Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kotel – pasuria e së kaluarës

БНР Новини

Qyteti Kotel i Bullgarisë Lindore na priti me shi. Megjithatë majat e larta dhe pyjet shumëshekullore, të lara nga shiu, e bënë vizitën tonë në këtë qytet rilindës e piktoresk edhe më të këndshme. Qyteti është ngritur në një kodër dhe gjatë shekujve ka qenë pikë kryesore në kalimin malor ku po gjendet.

Zëvendës kryetarja e Kotelit, znj. Detelina Adamova na sjell vizitkartën e qytetit: “Koteli – ky është një qytet legjendar e historik. Gjëja e parë që la përshtypje te vizituesit e qytetit janë shtëpitë prej druri, të cilat kanë mbijetuar nga zjarri i 1894-ës. Qyteti është përqafuar nga një histori e pasur. Kudo po shihet arkitektura rilindëse dhe fabrikat e prodhimit të qilimave. Qytetin e vizitojnë shumë turistë bullgarë e të huaj.”

Ekspozita e qilimave në shkollën e ndërtuar më 1869.Koteli është një vendbanim ku jetojnë në paqe bullgarë, turq, romë dhe bashkësia etnike e greqishtfolësve, të ashtuquajturit karakaçanë. Popullsia e qytetit numëron 7 500 banorë. Bashkisë i janë bashkuar 20 fshatra. Autoritetet vendase punojnë shumë për ndërtimin e rrugëve të reja në këtë rajon.

Qilimi më i vjetër nga viti 1893.Drejtori i Muzeut Historik në Kotel, z, Pllamen Marxhanov rrëfen më shumë rreth këtij institucioni kulturor:

“Themelet e veprimtarisë së muzeut në Kotel i ka vënë z. Petër Mateev. Ky i fundit ka qenë patriot i madh, intelektual, gazetar e politik. Në vitin 1937 ai është bërë donatori kryesor i bibliotekës së muzeut, duke dhuruar përmbledhjet e tij personale të veprave letrare, memoaret e tij dhe disa eksponate të rralla me rëndësi historike.  Përgjegjësi i parë i bibliotekës së muzeut ka qenë z. Bozhill Makaveev”.

Muzeu Historik dhe monumenti i heroit kombëtar Georgi Rakovski.Me kalimin e kohës biblioteka e muzeut është shndërruar në një vend të studimeve dhe punimeve shkencore. Patrioti Petër Conçev i ka sistematizuar eksponatet e muzeut në disa departamente tematike: përmbledhje arkeologjike, koleksion armësh, libra të shtypit të vjetër, departament arkivor, portrete, harta e grafikë. Në vitin 1960 është hapur një muze i ri ku janë koleksionuar sende të cilat paraqesin pamje nga jeta kulturore e etnografike e banorëve të Kotelit. Në vitin 1981 është hapur Panteoni i Revolucionarëve Rilindës në krye me vendasin Georgi Sava Rakovski. Ky i fundit ka qenë mes organizatorëve të luftës çlirimtare nga zgjedhja osmane, intelektual, gazetar, historian e etnograf i shquar. 

Panteoni i Georgi Rakovskit dhe Muzeu i Rilindësve të Kotelit.Muzeu Historik në Kotel ka mbledhur gjithë historinë e pasur të rajonit ku po gjendet qyteti. 9 ekspozitat e muzeut paraqesin të dhëna për kulturën materiale e jo-materiale të popullsisë vendase.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Shefkie Çakër dhe wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD

Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Neofit u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..

botuar më 24-03-14 9.22.PD
Bullgarët e Banatit nga fshati Bërdarski Geran

Bullgarët e Banatit pak të njohur në Bullgari

Në praktikë, ata janë mes nesh dhe është e vështirë t'i dallojmë nga të gjithë bullgarët e tjerë, sepse zotërojnë shkëlqyeshëm bullgarishten letrare dhe përshtaten në mënyrë të përkryer në shoqërinë tonë, madje edhe emrat e tyre nuk tingëllojnë..

botuar më 24-03-12 7.20.PD