Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev më në fund realizojë porosinë e KM – ditën e enjte nënshkroi në Varshavë kontratë me homologun e tij polak Tomash Shemonjak për riparimin në ndërmarrjet polake të gjashtë motorëve të gjuajtësve rusë MiG-29 që janë në armatim në Forcat Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë. Secili motor i riparuar do të kushtojë për taksapaguesit bullgar 1milion e 23 mijë euro. Pas nënshkrimit të kontratës të dy ministrat shprehën kënaqësi dhe optimizëm. Ministri Nençev është kënaqur se me remontin merret një vend anëtar i BE dhe NATO dhe jo një vend i tretë siç është Rusia, me gjithë se ajo prodhon dhe mirëmban këta gjuajtës. Tani pritet që Parlamenti bullgar të ratifikojë kontratën.
Mbeten disa pikëpyetje disi shqetësuese lidhur me marrëveshjen e arritur midis Sofjes dhe Varshavës. Le të rikujtojmë se përpara që të arrihet në variantin për riparimin e aeroplanëve bullgarë MiG në Poloni, qeveritarët lançonin opsione të tjera, lidhur me nxjerrjen e makinave ruse nga Forcat Ushtarako-Ajrore Bullgare. Varianti i parë ishte që të blihen gjuajtës të rinj ose të përdorur që janë në armatim në NATO. Por Kryeministri Borisov deklaroi publikisht, se tani për tani bëhet fjalë për një shpenzim tepër të madh dhe se ai preferon t’u sigurojë shtesa mujore pensionistëve të varfër bullgarë. Opsioni i dytë parashikonte që me ruajtjen e hapësirës ajrore bullgare të angazhohen, kundrejt pagesës kuptohet, Forcat Ajrore të vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Vetë ideja u cilësua si poshtëruese jo vetëm nga ushtarakët bullgarë dhe shpejtë u hodh poshtë.
Dhe kështu u arrit në variantin për remontin e motorëve në Poloni, e cila me gjithë se është anëtare e NATO-s, ka në armatim 32 copë MiG dhe i modernizon dhe riparon në uzinat e veta. Që në fillimin e vjeshtës autoritetet bullgare hodhën poshtë përfundimisht mundësinë që remonti të bëhet në ndërmarrjen e vetë prodhuesit – në Kompaninë ruse të ndërtimit të avionëve “MiG”, nën pretekstin, se kjo do të ishte shumë shtrenjtë. Ndërkohë Ministri Nençev deklaroi, se “nuk mund të jesh pjesë e BE dhe NATO dhe të vazhdosh vartësinë e vetë nga vende jashtë këtyre komuniteteve.”
Pas nënshkrimit të kontratës në Varshavë siç pritej Kompania ruse e prodhimit të avionëve “MiG” deklaroi, se “marrëveshja midis Bullgarisë dhe Polonisë është në kundërshtim jo vetëm me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe me praktikën e vendosur në aviacionin ushtarak, por edhe me parimin e garantimit të sigurisë së fluturimeve.” Kompania ruse e ndërtimit të avionëve “MiG” më përpara kishte paralajmëruar, se në qoftë të se do të nënshkruhet një marrëveshje e tillë, mund të ndërpresë furnizimin e pjesëve të ndërrimit për avionët polakë MiG. Natyrisht del pyetja- me çfarë pjesë ndërrimi uzinat polake do të riparojnë motorët e gjuajtëse bullgarë, sepse në bazë të marrëveshjes midis Varshavës dhe Moskës, ata nuk mund të përdoren për remont të motorëve të vendeve të treta, siç në këtë rast është Bullgaria. Kështu del pyetja për garancinë e riparimit të bërë të motorëve bullgarë – ajo zakonisht merret përsipër nga uzina-prodhuese dhe specialistët pohojnë, se kjo është aksiomë në aviacionin ushtarak.
A ka të vërtetë në hipotezën e disa vëzhguesve-heretikë , se historia me remontin në Poloni është akordi final për “nxjerrjen” nga armatimi të makinave ruse MiG nga Forcat Ushtarako-Ajrore Bullgare dhe se në fakt aktualisht po zhvillohen bisedime prapa perdes mbi opsionin e parë, e pikërisht për blerjen e aeroplanëve luftarakë amerikan F-16, të përdorur ose të rinj.
Kur bëhet fjalë për shumë para, siç është rasti me aviacionin ushtarak kudo në botë, nuk ka NATO, nuk ka BE, nuk ka Traktat të Varshavës – ka vetëm interesa ekonomike dhe tregtare.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..