Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari është arrestuar përkrahës i Shtetit Islamik

Foto: arkiv
Emocionet gjatë javës në lidhje me emërimin e Guvernatorit të ri të Bankës Qindore, si dhe mosmarrëveshjet politike dhe institucionale për çështjen  të ndryshohet apo jo kushtetuta e vendit  në lidhje me reformën  e shumëpritur gjyqësore, lanë në plan të dytë dy lajme, të cilët në një apo tjetër mënyrë  shkaktojnë  shqetësim për sigurinë e brendshme të Bullgarisë.

Ditën e mërkurë Ministria e Punëve të Brendshme shpërndau njoftimin për arrestimin e një siriani të ri, që jeton në Bullgari prej 20 vjetësh, i cili ka marrë pjesë në grupin e hackerëve “Middle East Cyber Army” – MECA, lidhur me Shtetin Islamik. Me porosi të organizatës terroriste, hackerët kanë sulmuar mbi 3 500 sajte qeveritare dhe korporative në mbarë botën. Nga Bullgaria i riu ka kontaktuar me hackerët e tjerë, të shpërndarë nëpër botë nëpërmjet kanaleve të kriptuar.

Ditën e mërkurë gjithashtu u përhap një njoftim tjetër i Ministrisë së Brendshme. Në te lexojmë se në Sofje janë ndaluar një shtetas sirian dhe një shtetas afgan. Siriani është me qëndrim të përhershëm në Bullgari prej 30 vjetësh, është anëtar i grupit për organizimin e migracionit ilegal përmes territorit të Bullgarisë nga LM drejt Evropës Perëndimore. Afgani është lidhur me lëvizjen e talibanëve.

Nga vjen shqetësimi në lidhje me këto dy njoftime? Hackeri i arrestuar është rasti i parë i një personi nga LM, që është rritur dhe është arsimuar në Bullgari dhe siç u bë e qartë është përkrahës  i organizatës terroriste Shteti Islamik. Ai nuk është luftëtar, i cili të jetë i gatshëm të asgjësojë ata që nuk predikojnë islamin radikal, por  organizata të tilla natyrisht se kanë nevojë jo vetëm për luftëtarë... Vjen pyetja logjike – pasi është zbuluar në Bullgari hakcer  që punon për Shtetin Islamik a është e mundshme që në vendin tonë të ekzistojë ndonjë strukturë të vet Shtetit Islamik? Specialistët nuk përjashtojnë një hipotezë të tillë.

Sa i përket sirianit që merret me migracionin ilegal, po lind pyetja – në këtë biznes fitimprurës a nuk janë përfshirë  nëpunës bullgarë nga strukturat për ruajtjen e kufijve tanë, natyrisht kundrejt pagimit? Sepse  për “kanalet” për  migrantët ilegalë dhe për trafikantët ilegalë  flitet prej kohe,  që prej vitit të kaluar, kur fluksi i migracionit nëpër kufirin tonë me Turqi u rrit jashtëzakonisht shumë dhe vështirë mund të mendohet, se deri tani Ministria e Brendshme nuk ka arritur të zgjidhë këtë problem.

Në fund të vitit të kaluar në një analizë, që u bë publike, të Shërbimit Kombëtar të Zbulimit prognozohet, se në vitin 2015 kërcënimet terroriste ndaj Bullgarisë do të rriten, edhe për shkak të synimit të “Al Qaida”-s të aktivizohet përsëri mbi bazën e rivalitetit me Shtetin Islamik. Sipas raportit, gjatë vitit 2015 flukset e refugjatëve dhe migrantëve ilegalë drejt dhe përmes Bullgarisë do të rriten.  Le te shpresojmë, se Ministria e Brendshme e ka lexuar me kohë dhe me vëmendje këtë analizë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD