Një nga interpretueset unike të këngëve, karakteristike për krahinën Trakia (Bullgari Jugore) është Nedjallka Keranova. Ajo ka lindur në fshatin Tatarevo, pranë qytetit Haskovo, Bullgari Jugore, më 24 prill 1941. Dekoratën e vet të parë ajo e mori në moshë 13 vjeçare. Bashkë me këngëtarët e tjerë të njohur Magda Pushkarova, Boris Karllov dhe të tjerë ajo udhëtoi në Bullgari duke kënduar në dasma dhe në bankete. Në vitin 1956 ajo u bë soliste e ansamblit folklorik të qytetit Plovdiv. Tri vjet më vonë Filip Kutevi e ftoi në Ansamblin Shtetëror në Sofje, ku ajo punoi 10 vjet. Ajo ka kënduar me pothuaj të gjithë grupet instrumentale të Traki. Është e njohur si doajene e muzikës për dasme dhe me siguri kjo njohje është e merituar. Grupet instrumentale që interpretojnë në feste të ndyrshme dhe në dasma ekszistojnë akoma që nga vitet pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi turk më 1878. Por në vitet 70-të të shekullit të kaluar kjo traditë përjetoi një lulëzim të madh. Nedjallka Keranova është ndër këngëtarët, të cilët u realizuan vetveten pikërisht në lidhje me këtë praktikë folklorike. Diçka më shumë – ajo krijoi një stil të vet me mënyrë karakteristike të këndimit dhe me shumë trashëgimtarë dhe imitues.
Tashmë është fakt Konkursi i Parë Kombëtar “Me këngët e Nedjallka Keranovës”, i cili u zhvillua javën e kaluar në fshatin Minerallni Bani në rajonin e qytetit Haskovo. Në konkurs morën pjesë këngëtarë të moshave të ndryshme. Të gjithët këngëtarët e talentuar që morën pjesë janë trashëgimtarë artistikë të këngëtares të madhe. Natyrisht më shpesh tingëllonte një nga këngët e saj emblematike – “Karaxha i flet Rusankës” – një kryevepër e vërtetë e incizuar për herë të parë në vitin 1960 në Radion Kombëtare Bullgare.
“Këndoj që kur isha katër vjeçar. Më ndihmojnë shumë njerëz – nëna, babi, mësuesja ime e këndimit popullor nga shkolla muzikore. Babai im është fizarmonicist, nëna ime këndon. Të gjitha këngët i kam mësuar nga ata. Isha më i vogël në këtë konkurs dhe mund të them se ndihesha mirë në të. Kurrë nuk shqetësohem kur këndoj. U prezantova me dy këngë dhe di akoma shumë të tjerë të Nedjallka Keranovës. I dua gjithashtu këngëtarët e njohur Vëllkana Stojanova, Boris Mashallov dhe shumë të tjerë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..