Filloi pranimi i dokumenteve për regjistrimin e partive dhe koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale gjatë tetorit. Duket se ato do të fitohen nga partia qeverisëse GERB. Tani ajo ka kryebashkiakë në 14 qytete të qarqeve, pas zgjedhjeve dëshirojnë të kenë 16 apo bile 18. Pse partia i gëzohet popullaritetit të madh pavarësisht nga negativat e qeverisjes në vazhdim të dy mandateve? Ndoshta për shkak të mungesës së alternativës.
Në zgjedhjet GERB-i do të paraqitet vetë, por ka edhe vende, në të cilat do të përdorë përkrahjen e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Pyetja a përkrahja në nivel vendor do të krijojë premise për një të tillë në pushtetin qendror është logjike, por tani për tani nuk ka përgjigje të qartë. GERB-i duket se nuk u kushton vëmendje paralajmërimeve se bashkëpunimi me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë mund t’i sjellë atij vetëm negativa. Vetë Lëvizja nuk ka çfarë të humbë në këtë situatë, sepse i jep përkrahje GERB-it vetëm në vendet, ku pozitat e saj nuk janë të forta.
Partitë nga partneri qeveritar i GERB-it – Blloku i Reformatorëve nga e djathta, në zgjedhjet e mëparshme fituan pak vota. Tani pyetja është a Blloku do të marrë pjesë si subjekt unik. Po pritet marrëveshja mes formacioneve-pjesëmarrëse, por nënshkrimi i saj vonohet. Në përgjithësi pozitat e partive të djathta nuk janë të forta, e njëjta është situata edhe në hapësirën e majtë. Kjo mund të jetë vetëm në dobi të qeveritarëve nga GERB-i.Kohët e fundit u bë e qartë se koalicioni Front Patriotik, i cili nuk marr pjesë në qeveri, e përkrah atë. Por duket se ai nuk do të ketë regjistrim unik për zgjedhjet lokale. Bile në disa vende partitë që marrin pjesë në Front do të konkurrohen.
Kështu para zgjedhjeve të vjeshtës në Bullgari situata është e paqartë dhe bile kontradiktore. Përveç kësaj vetëm 5 ditë para fillimit të regjistrimit në Komisionin Qendror Zgjedhor të përkrahësve të tezave “pro” ose “kundër” votimit elektronik, asnjë nga partitë nuk ka deklaruar përkrahjen e saj për këtë votim. Bashkë me zgjedhjet lokale do të zhvillohet dhe një referendum për këtë çështje. Është e qartë se partitë që votuan në përkrahje të zhvillimit të referendumit tani e pranojnë atë si një problem periferik dhe përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi zgjedhjet.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..