Më 20, 21 dhe 22 tetor në Universitetin e Sofjes “Shën Klimet Ohridski” dega e Ballkanistikës pranë Fakultetit të Filologjisë Sllave organizon “Mbrëmje të Ballkanistikës” për prezantimin e botimeve të reja të sivjetshme.
Mbrëmja e pare i është kushtuar librit “Gjuhët, kulturat dhe letërsitë ballkanike. Divergjencë dhe konvergjencë”. Në të janë përfshirë ligjëratat e pjesëmarrësve të konferencës që u zhvillua vitin e kaluar në Sofje me rastin e përvjetorit të 20-të të kësaj dege në Universitetin e Sofjes. Dhe kjo bëhet sot, kur mbledhje të tilla të shtypura financohen rrallë. Për këtë arsye përpjekjet e shkencëtarëve janë përqendruar mbi projektet elektronike. Një projekt i tillë i ri është revista elektronike për histori krahasuese të letërsisë Colloquia Comparativa Litterarum, në të cilën do të botohen artikuj dhe studime aktuale, përmbledhje të shkurtra të librave të reja, etj.
Shumë interesante për bullgarët që merren me albanologji janë librat, prezantimi i të cilave është parashikuar për mbrëmjet e dytë dhe të tretë. Bëhet fjalë për një fjalor-bisedimor të së folmes së fshatit Mandrica (Bullgari Jugore), ku jetojnë njerëz me prejardhje shqiptare. Autorja e tij quhet Marija Hristova Georgieva – Peeva. Më shumë për këtë ngjarje, për fshatin Mandrica dhe për trashëgimtarët e shqiptarëve të vjetër në trojet bullgare do t’ju ofrojmë në një nga programet tona të ardhshme.
Libri i dytë është i autorit kosovar Milazim Krasniqi dhe titulli i tij është “Nacionalizmi shqiptar”. Përkthimin në gjuhën bullgare e prezantojnë vetë përkthyesit – doktor Anton Pançev dhe studentët e degës së Ballkanistikës Borisllava Ivanova dhe Simeon Mihallkov. Më shumë për të mund të dëgjoni në intervistën me profesorin e gjuhës shqipe Anton Pançev:
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..