Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pallati Kombëtar i Fëmijëve feston 65 vjetorin e tij

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

“Qëndisma” – kështu quhet koncerti, me të cilin Pallati kombëtar i fëmijëve shënon 65 vjetorin e tij me 4 dhjetor në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Pse “Qëndisma”? Për Radio Bullgarinë përgjigjet Marek Djakov – kompozitor, dirigjent dhe instrumentist, korepetitor  i Ansamblit  koreografik “Bëdniçe” pranë Pallatit, pedagog në shkollën e fizarmonikës dhe dirigjent i Ansamblit “Goce Dellçev”.

“Qëndisma është titulli i programit, i cili është lidhur me pranin bullgare në të. Në tërë muzikën e spektaklit, në të gjitha interpretimet muzikore dhe valltare është i pranishëm folklori bullgar. Prandaj vendosëm që ky emër do të shprehë më mirë koloritin e programit tonë.”

Pyetjes çfarë fshihet mbrapa këtyre 65 vjetëve, Drejtoresha e Pallatit Kombëtar të Fëmijëve Tatjana Doseva iu përgjigj, se kjo është dashuria ndaj fëmijëve. Aktualisht nxënësit në format e përhershme për punë me fëmijët janë 2 200. Për vit mbi 20 000 fëmijë nga tërë vendi dhe nga jashtë frekuentojnë këtë qendër për krijimtari të fëmijëve.

“Pallati Kombëtar i Fëmijëve pret përvjetorin e vet të 65 me shumë forme të reja, me shumë fëmijë me një program të tërësishëm i cili do të vazhdojë gjatë tërë vitit shkollor, por theksi do të vihet mbi këtë spektakël unik – theksoi zonja Doseva. – Karakteristike për spektaklin është, se kompozitorët tanë të talentuar Marek Djakov dhe Ljubomir Denev-bir, i cili është dirigjent i njërit prej kolektivave – të filarmonisë “Pionier”, shkruan muzikën posaçërisht për spektaklin. Ajo do të ekzekutohet nga filarmonia “Pionier”. Në skenën do të vallëzojnë nxënësit tanë. Në  fund të programit do të dalin formacionet vokale të Pallatit bashkë me ish nxënësit e tij. Shpresoj, se programi do të pëlqehet shumë.”

Ky spektakël do të jetë me pjesëmarrjen e posaçme të Kostandin Gençevit – fyell, dhe Petjo Kostadinovit – gajde, të dytë janë solistë të Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare dhe të Ansamblit “Goce Dellçev” – Sofje.

Cili është roli i Pallatit Kombëtar të Fëmijëve në jetën kulturore të kryeqytetit?

“Pa dyshim është i madh, por unë dua të theksoj, se jo vetëm në jetën kulturore të kryeqytetit, por edhe të tërë vendit, sepse specialistët  tanë  ndihmojnë në mënyrë metodike tërë sistemin e kurseve jashtë shkollës në vend. Para pak kohe ekspozita jonë udhëtuese “Bota magjike e Angell Karalijçevit” vizitoi Komplekset e bashkuara të fëmijëve në qytetet Pernik, Bllagoevgrad dhe Strazhica. Kjo është dëshmia e radhës, se Pallati Kombëtar i Fëmijëve luan rol të rëndësishëm në zhvillimin kulturor të vendit” – përgjithësoi Tatjana Doseva.

Njeri prej fëmijëve  që frekuenton Pallatin Kombëtar të Fëmijëve është Kristian, ai është në klasën e tretë.

“Quhem Kristian Anev, kam 9 vjeç. Vallëzoj në Ansamblin koreografik “Bëdniçe” prej 5 vjetësh. Kërcej valle popullore, sepse më pëlqejnë shumë, është shumë e këndshme dhe mësoj gjëra të reja. Jam shumë i emocionuar, dua të marrë pjesë në koncertin jubilar.”

Si për çdo ditëlindje, ka dhe urime. Marek Djakov:

“Pallati i fëmijëve si deri më sot, edhe në të ardhmen duhet t’i tërheq fëmijët me shumë dashuri. Fëmijët duhet me dashuri dhe dëshirë  të shkelin pragun e Pallatit të Fëmijëve.”

Ja dhe urimi i Tatjana Dosevës.

“Kurrë të mos plaket, të bëhet 650 vjeç! Gjithmonë këtu të ketë shumë fëmijë, gjithmonë të ketë mësues të mirë, kompetentë të cilët t’i duan fëmijët. Dhe, kuptohet, të ketë një sjellë të mirë nga tërë shoqëria dhe më shumë para për aktivitetet tona!”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Shevkie Çakër



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD