Një ëndërr e pazakonshme jep fillimin e karrierës së këngëtares popullore Dimana Mirçeva – Dia. Rezultati është një projekt modern, i adresuar drejt të rinjve. “Egeja” është kënga popullore, e kombinuar me një nga tendencat më aktuale në muzikën elektronike në këtë moment – trap. Kjo nëngjini lind në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar dhe gërsheton stilet hip-hop, dubstep dhe haus.
Dia e cila është 17 vjeçe akoma si fare e vogël tregon talentin e vet si këngëtare, pasionohet pas stileve pop dhe xhaz, merr pjesë në konkurse të shumta. Kur kandidon për Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, për një befasi të madhe për të gjithë të pranishmit, ajo zgjedh degën e këngëve popullore. “Folklori më tërheq mjaftë – sqaron vajza e re. – Vazhdimisht kërkoj dhe dëgjoj në internet dhe në mediet këngë popullore”. Muzika elektronike po kështu ndikon mbi Dian në një mënyrë të jashtëzakonshme. Kështu ajo hidhet drejt një kombinimi shumë të guximshëm.
Në shkollë këngëtarja interpreton kryesisht muzikë nga krahina maqedonase. “Këngët aty janë shumë emocionale, kurse tekstet mbajnë dhe sjellin një mesazh pozitiv” – tregon Dia. Ja dhe historinë e debutimit të saj:
“Egeja” është këngë nga Maqedonia e Egjeut. Tema e saj bazë është dashuria, e cila emocionon shumë adoleshentë. Historia është për një të ri, i cili ka dëshirë të madhe të shikojë të dashurën e vet. Pash ëndërr se, e interpretoj këtë këngë në sfondin e trapit, e veshur me veshje popullore. Menjëherë i tregova nënës ëndrrën time të çuditshme. Atëherë ajo më tha: “Hajde ta kthejmë në realitet!” Menjëherë i telefonova kompozitorit Aleks Nushev. Ai u gëzua shumë dhe më njohu me anëtarët e tjerë nga ANP Music production. Kështu lindi “Egeja”.
Mes artistëve, me të cilët Dia ëndërron të punojë është Tafo Velikov – muzikanti, i cili me mjeshtëri përzien muzikën popullore dhe dubstep.
“Sipas meje kjo është e ardhmja e folklorit bullgar – është e bindur Dia. – Në pamjen e vet autentike ai kërkohet shumë, por interesi mes të rinjve është i vogël. Ata nuk e ndërmarrin, sepse mendojnë se në këtë muzikë nuk mund të relaksohet ose dhe të vallëzohet. Prandaj unë vendosa t’u tregoj të kundërtën, duke krijuar një këngë, me të cilën t’i detyroj të lëvizin dhe t’u tregoj se, folklori nuk është i thatë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..