Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushimi veror në Kozmos

БНР Новини
Foto: spacecampturkey.com

Çdo një vogëlush ka ndonjë ëndërr. Disa prej tyre realizohen, të tjerat mbeten në ndërgjegjen tonë si një kujtim të këndshëm të fëmijërisë. Por me siguri më mirë është kur ëndrrat në të vërtet bëhen realitet. Fëmijët, të cilët dëshirojnë të bëhen kozmonautë tashmë kanë mundësi të plotësojnë dëshirën e tyre. Ku mund të bëhet kjo? Në kampin kozmik (Space Camp) në Izmir. Tashmë 10 vjet me radhë  fëmijët në moshë nga 9 deri më 15 vjeç trajnohen atje në simulatorë te ndryshëm të NASA-s. Në botë ka tri kampe të tilla dhe fëmijët bullgarë mund ta vizitojnë atë që ndodhet më afër Bullgarisë – në Turqi.

СнимкаTrajnimi atje vazhdon 1 javë. Qëllimi është provokimi i interesit të fëmijëve për shkencën dhe për gjërat që mund të shikohen në kozmos. Përveç kësaj atje vogëlushët kanë mundësi të takojnë njerëz me kombësi të ndryshme, të njihen me kultura të ndryshme. Studimet atje zhvillohen në gjuhen angleze. 

Kampi disponon me simulatorë, të cilët janë të përshtatshëm për fëmijë, me xhiroskopë, ambiente, ku simulohen kushtet kozmike – dhoma për pushim, dhoma gjymi, mensë. Të gjitha ushqimet janë përfshirë në program dhe veprimtaritë janë organizuar kështu që të mos mbingarkohen fëmijët.

СнимкаIlja Zhdanov është në moshë 10 vjeç dhe është një nga pjesëmarrësit bullgarë. Ja se çfarë na tregoi ai:

“Tashmë bëj skica të anijeve kozmike . Në parim duhet të bashkojmë gjërat që po ekzistojnë me gjëra që mendojmë se do të ekzistojnë në të ardhmen. Kozmosi është diçka e pastudiuar. Ka shumë gjëra që mund të zbulojmë atje dhe kjo më tërheq më shumë” – tha djali dhe vazhdoi – “Ndërtuam raketa të veta, por imja u thye diku. Nuk ishte bërë keq, por fluturoi shumë larg”.

Çdo një fëmijë, i cili i përkas kësaj grupmoshe, mund të aplikojë për pjesëmarrje në kampin kozmik në Qendrën e Studimit Kreativ (e cila është partnere e Space Camp-it në Bullgari). Interesi është shumë i madhe, por ata që mund ta vizitojnë kampin janë pak. Kandidatët shkruajnë një ese me temë  të lidhur me kozmosin dhe kështu organizatorët vlerësojnë dituritë dhe kreativitetin e tyre.

СнимкаMarina Kamenova, koordinatorja e programit “Space Camp” për Bullgarinë pranë Qendrës së Studimit Kreativ, shpjegoi më hollësisht për trajnimin dhe për pajisjet në kamp:

„Fëmijët studiojnë në disa fusha  - kimi, biologji, fizikë, hidroponikë. Ka 11 simulatorë identikë me ata, në të cilët kozmonautët trajnohen. Fëmijët mund të ndiejnë këtë që e ndiejnë astronautët para fluturimit. Gjithçka është pajisur kështu që të mund të përdoret nga fëmijët, nën mbikëqyrjen e specialistëve të përgatitur. Ka një simulues, i cili rrotullohet në të gjitha drejtimet. Në të vogëlushët mund të ndiejnë këtë, që e ndiejnë kozmonautët në qoftë se humbin kontroll mbi anijen gjatë kohës së zbritjes në atmosferë. Ka një simulator të ecjes mbi Hënë. Atje graviteti është 6 herë më i vogël sesa është forca e tërheqjes në Tokë. Ka pajisje të tjera që tregojnë çfarë do të ndodhë  në se duhet të riparohet anija. Ka edhe një model të anijes Discovery me tablo kontrolli, me qendër tokësor dhe pjesëmarrësit së bashku kryejnë një mision“.

СнимкаNë vitin 2015 fëmijët kishin mundësi të vishen me kostumet e astronautëve, të përdorin simulatorët për përgatitjen e kozmonautëve, të ndërtojnë makete të anijeve kozmike dhe të ndiejnë ambientin pa gravitet. Për ta ishte emocionues takimi me  Maikël Forman, i cili është kozmonaut amerikan. Çfarë tjetër ofron programi na tregoi Marina Kamenova:

"Qëllimi i programit është që të inkurajojë liderët e rinj. Përveç kësaj ai zhvillon interesi i fëmijëve në fushën e shkencave. Ka shumë fëmijë që ëndërrojnë të bëhen astronautë dhe kjo është takimi me këtë ëndërr, është pika më e afërt me kozmosin. Të gjithët janë shumë të kënaqur dhe dëshirojnë të kthehen atje. Na pyesin a mund të punojnë në këtë qendër në të ardhmen.”

E gjithë kjo nuk është e lirë dhe po kërkohen mënyra alternative për financim dhe organizata, të cilat kanë interes të ndihmojnë financiarisht.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: spacecampturkey.com dhe Qendra e Studimit Kreativ Space Camp në Bullgari



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD