Cilat janë sfidat ekonomike përpara Evropës dhe mundësitë e saj për rritje diskutuan politikanët evropianë në nivelin më të lartë, ministra nga qeveria e Bullgarisë, biznes menaxherë të lartë dhe analizatorë financiarë dhe politikë në takimin e katërt të nivelit të lartë Bashkimi Evropian-Evropa Juglindore.
Karëll Billt, ish kryeministër i Suedisë, ngulmoi mbi çështjen kryesore – a do të mund të përballojë Evropa sfidat dhe situatat, të cilat duhet t’i evitojë?Një nga problemet bazë të Evropës është çështja e migracionit. Në këtë moment ajo është në një peshë ekonomike për vendet nga Bashkimi Evropian dhe krijon një problem serioz politik. Por sipas z. Billt, në qoftë se shtetet nga bashkimi mund të përballojnë integrimin e migrantëve, kjo bile mund të ndihmojë ekonominë. Në këtë moment të krizës së migracionit është me rëndësi që ekonomia të mbetet e qëndrueshme. Billt tha po kështu se, tregu i kapitaleve digjital dhe i bashkuar janë kyçe për rritjen e aftësisë konkurruese të Bashkimit Evropian, dhe po kështu se, Bashkimi Evropian duhet të përballojë problemin si një grup vendesh, dhe jo veçmas. Përpjekjet e përbashkëta do të ndihmojnë për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së krizës. Jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin ekonomik në të ardhme është nëse Britania e Madhe do të mbetet një anëtare e plotë vlefshme.
Tomosllav Donçev, zëvendës kryeministër mbi fondet evropiane dhe politikën ekonomike, komentoi se përpara çfarë problemesh gjenden Bullgaria dhe Evropa dhe cilat janë zgjidhjet më të përshtatshme për rritje sipas tij:
“Tema për rritjen është e rëndësishme, më në veçanti për një shtet si Bullgaria. Ritmet, nga të cilat ka nevojë Bullgaria janë të paktën dy herë më të mëdha. Neve na janë të domosdoshme tempe më të shpejta të rritjes. Prandaj tema është e rëndësishme. Në qoftë se shikoni të gjitha të dhënat statistikore, mbase bota dhe Evropa kanë jetuar në kohëra më të mira. Si një dozë e veçantë ironie, më tepër duhet të mësohemi me mendimin, se jetojmë nga kriza në krizë. Ne sot jemi në një regjim permanent krize. Kjo nuk është një befasi. Siç jemi në gjendje të transferojmë të dhëna dhe mallra shpejt, kështu jemi në gjendje të transferojmë çdo krizë nga njëri skaj të Evropës – drejt tjetrit. Kur gjendemi në krizën e radhës duhet të drejtojmë pyetjen e pyetjeve – Sa na duhet Evropa? Sa e duam Evropën? Kjo çështje qëndron e fshehtë dhe e pashprehur në problemet me krizat e borxheve në një sërë shtetesh anëtare, si dhe gjatë sfidave, lidhur me krizën e refugjatëve. Fokusi spostohet nga kjo të kërkojmë një zgjidhje të përgjithshme evropiane, e cila është e vetmja e mundshme, mbi faktin sesa refugjatë do të duhet të pranojë çdo një shtet i veçantë. Rritja e vetme e mundshme është ajo e qëndrueshme. Më në veçanti në Ballkan, në Evropën Juglindore duhet të flasim më shumë për sigurinë energjetike dhe pavarësinë.”
Ekspertët arritën deri në konkluzionin se një gabim shumë i madh është kërkimi i zgjidhjes në kuadrin e shteteve kombëtare. Sipas Tomisllav Donçevit, në interes të zhvillimit, duhet t’i kushtohet një vëmendje më e madhe optimizmit, besimit midis lojtarëve bazë në treg, reputacionit si një faktor ekonomik i shkallës së parë dhe synimit drejt suksesit. Për reformat ai tha akoma:
“Reforma nuk bëhen njëherë në 50 vjet. Reforma bëhen vazhdimisht. Sepse bota është shumë e shpejt dhe ndryshon shumë shpejt. Ajo, e cila ka qenë e mjaftueshme dje, sot nuk është më. Kemi këtë problem-institucionet janë në një rol arrirës. Ato mundohen ta arrijnë problemin, në vend që ta ndërpresin. Këtu çështja është se – ku është deficiti? Nëse është në vizionari, nëse është në guximin politik, ose nganjëherë nuk jemi në gjendje të sqarojmë reformat. Paratë evropiane janë të rëndësishme për Bullgarinë. Ato janë një resurs kritik për ne. Ato janë një pjesë e vogël nga shpenzimet publike, por janë mbi 70% nga resursi investues gjatë investimeve publike. Ato janë provokuesi bazë për zhvillimin e reformave. Duhet të mendojmë për stabilitetin si për prioritet. Stabiliteti ka përmasa të shumta. Amullia po kështu mund të jetë një lloj stabiliteti. Unë nuk dua një stabilitet të tillë. Stabiliteti duhet të çojë deri në një siguri.”
Nga pikëpamja bullgare, aktualisht qeveria mbështetet mbi pesë pika drejtimi për një rritje ekonomike: stabilitet politik dhe ekonomik, dialog dhe mesazhe të qarta drejtuar biznesit, qytetarëve dhe investuesve të huaj, si dhe një mjedis stabil të taksave.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..