Ajo është bashkëpunëtore shkencore pranë Institutit të Studimeve të Tropikut Smitson në zemrën e Kanalit të Panamasë dhe pranë Muzeut Kombëtar Natyror të Akademisë Bullgare të Shkencave, studijon jetën e lakuriqëve të natës në shtetin afrikan Malavi, jeton te vullkanet aktive të Havait. Megjithëkëtë shteti më interesant dhe ekzotik, në të cilin ka përjetuar aventura më emociononte, është Bullgaria. Këtë e tregon studiuesja e re e lakuriqëve të natës Antonija Hubançeva. “Kurrë nuk kam besuar se do të frekuentoj aq shumë vende. E kam prejardhjen në një familje jo aq të pasur, dhe rrallë herë udhëtuam. Mirëpo, ndodhi ashtu, që unë nisa të udhëtoj nëpër botë”, rrëfen Antonija Hubançeva dhe shton, se të gjitha udhëtimet e saj i kanë lidhura me punën. E zgjodhi profesionin e ardhshëm tekstualisht për 15 minuta, aq sa zgjatet prezantimi shkencor i një hulumtuesi të ri. Merret me studimin e jetës së lakuriqëve të natës.
Mirëpo, çfarë iu referohet pasioni i saj ndaj këtyre gjitarëve të vogël?
“Më tërhoqi fakti, se lakuriqët e natës janë sisorë, për të cilët dimë aq pak. Fakti, se janë të vogël dhe se trupi i tyre është i mbuluar me qime të buta, nuk i bënë minj. Ata janë shumë inteligjentë! Si qenët! Edhe ngandonjëherë mendoj, se qeni im është pak më budalla, se sa shumica e lakuriqëve të natës” – tregon Antonija Hubançeva.
Mirëpo, a është lehtë të vendoset kontakt me lakuriqët e natës?
“Ata janë kafshë mirëdashës. Për mua është një përjetim i këndshëm, që një lakuriq i natës të ushqehet nga dora ime. Ata përçapen me zhurmë të madhe dhe hanë me kënaqësi të jashtëzakonshme, kështu që edhe te njeriu lind dëshira të provojë shijen e ndonjë insekti. Lakuriqët e natës janë kafshë të cilët e posedojnë aftësinë t’u kënaqen botës dhe jetës.”
Nuk janë pak bullgarët e rinj, që preferojnë të bëjnë karrierë jashtë kufirit. Pse Antonija Hubançeva e zgjodhi Bullgarinë?
“Kudo në botë shkencë, studime shkencore bëhen vështirë dhe kudo janë të paguara keq. Konkurrenca është e madhe. Ata që arrijnë të gjejnë financim janë tepër të urtë. Në Bullgari duhet të shfaqim një iniciativë më të madhe. Sot bota është e hapur. Brezi im e ka kësmetin e madh të udhëtojmë lirisht dhe të merremi me çfarë dëshirojmë. Më frymëzon dhe më bën e lumtur fakti, se më rrethojnë të rinj, të cilët e dinë çfarë dëshirojnë nga jeta.”
Kur nis për ndonjë vend Antonija Hubançeva nuk synon të mbledh informacion paraprak për rajonet, të cilët do të vizitojë. Mirëpo, a nuk fsheh kjo rreziqe?
“Udhëtimin tim të madh e nisa, pa të kisha asnjë përfytyrim ku po shkoj. Nuk kisha paragjykime, por nuk kisha edhe shpresa të mëdha. Mirëpo, arrita të zbuloj më shumë, se sa njerëzit, të cilët kishin informacion paraprak ku shkojnë. Ato janë dy strategji krejt të ndryshme. Me vitet si rezultat i mungesës së kohës, zbulova se kjo është mënyra ime e udhëtimit nëpër botë. Në fakt e lë vendin dhe njerëzit vet të flasin për veten.”
Megjithëqë ka vizituar shumë rajone të botës, pasioni më i madh për studiuesen e re Antonija Hubançeva mbetet Amerika Latine. Për këtë dashuri të vet ajo tregon:
“Ajo më pushtoi që në moshën e fëmijërisë me një vjershë të shkrimtarit anglez Rëdiërd Kipling: “Brazili, o Brazili, a do të shikoj Brazilin para se të plakem?”. Dhe konkluzioni ishte, në se nuk do të shkoj, nuk do të shikoj. Kështu që nga fëmijëria Amerika Latine për mua është një rajon tepër tërheqës – me ato xhungla aq të egra, aq të pakalueshme! Tani jam shumë e lumtur, sepse pas ditë të numëruara do të nis për shtetin Gajana në xhunglat e Amerikës Latine. Do të xhirojmë një film shkencorpër jetën e lakuriqëve të natës dhe më saktë të një lakuriqi të madh të natës bojë portokalli, me thonj të gjatë dhe të shtrembër, me të cilët e kap peshkun në ujërat e errëta të parruarve. Jemi me shpresë, se do të tregojmë më shumë për ata kafshë, të cilat lidhen me magji dhe me ndodhi negative.”
Para disa muajve Antonija Hubançeva u kthye nga Afrika. Çfarë solli ajo me vete nga ky kontinent ekzotik?
“Përveç disa plazmodeve të malaries dhe disa plagëve, u ktheva me bindjen, se jeta aty është e paparashikueshme dhe nuk ka se si të kontrollohet. Mirëpo, çdo herë kur bëjmë përpjekje të vërteta dhe japim gjithçka nga vete, me ne mund të ndodhin gjërat që vet ne dëshirojmë. Megjithatë jam e bindur, se kur bëjmë përpjekjet e domosdoshme, patjetër ndodhen gjëra të mira!”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Shoqata për Identitetin Bullgar” e sapokrijuar u prezantua më 3 tetor në Ambasadën e Bullgarisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Shoqata u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në gjykatë më 24 shtator 2024 me adresë në qytetin e Tiranës,..
Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..
Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse..