancës pas aderimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në vitin 2009.
Dihet, se për Aleancën marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit janë me rëndësi të madhe. Në lidhje me këtë Mitovi shpalli, se vendi ynë këmbëngul që të nënshkruajë Marrëveshje për fqinjësi të mirë me Maqedoni. Dëshira e fqinjëve tanë është të bëhen sa më parë anëtarë të BE dhe NATO. “Këmbëngulja jonë është që të vendosim një bazë të mirë të marrëdhënieve të dyanshme me këtë marrëveshje, mbi të cilën zhvillojmë bisedime prej shumë kohë” – deklaroi Ministri.
Diplomati numër 1 nuk lidhi strategjinë e miratuar nga NATO-ja kundër kërcënimeve hibride me sulmet kundër sajteve të institucioneve bullgare në kohën e zgjedhjeve vendore. Mitovi sqaroi, se nuk ka si të cilësohet karakteri i këtyre sulmeve – a ishin të qëllimshme ose pjesë e luftës hibride. “Nga herë mund të ndodhë që njerëz me qëllime të këqija, që nuk kanë lidhur me strategji të organizuara, hibride, të qëllimshme, kanë vendosur të shkaktojnë dëme. Duhet të jemi të përmbajtur në vlerësimet tona dhe të kemi informacion 100% të sigurt, për të pohuar diçka”, komentoi Ministri Mitov. Por ai nënvizoi, se përpjekjet e përbashkëta për kundërvënie dhe mbrojtje midis NATO dhe BE do të çojnë në forcimin e tre elementeve të luftës kundër rrezikut hibrid: përgatitja, frenimi dhe mbrojtja. Pas gjithçka që u tha më lartë, mund të bëjmë konkluzionin, se Bullgaria do të respektojë rreptësishtë detyrimet e saj si vend-anëtar i Aleancës.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..