Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Beglika Fest” 2015 me emrin “Krijo, luaj, ji!”

БНР Новини
Foto: fest.beglika.org

Edicioni i shtatë i “Beglika Fest”, i cili zhvillohet në bregun e liqenit artificial “Goljam Beglik” në krahinën Batlëboaz në Rodopet Perëndimore nga 27 deri më 30 gusht, i është kushtuar këmbimit të diturive, mallrave, shërbimeve, emocioneve dhe ideve për të ardhmen. Sivjet motoja është “Krijo, luaj, ji!”, siç janë quajtur modulet e ndryshme të festivalit. “Luaj” paraqet aspektet e ndryshme tipike të festivalit – muzikë, interpretime live, valle. “Krijo” përfshin të gjitha veprimtaritë, që janë lidhur me krijimtarinë – shpikje, punishte të ndryshme, teatrale, koreografike etj., zeje të vjetra dhe të reja. “Ji” përfshin të gjitha takimet e Beglikës si forma të ndryshme diskutimi, biseda, këmbim përvoje etj.

Снимка

Përveç “Kaba-Skenës” kryesore, sivjet do të ketë “Skenë të Pemës”, kurse “Skena Akustike Xhem” do të jetë e hapur për kolaborimin midis muzikantëve nga grupet e ndryshme, duke e inkurajuar në këtë mënyrë këmbimin muzikor.

Снимка

Programi i festivalit përfshin gjithashtu performance me formatin 3D, një shou me zjarr, cirk dhe akrobatikë ajrore. Ngjarjet do të zhvillohen në vende të ndryshme të zonës së festivalit, ose rreth saj – në Livadhin e Qetë, në skenën e ujit, në pyll, madje në një ishull, deri në të cilin udhëtohet me trap. Të gjitha format e lojërave do të provokojnë imagjinatën, ato do të jenë forma mësimi dhe bashkëpunimi.

Снимка

Në të ashtuquajturin “kempër kinematografik” çdo ditë do të projektohen filma kushtuar konsumimit dhe kujdesit për tokën në botën tonë moderne. Në festival do të ketë një skulpturë prej materialesh të natyrshme, e cila “do të fillojë të flasë” në një orë të veçantë dhe në një fazë të veçantë të Hënës.

Снимка

Disa prej formave të krijimtarisë, të cilat janë përfshirë në festival, janë pikturimi live, kolazhet natyrale prej materialesh të natyrshme etj. Vizituesit do të kenë mundësi të vizitojnë punishte të ndryshme, Një prej tyre është “Lojërat me gajde”, e cila e paraqet gajden e Rodopeve nëpërmjet një loje. Do të ketë gjithashtu një punishte për bukurshkrim, një punishte për punimin e figurave dhe xhinglave prej deltine polimerike dhe për njohjen me hollësi me punën me rrëshirë epokside, një punishte “Ricikloje këmishën tënde të vjetër”, e cila do t’u japë mundësi të gjithë që dëshirojnë për t’i zbukuruar këmishët e tyre të vjetra etj.

Снимка

Theksat në modulin “Ji” janë temat “Prindërit dhe mësimi” me moton “Ji prindër”, si dhe “Shëndeti dhe mirëqenia”. Meqenëse festivali është lidhur drejtpërsëdrejti me natyrën, sivjet u përgatit një eksperiment, i cili do të provojë t’u përgjigjet disa pyetjeve , si për shembull “A ka mundësi që shoqëritë të fillojnë të përdorin sisteme, që mirëmbahen vetë nëpërmjet këmbimit të mallrave dhe shërbimeve në sfondin e ndërmjetësisë gjithnjë e më të vogël të kapitalit financiar?” Këtu duhet të përmenden dhe disa tema aktuale, të cilat u përkasin disa çështjeve, si për shembull kufizimi i konsumimit të paarsyeshëm, optimizimi i prodhimit, përpunimi i mbeturinave, bujqësia solidare dhe mirëmbajtja e mjedisit, pakësimi i pjesëmarrjes së njeriut në proceset natyrore dhe gjithçka, që mund të na lejojë për të jetuar në një botë me të ardhme.

Снимка

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë: fest.beglika.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD