Presioni i klandestinëve dhe sulmet kibernetike janë ndër kërcënimet më të mëdha për sigurinë e shtetit tonë. Ky është përfundimi i mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare pranë Presidentit, “kushtuar ndryshimeve në mjedisin gjeostrategjik dhe rreziqeve që sjellin këto ndryshime” për Bullgarinë. Në praninë e kryetares së Kuvendit Cecka Caçeva, kryeministrit Bojko Borisov, udhëheqësve të grupeve parlamentare u dëgjuan drejtorët e Shërbimit Hetues dhe të Shërbimit “Informacion Ushtarak”, kështu edhe ministrat e punëve të brendshme dhe të punëve të jashtme. Pas 5 orësh të bisedimeve u mor vendimi për përpilimin e një plani për veprim në situata krizash. Situata të tilla mund të shkaktohen nga kërcënime eventuale terroriste në Evropë, nga radikalizim i minoriteteve në shtetet fqinje dhe nga një fluks i përforcuar refugjatësh.
“Sfida më e madhe para sigurisë kombëtare janë valat ilegale të refugjatëve. Pas masave që do të ndërmarrin disa shtete evropiane fluksi ndaj Bullgarisë mund të zgjerohet.” – tha lideri i Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase Krasimir Karakaçanov.
Në fund të konsultimeve presidenti Rosen Plevneliev tha:
“Më i drejtpërdrejti dhe më aktual për shtetin tonë (pa nënvlerësuar të gjitha rreziqet e tjera) është rreziku nga rritja e fluksit të refugjatëve ndaj dhe përmes Bullgarisë. Situata mund të keqësohet për shkak të pamundësisë së Evropës që të mbrojë efektivisht kufijtë e veta të jashtme, të hartojë rregulla të përbashkëta për zgjidhje të drejtë të problemit të migracionit dhe të ndihmojë për evitimin e arsyeve për krizën e refugjatëve. Rreziku nga veprime terroriste në Evropë rritet për arsye të radikalizimit të grupeve të ndryshme shoqërore – kryesisht në shtetet e Evropës Perëndimore. Ky është një problem i ri dhe shumë serioz për kontinentin tonë. Shumë shtetas evropianë marrin pjesë në luftërat në Afrikë në anën e Shtetit Islamik ose të grupazheve të tjera terroriste. Ata sjellin përvojën dhe idetë e tyre radikale në shtetet e lindjes së tyre dhe kështu kërcënimet për shoqëritë perëndimore rriten shumë. Në lidhje me këtë institucionet bullgare duhet të ndërmarrin masa mjaft efektive për parandalimin e zhvillimit të proceseve të tilla tek ne.”
“Bullgaria është shumë e vogël në sfondin e proceseve gjeopolitike, për të cilat po flasim, për ngjarjet në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme. Mirëpo Bullgaria ka një vend strategjik nga pikëpamja gjeopolitike – diçka që mund të provokojë shqetësime dhe kërcënime potenciale gjatë muajve dhe viteve të ardhshme. Për të gjithët është e qartë se konflikti në Lindjen e Mesme nuk do të përfundojë në kuadrin e muajve të ardhshme dhe mund të vazhdojë disa vite me radhë. Për këtë arsye flasim për marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë me fqinjët tanë” – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë lideri i Grupit Parlamentar të partisë GERB Cvetan Cvetanov.
Politikanët vendosën se në nivel evropian Bullgaria duhet të insistojë për zgjerimin e zonës së sigurisë të BE-së.
“Jo me anë të mbylljes së Evropës, por me anë të zgjerimit të zonës së sigurisë të BE-së – kjo do të thotë zgjerim të kufijve të BE-së, tha lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare. Kam parasysh integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së në drejtim lindore. Propozimi ynë është që Bullgaria të punojë më efiktivisht për arritjen e një pozite unike të BE-së për zgjerimin e zonës së sigurisë të BE-së ndërmjet përshpejtimit të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE në kushtet e respektimit të interesit kombëtar bullgar dhe të respektimit të kritereve për anëtarësim.”
Një hallkë e dobët në sistemin e sigurisë është gjithashtu terrorizmi kibernetik – është shkruar në dokumentin përfundimtar të Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare, të prezantuar nga presidenti Plevneliev:
“Në fund të tetorit, në kushtet të procesit zgjedhor, u bëmë dëshmitarë të sulmit më të madh kibernetik kundër Bullgarisë. Fakti se ai ishte bërë në ditën e zgjedhjeve dhe referendumit tregon se ai ka qëllim të qartë dhe se është provokacion ndaj shoqërisë dhe shtetit. Sulmet në sajtet e shumë institucioneve bullgare vështirësuan punën e tyre dhe janë indikator i qartë për përmasat e rrezikut. Ky është një rrezik i ri që ka nevojë për analizë të thelluar dhe për përpunimin e masave mjaft efektive të kundërvënies. Këtu duhet të përdorim përvojën e shërbimeve partnere të sigurisë. Kemi nevojë edhe për masa legjislative dhe për kuadro mjaft të përgatitura në këtë fushë. Duhet të investojmë në siguri dhe në mbrojtje. Vetëm me ndihmën e partnerëve tanë nga shtetet e tjera demokratike mund t’i përballojmë sfidat para nesh.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..