Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimana Mirçeva – Dia: “Dua të tregoj të ardhmen e këngës popullore bullgare”

Foto: teenews.eu

Një ëndërr e pazakonshme jep fillimin e karrierës së këngëtares popullore Dimana Mirçeva – Dia. Rezultati është një projekt modern, i adresuar drejt të rinjve. “Egeja” është kënga popullore, e kombinuar me një nga tendencat më aktuale në muzikën elektronike në këtë moment – trap. Kjo nëngjini lind në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar dhe gërsheton stilet hip-hop, dubstep dhe haus.

Dia e cila është 17 vjeçe akoma si fare e vogël tregon talentin e vet si këngëtare, pasionohet pas stileve pop dhe xhaz, merr pjesë në konkurse të shumta. Kur kandidon për Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, për një befasi të madhe për të gjithë të pranishmit, ajo zgjedh degën e këngëve popullore. “Folklori më tërheq mjaftë – sqaron vajza e re. – Vazhdimisht kërkoj dhe dëgjoj në internet dhe në mediet këngë popullore”. Muzika elektronike po kështu ndikon mbi Dian në një mënyrë të jashtëzakonshme. Kështu ajo hidhet drejt një kombinimi shumë të guximshëm.

Në shkollë këngëtarja interpreton kryesisht muzikë nga krahina maqedonase. “Këngët aty janë shumë emocionale, kurse tekstet mbajnë dhe sjellin një mesazh pozitiv” – tregon Dia. Ja dhe historinë e debutimit të saj:

“Egeja” është këngë nga Maqedonia e Egjeut. Tema e saj bazë është dashuria, e cila emocionon shumë adoleshentë. Historia është për një të ri, i cili ka dëshirë të madhe të shikojë të dashurën e vet. Pash ëndërr se, e interpretoj këtë këngë në sfondin e trapit, e veshur me veshje popullore. Menjëherë i tregova nënës ëndrrën time të çuditshme. Atëherë ajo më tha: “Hajde ta kthejmë në realitet!” Menjëherë i telefonova kompozitorit Aleks Nushev. Ai u gëzua shumë dhe më njohu me anëtarët e tjerë nga ANP Music production. Kështu lindi “Egeja”.

Dia njihet me Aleks Nushevin prej shumë viteve – ajo ka qenë nxënëse e bashkëshortes së tij – Miglena Cenova. Për punën e tyre të përbashkët mbi këtë projekt, ai komentoi: “Mjaft gjatë kërkuam këngën e përshtatshme popullore. Përpara “Egejas” provuam me tre të tjera. Dimana vet propozonte se cilat të përpunojmë. Vendosa se, që të mund të formohet urë midis asaj dhe meje, kam nevojë nga një ndihmë nga ana e njerëzve të rinj. U drejtova drejt Atanas Borisovit dhe Petër Aleksievit, të cilët kanë një përvojë të pasur në miksimin e folklorit dhe të muzikës elektronike. Në fakt “Egeja” është produkti i parë i kompanisë sonë virtuale “ANP Music production”. Emri i tij është formuar nga inicialet tona – Aleks, Naso dhe Petër.”

Mes artistëve, me të cilët Dia ëndërron të punojë është Tafo Velikov – muzikanti, i cili me mjeshtëri përzien muzikën popullore dhe dubstep.

“Sipas meje kjo është e ardhmja e folklorit bullgar – është e bindur Dia. – Në pamjen e vet autentike ai kërkohet shumë, por interesi mes të rinjve është i vogël. Ata nuk e ndërmarrin, sepse mendojnë se në këtë muzikë nuk mund të relaksohet ose dhe të vallëzohet. Prandaj unë vendosa t’u tregoj të kundërtën, duke krijuar një këngë, me të cilën t’i detyroj të lëvizin dhe t’u tregoj se, folklori nuk është i thatë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD