Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me studiuesen Antonija Hubançeva në xhunglat e Amerikës Jugore dhe Afrikës

БНР Новини
3
Foto: arkiv personal

Ajo është bashkëpunëtore shkencore pranë Institutit të Studimeve të Tropikut Smitson në zemrën e Kanalit të Panamasë dhe pranë Muzeut Kombëtar Natyror të Akademisë Bullgare të Shkencave, studijon jetën e lakuriqëve të natës në shtetin afrikan Malavi, jeton te vullkanet aktive të Havait. Megjithëkëtë shteti më interesant dhe ekzotik, në të cilin ka përjetuar aventura më emociononte, është Bullgaria. Këtë e tregon studiuesja e re e lakuriqëve të natës Antonija Hubançeva. “Kurrë nuk kam besuar se do të frekuentoj aq shumë vende. E kam prejardhjen në një familje jo aq të pasur, dhe rrallë herë udhëtuam. Mirëpo, ndodhi ashtu, që unë nisa të udhëtoj nëpër botë”, rrëfen Antonija Hubançeva dhe shton, se të gjitha udhëtimet e saj i kanë lidhura me punën. E zgjodhi profesionin e ardhshëm tekstualisht për 15 minuta, aq sa zgjatet prezantimi shkencor i një hulumtuesi të ri. Merret me studimin e jetës së lakuriqëve të natës.

СнимкаMirëpo, çfarë iu referohet pasioni i saj ndaj këtyre gjitarëve të vogël?

“Më tërhoqi fakti, se lakuriqët e natës janë sisorë, për të cilët dimë aq pak. Fakti, se janë të vogël dhe se trupi i tyre është i mbuluar me qime të buta, nuk i bënë minj. Ata janë shumë inteligjentë! Si qenët! Edhe ngandonjëherë mendoj, se qeni im është pak më budalla, se sa shumica e lakuriqëve të natës” – tregon Antonija Hubançeva.

Mirëpo, a është lehtë të vendoset kontakt me lakuriqët e natës?

“Ata janë kafshë mirëdashës. Për mua është një përjetim i këndshëm, që një lakuriq i natës të ushqehet nga dora ime. Ata përçapen me zhurmë të madhe dhe hanë me kënaqësi të jashtëzakonshme, kështu që edhe te njeriu lind dëshira të provojë shijen e ndonjë insekti. Lakuriqët e natës janë kafshë të cilët e posedojnë aftësinë t’u kënaqen botës dhe jetës.”

Nuk janë pak bullgarët e rinj, që preferojnë të bëjnë karrierë jashtë kufirit. Pse Antonija Hubançeva e zgjodhi Bullgarinë?

“Kudo në botë shkencë, studime shkencore bëhen vështirë dhe kudo janë të paguara keq. Konkurrenca është e madhe. Ata që arrijnë të gjejnë financim janë tepër të urtë. Në Bullgari duhet të shfaqim një iniciativë më të madhe. Sot bota është e hapur. Brezi im e ka kësmetin e madh të udhëtojmë lirisht dhe të merremi me çfarë dëshirojmë. Më frymëzon dhe më bën e lumtur fakti, se më rrethojnë të rinj, të cilët e dinë çfarë dëshirojnë nga jeta.”

СнимкаKur nis për ndonjë vend Antonija Hubançeva nuk synon të mbledh informacion paraprak për rajonet, të cilët do të vizitojë. Mirëpo, a nuk fsheh kjo rreziqe?

“Udhëtimin tim të madh e nisa, pa të kisha asnjë përfytyrim ku po shkoj. Nuk kisha paragjykime, por nuk kisha edhe shpresa të mëdha. Mirëpo, arrita të zbuloj më shumë, se sa njerëzit, të cilët kishin informacion paraprak ku shkojnë. Ato janë dy strategji krejt të ndryshme. Me vitet si rezultat i mungesës së kohës, zbulova se kjo është mënyra ime e udhëtimit nëpër botë. Në fakt e lë vendin dhe njerëzit vet të flasin për veten.”

Megjithëqë ka vizituar shumë rajone të botës, pasioni më i madh për studiuesen e re Antonija Hubançeva mbetet Amerika Latine. Për këtë dashuri të vet ajo tregon:

“Ajo më pushtoi që në moshën e fëmijërisë me një vjershë të shkrimtarit anglez Rëdiërd Kipling: “Brazili, o Brazili, a do të shikoj Brazilin para se të plakem?”. Dhe konkluzioni ishte, në se nuk do të shkoj, nuk do të shikoj. Kështu që nga fëmijëria Amerika Latine për mua është një rajon tepër tërheqës – me ato xhungla aq të egra, aq të pakalueshme! Tani jam shumë e lumtur, sepse pas ditë të numëruara do të nis për shtetin Gajana në xhunglat e Amerikës Latine. Do të xhirojmë një film shkencorpër jetën e lakuriqëve të natës dhe më saktë të një lakuriqi të madh të natës bojë portokalli, me thonj të gjatë dhe të shtrembër, me të cilët e kap peshkun në ujërat e errëta të parruarve. Jemi me shpresë, se do të tregojmë më shumë për ata kafshë, të cilat lidhen me magji dhe me ndodhi negative.”

СнимкаPara disa muajve Antonija Hubançeva u kthye nga Afrika. Çfarë solli ajo me vete nga ky kontinent ekzotik?

“Përveç disa plazmodeve të malaries dhe disa plagëve, u ktheva me bindjen, se jeta aty është e paparashikueshme dhe nuk ka se si të kontrollohet. Mirëpo, çdo herë kur bëjmë përpjekje të vërteta dhe japim gjithçka nga vete, me ne mund të ndodhin gjërat që vet ne dëshirojmë. Megjithatë jam e bindur, se kur bëjmë përpjekjet e domosdoshme, patjetër ndodhen  gjëra të mira!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Fondacioni Theodora von Auersperg fillon punën edhe në Bullgari

Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..

botuar më 24-10-18 7.35.PD
Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD