Qyteti Kotel i Bullgarisë Lindore na priti me shi. Megjithatë majat e larta dhe pyjet shumëshekullore, të lara nga shiu, e bënë vizitën tonë në këtë qytet rilindës e piktoresk edhe më të këndshme. Qyteti është ngritur në një kodër dhe gjatë shekujve ka qenë pikë kryesore në kalimin malor ku po gjendet.
Zëvendës kryetarja e Kotelit, znj. Detelina Adamova na sjell vizitkartën e qytetit: “Koteli – ky është një qytet legjendar e historik. Gjëja e parë që la përshtypje te vizituesit e qytetit janë shtëpitë prej druri, të cilat kanë mbijetuar nga zjarri i 1894-ës. Qyteti është përqafuar nga një histori e pasur. Kudo po shihet arkitektura rilindëse dhe fabrikat e prodhimit të qilimave. Qytetin e vizitojnë shumë turistë bullgarë e të huaj.”
Koteli është një vendbanim ku jetojnë në paqe bullgarë, turq, romë dhe bashkësia etnike e greqishtfolësve, të ashtuquajturit karakaçanë. Popullsia e qytetit numëron 7 500 banorë. Bashkisë i janë bashkuar 20 fshatra. Autoritetet vendase punojnë shumë për ndërtimin e rrugëve të reja në këtë rajon.
Drejtori i Muzeut Historik në Kotel, z, Pllamen Marxhanov rrëfen më shumë rreth këtij institucioni kulturor:
“Themelet e veprimtarisë së muzeut në Kotel i ka vënë z. Petër Mateev. Ky i fundit ka qenë patriot i madh, intelektual, gazetar e politik. Në vitin 1937 ai është bërë donatori kryesor i bibliotekës së muzeut, duke dhuruar përmbledhjet e tij personale të veprave letrare, memoaret e tij dhe disa eksponate të rralla me rëndësi historike. Përgjegjësi i parë i bibliotekës së muzeut ka qenë z. Bozhill Makaveev”.
Me kalimin e kohës biblioteka e muzeut është shndërruar në një vend të studimeve dhe punimeve shkencore. Patrioti Petër Conçev i ka sistematizuar eksponatet e muzeut në disa departamente tematike: përmbledhje arkeologjike, koleksion armësh, libra të shtypit të vjetër, departament arkivor, portrete, harta e grafikë. Në vitin 1960 është hapur një muze i ri ku janë koleksionuar sende të cilat paraqesin pamje nga jeta kulturore e etnografike e banorëve të Kotelit. Në vitin 1981 është hapur Panteoni i Revolucionarëve Rilindës në krye me vendasin Georgi Sava Rakovski. Ky i fundit ka qenë mes organizatorëve të luftës çlirimtare nga zgjedhja osmane, intelektual, gazetar, historian e etnograf i shquar.
Muzeu Historik në Kotel ka mbledhur gjithë historinë e pasur të rajonit ku po gjendet qyteti. 9 ekspozitat e muzeut paraqesin të dhëna për kulturën materiale e jo-materiale të popullsisë vendase.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Shefkie Çakër dhe wikipedia.org
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..