Dhe sivjet vazhdojnë studimet e qytetit të shenjtë Perperikon në Rodopet Lindore me një histori prej 7 mijëvjeçarëve. Pritet që stina arkeologjike aty të përfundojë deri më 10 shtator. Viti i 16-të nga gërmimet e Perperikonit është shumë i rëndësishëm për arkeologët – ata duhet t’i përfundojnë studimet e Akropolit bashkë me pallatin që është një tempull i shenjtë.
“Në ndryshim nga qytetet klasike antike në rrafshinë, ku njeriu e di paraprakisht se çfarë kërkon, në këtë majë shkëmbore gjërat janë të vendosura në përshtatje me të dhënat natyrore” – shënon drejtuesi i studimeve profesori Nikollaj Ovçarov. Shkencëtarëve u është nevojitur të gërmojnë rreth 90% nga Akropoli, që të mund të gjejnë sheshin qendror. Dhe e kanë zbuluar: të gërmuar në shkëmbinj, me përmasa përafërsisht 30 me 30, i rrethuar nga të gjitha anët me godina përfaqësive prej guri.
“Perperikon është mbase objekti më i njohur arkeologjik gjatë 15-16 vitet e fundit tek ne. Jo rastësisht ai është i vizituar nga një sasi e madhe turistësh – mbi 250 mijë veta për vit. Por tanimë ka dhe vendin e vet në arkeologjinë botërore”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë arkeologu.
Përpara ca kohe ai ftoi drejtuesit e misioneve diplomatike tek ne në Perperikon.
“Ambasadori gjerman tha se, shokë të tij arkeologë i kanë bërë një listë me objekte, të cilat duhet t’i vizitojë, dhe Perperikon ka qenë në vend të parë. Kështu që lavdia e tij rritet, kemi dhe mjaft turistë të huaj – gjermanë, francezë, amerikanë... Sa i përket rëndësisë së tij mund të them se, tanimë nuk kam asnjë përshtypje sesa artikuj janë shkruar për të në mediet botërore.”
Për popullarizimin e qytetit të lashtë ka kontribuar dhe libri i studiuesit të madh britanik Filip Kar-Gom “Vendet e shenjta nga Stounhenxh deri në Santjago de Kompostella”, ku janë prezantuar 50 vende të shenjta në planet.
“Pa u njohur në përgjithësi me të, ai ka arritur deri në konkluzionin se Perperikon meriton të jetë mes objekteve si Maçu Pikçu dhe Santjago de Kompostella – ve në dukje prof. Ovçarov. – Me fjalë të tjera, ne kemi një objekt i cili është i njohur në botë. Kuptohet ka akoma shumë se çfarë të bëhet mbi të – si infrastrukturë, ashtu dhe si reklamë. Por, kështu apo ndryshe, ai ecën me hapa shumë stabile drejt njohjes së vet botërore.”
Kur do të hapet plotësisht?
“Gjatë ndonjë nga brezat e ardhshëm, sepse ai është një qytet shumë i madh, por ne kemi një qëllim të caktuar, të cilin duhet ta kryejmë gjatë këtij viti. Ky është studimi i Akropolit të Perperikonit, të kalasë në pjesën e saj më të lartë. Shpresoj se do të kemi sukses. Pas kësaj fillojmë periferinë jugore, që është më pak e rëndësishme nga Akropoli. Dhe mbase në disa drejtime do të dalë bile më e rëndësishme, sepse ka mundësi aty të jenë tempujt bazë. Bëhet fjalë për tempuj paganë, si dhe për kisha mesjetare.”
Perperikon ka një biografi të madhe. “Në periudhën e gurit dhe të bakrit paraardhësit tanë në këtë vend kanë nderuar Zotin-diell – shënon arkeologu. – Gjatë mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit, në epokën e vonë të bronzit, ai tanimë është një vend i madh i shenjtë me oltarë. Por lulëzimi më i madh në periudhën deri në krishterim është gjatë shekullit të III dhe të IV, në epokën romake. Atëherë romakët, të cilët i respektojnë kultet trake, e kthejnë këtë vend në qytet me rrugë, kolonada, shesh, kisha...”
Gjatë gërmimeve të tanishme është gjetur një statujë prej bronzi e hyjnisë Apollon, pllaka me pamjen e hyjnisë Kalorësi i Trakisë. Janë gjetur dhe monedha të shumta nga epokat e ndryshme. Mes tyre janë monedha prej argjendi të mbretit Ivan-Aleksandër (1331-1371). “Posaçërisht i nënvizoj sepse ky rajon gjatë periudhës së Mesjetës ka qenë më shpesh në duart e Bizantit. Për Perperikonin shpesh zhvillohen luftëra të përgjakura midis saj dhe shtetit bullgar. Këto në fakt janë rrogat e dërguara nga kryeqyteti Tërnovo ushtarëve nga garnizoni, kur bullgarët mbajnë kontrollin mbi Perperikonin dhe Rodopet Lindore” – ve në dukje profesori Ovçarov.
Mes gërmimeve të treguara tani prej tij në Sofje, janë unaza të vjetra prej argjendi dhe kryqe për tu varur në qafë. Ka dhe 3 sende prej hekuri. Njëri është një spat, një çekan dhe daltë. Shumë e rrallë është shpata trakase romfeja, e gjatë afro 150 centimetra. Shpata të tilla, e thënë në mënyrë më të përgjithësuar janë të përdorur nga shekulli i IV përpara epokës së re deri në fund të pranisë romake nëpër tokat tona.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..