Çdo një vogëlush ka ndonjë ëndërr. Disa prej tyre realizohen, të tjerat mbeten në ndërgjegjen tonë si një kujtim të këndshëm të fëmijërisë. Por me siguri më mirë është kur ëndrrat në të vërtet bëhen realitet. Fëmijët, të cilët dëshirojnë të bëhen kozmonautë tashmë kanë mundësi të plotësojnë dëshirën e tyre. Ku mund të bëhet kjo? Në kampin kozmik (Space Camp) në Izmir. Tashmë 10 vjet me radhë fëmijët në moshë nga 9 deri më 15 vjeç trajnohen atje në simulatorë te ndryshëm të NASA-s. Në botë ka tri kampe të tilla dhe fëmijët bullgarë mund ta vizitojnë atë që ndodhet më afër Bullgarisë – në Turqi.
Trajnimi atje vazhdon 1 javë. Qëllimi është provokimi i interesit të fëmijëve për shkencën dhe për gjërat që mund të shikohen në kozmos. Përveç kësaj atje vogëlushët kanë mundësi të takojnë njerëz me kombësi të ndryshme, të njihen me kultura të ndryshme. Studimet atje zhvillohen në gjuhen angleze.
Kampi disponon me simulatorë, të cilët janë të përshtatshëm për fëmijë, me xhiroskopë, ambiente, ku simulohen kushtet kozmike – dhoma për pushim, dhoma gjymi, mensë. Të gjitha ushqimet janë përfshirë në program dhe veprimtaritë janë organizuar kështu që të mos mbingarkohen fëmijët.
Ilja Zhdanov është në moshë 10 vjeç dhe është një nga pjesëmarrësit bullgarë. Ja se çfarë na tregoi ai:
“Tashmë bëj skica të anijeve kozmike . Në parim duhet të bashkojmë gjërat që po ekzistojnë me gjëra që mendojmë se do të ekzistojnë në të ardhmen. Kozmosi është diçka e pastudiuar. Ka shumë gjëra që mund të zbulojmë atje dhe kjo më tërheq më shumë” – tha djali dhe vazhdoi – “Ndërtuam raketa të veta, por imja u thye diku. Nuk ishte bërë keq, por fluturoi shumë larg”.
Çdo një fëmijë, i cili i përkas kësaj grupmoshe, mund të aplikojë për pjesëmarrje në kampin kozmik në Qendrën e Studimit Kreativ (e cila është partnere e Space Camp-it në Bullgari). Interesi është shumë i madhe, por ata që mund ta vizitojnë kampin janë pak. Kandidatët shkruajnë një ese me temë të lidhur me kozmosin dhe kështu organizatorët vlerësojnë dituritë dhe kreativitetin e tyre.
Marina Kamenova, koordinatorja e programit “Space Camp” për Bullgarinë pranë Qendrës së Studimit Kreativ, shpjegoi më hollësisht për trajnimin dhe për pajisjet në kamp:
„Fëmijët studiojnë në disa fusha - kimi, biologji, fizikë, hidroponikë. Ka 11 simulatorë identikë me ata, në të cilët kozmonautët trajnohen. Fëmijët mund të ndiejnë këtë që e ndiejnë astronautët para fluturimit. Gjithçka është pajisur kështu që të mund të përdoret nga fëmijët, nën mbikëqyrjen e specialistëve të përgatitur. Ka një simulues, i cili rrotullohet në të gjitha drejtimet. Në të vogëlushët mund të ndiejnë këtë, që e ndiejnë kozmonautët në qoftë se humbin kontroll mbi anijen gjatë kohës së zbritjes në atmosferë. Ka një simulator të ecjes mbi Hënë. Atje graviteti është 6 herë më i vogël sesa është forca e tërheqjes në Tokë. Ka pajisje të tjera që tregojnë çfarë do të ndodhë në se duhet të riparohet anija. Ka edhe një model të anijes Discovery me tablo kontrolli, me qendër tokësor dhe pjesëmarrësit së bashku kryejnë një mision“.
Në vitin 2015 fëmijët kishin mundësi të vishen me kostumet e astronautëve, të përdorin simulatorët për përgatitjen e kozmonautëve, të ndërtojnë makete të anijeve kozmike dhe të ndiejnë ambientin pa gravitet. Për ta ishte emocionues takimi me Maikël Forman, i cili është kozmonaut amerikan. Çfarë tjetër ofron programi na tregoi Marina Kamenova:
"Qëllimi i programit është që të inkurajojë liderët e rinj. Përveç kësaj ai zhvillon interesi i fëmijëve në fushën e shkencave. Ka shumë fëmijë që ëndërrojnë të bëhen astronautë dhe kjo është takimi me këtë ëndërr, është pika më e afërt me kozmosin. Të gjithët janë shumë të kënaqur dhe dëshirojnë të kthehen atje. Na pyesin a mund të punojnë në këtë qendër në të ardhmen.”
E gjithë kjo nuk është e lirë dhe po kërkohen mënyra alternative për financim dhe organizata, të cilat kanë interes të ndihmojnë financiarisht.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: spacecampturkey.com dhe Qendra e Studimit Kreativ Space Camp në Bullgari
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..