Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presioni i refugjatëve dhe sulmet kibernetike kërcënojnë sigurinë e shtetit

БНР Новини
Foto: president.bg

Presioni i klandestinëve dhe sulmet kibernetike janë ndër kërcënimet më të mëdha për sigurinë e shtetit tonë. Ky është përfundimi i mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare pranë Presidentit, “kushtuar ndryshimeve në mjedisin gjeostrategjik dhe rreziqeve që sjellin këto ndryshime” për Bullgarinë. Në praninë e kryetares së Kuvendit Cecka Caçeva, kryeministrit Bojko Borisov, udhëheqësve të grupeve parlamentare u dëgjuan drejtorët e Shërbimit Hetues  dhe të Shërbimit “Informacion Ushtarak”, kështu edhe ministrat e punëve të brendshme dhe të punëve të jashtme. Pas 5 orësh të bisedimeve u mor vendimi për përpilimin e një plani për veprim në situata krizash. Situata të tilla mund të shkaktohen nga kërcënime eventuale terroriste në Evropë, nga radikalizim i minoriteteve në shtetet fqinje dhe nga një fluks i përforcuar refugjatësh.

“Sfida më e madhe para sigurisë kombëtare janë valat ilegale të refugjatëve. Pas masave që do të ndërmarrin disa shtete evropiane fluksi ndaj Bullgarisë mund të zgjerohet.” – tha lideri i Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase Krasimir Karakaçanov.

Në fund të konsultimeve presidenti Rosen Plevneliev tha:

“Më i drejtpërdrejti dhe më aktual për shtetin tonë (pa nënvlerësuar të gjitha rreziqet e tjera) është rreziku nga rritja e fluksit të refugjatëve ndaj dhe përmes Bullgarisë. Situata mund të keqësohet për shkak të pamundësisë së Evropës që të mbrojë efektivisht kufijtë e veta të jashtme, të hartojë rregulla të përbashkëta për zgjidhje të drejtë të problemit të migracionit dhe të ndihmojë për evitimin e arsyeve për krizën e refugjatëve. Rreziku nga veprime terroriste në Evropë rritet për arsye të radikalizimit të grupeve të ndryshme shoqërore – kryesisht në shtetet e Evropës Perëndimore. Ky është një problem i ri dhe shumë serioz për kontinentin tonë. Shumë shtetas evropianë marrin pjesë në luftërat në Afrikë në anën e Shtetit Islamik ose të grupazheve të tjera terroriste. Ata sjellin përvojën dhe idetë e tyre radikale në shtetet e lindjes së tyre dhe kështu kërcënimet për shoqëritë perëndimore rriten shumë. Në lidhje me këtë institucionet bullgare duhet të ndërmarrin masa mjaft efektive për parandalimin e zhvillimit të proceseve të tilla tek ne.”

“Bullgaria është shumë e vogël në sfondin e proceseve gjeopolitike, për të cilat po flasim, për ngjarjet në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme. Mirëpo Bullgaria ka një vend strategjik nga pikëpamja gjeopolitike  – diçka që mund të provokojë shqetësime dhe kërcënime potenciale gjatë muajve dhe viteve të ardhshme. Për të gjithët është e qartë se konflikti në Lindjen e Mesme nuk do të përfundojë në kuadrin e muajve të ardhshme dhe mund të vazhdojë disa vite me radhë. Për këtë arsye flasim për marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë me fqinjët tanë” – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë lideri i Grupit Parlamentar të partisë GERB Cvetan Cvetanov.

Politikanët vendosën se në nivel evropian Bullgaria duhet të insistojë për zgjerimin e zonës së sigurisë të BE-së.

“Jo me anë të mbylljes së Evropës, por me anë të zgjerimit të zonës së sigurisë të BE-së – kjo do të thotë zgjerim të kufijve të BE-së, tha lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare. Kam parasysh integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së në drejtim lindore. Propozimi ynë është që Bullgaria të punojë më efiktivisht për arritjen e një pozite unike të BE-së për zgjerimin e zonës së sigurisë të BE-së ndërmjet përshpejtimit të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE në kushtet e respektimit të interesit kombëtar bullgar dhe të respektimit të kritereve për anëtarësim.”

Një hallkë e dobët në sistemin e sigurisë është gjithashtu terrorizmi kibernetik – është shkruar në dokumentin përfundimtar të Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare, të prezantuar nga presidenti Plevneliev:

“Në fund të tetorit, në kushtet të procesit zgjedhor, u bëmë dëshmitarë të sulmit më të madh kibernetik kundër Bullgarisë. Fakti se ai ishte bërë në ditën e zgjedhjeve dhe referendumit tregon se ai ka qëllim të qartë dhe se është provokacion ndaj shoqërisë dhe shtetit. Sulmet në sajtet e shumë institucioneve bullgare vështirësuan punën e tyre dhe janë indikator i qartë për përmasat e rrezikut. Ky është një rrezik i ri që ka nevojë për analizë të thelluar dhe për përpunimin e masave mjaft efektive të kundërvënies. Këtu duhet të përdorim përvojën e shërbimeve partnere të sigurisë. Kemi nevojë edhe për masa legjislative dhe për kuadro mjaft të përgatitura në këtë fushë. Duhet të investojmë në siguri dhe në mbrojtje. Vetëm me ndihmën e partnerëve tanë nga shtetet e tjera demokratike mund t’i përballojmë sfidat para nesh.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD