Në shikim të parë ajo nuk dallohet nga motrat e saj, të cilat kullotin nëpër luadhet dhe lëndinat malore të mbarë Bullgarisë. Megjithëkëtë ajo ka përparësitë e veta. Për fat të keq ajo është e kërcënuar nga zhdukja. Bëhet fjalë për delen e malit Stara Pllanina. Në të kaluarën ky lloj delja ishte tepër e përhapur në pjesën qendrore të Ballkanit, pra malit Stara Pllanina, aty ku sot shtrihet parku më i ri natyror “Bëllgarka”. Doli, që ky lloj që po zhduket është jashtëzakonisht i çmueshëm për bilancin natyror. Ja përse një grup mbrojtësish të natyrës nisën një veprimtari serioze për rikthimin e saj.
Delja e këtij lloj është me shtat më të ulët, se sa delet e tjera. Mirëpo, ajo është më e lëvizshme, gjë që i lejon që më lehtë të përballojë terrenet e pjerrëta shkëmbore të malit Stara Pllanina. Krahas kësaj përqindja e yndyrës së qumështit është më e lartë se sa mesatarja për delet e tjera që rritin tek ne. Të mos flasim për leshin, i cili te disa ekzemplare arrin deri në 20-22 centimetra dhe më shumë. Mirëpo, kryesorja është, se delja e malit Stara Pllanina është me një instinkt tepër të zhvilluar të vetëruajtjes, ndërsa për nga qëndrueshmëria ndaj ftohjes nuk ka konkurrues në krahasim me përfaqësuesit e tjerë leshtak të llojit të saj. Problemi është se me zhdukjen e blegtorisë tek ne ky lloj i përhapur në të kaluarën filloi të haset më rrallë nëpër luadhet e Ballkanit. Tani mbrojtësit e natyrës nga administrata e Parkut “Bëllgarka” bashkë me kolegët e tyre nga WWF – Bullgaria (Fondi Botëror i Natyrës së Egër), realizojnë një projekt për rikthimin e këtij lloji deleje në kullotat rajonale.
Mirëpo, pse është me aq rëndësi që pikërisht në këtë pjesë të malit të rikthehet kjo dele?
“Për arsye se në kullotat dhe livadhet aty mbijnë shkurre dhe kaçuba dhe dalë ngadalë pyjet halore i zhdukin ato – shpjegon Rajna Popova nga WWF – Bullgaria. – Ato kullota janë shtëpia dhe streha e llojeve emblematike kafshësh, si për shembull citelin, i cili ka nevojë për ato rajone, që të ekzistojë. Delet kur kullosin nëpër luadhet e hanë ato kaçube. Kështu ato nuk lejojnë që kullotat të zhduken si të tilla.”
Aktualisht nja dhjetë qengjë nga kjo racë unike kullotin afër fshatit malor Gllutnicite. Në përkthim nga bullgarishtja “gllutnica” do të thotë kope por në shumicën e rasteve nënkuptohet kope ujqish. Prandaj mbrojtësit e natyrës qetësojnë se të tillë në këtë rajon nuk ka. Kafshët grabitqar të cilat në të kaluarën shpesh herë sulmuan fshatin prej kohe u zhdukën, ndryshe qengjit janë në rajon që nga nëntori i vitit 2014. Disponojnë dëshmi prej veterinari, e cila vërteton prejardhjen dhe racën e tyre.
“Qengjit u pollën gjatë janarit, ndërsa gjatë majit, kur filluan të kullotin, atëherë i dhamë për rritje një fermeri në fshatin Gllutnica, që ndodhet në rajonin e parkut natyror “Bëllgarka” – tregon Rajna Popova. – Bashkëpunojmë me një organizatë vendore joqeveritare, e cila nënshkroi një kontratë me fermerin. Atij iu dhanë falas qengjit kundrejt garancisë, se do të ruajë pastërtinë e racës dhe nuk do të lejojë përzierjen e racës. Dhe në se gjithçka do të zhvillohet mirë, shpresojmë, se në një moment mbarë cikli do të mbyllet, kështu që qumështi dhe leshi i prodhuar nga kjo racë deleje të arrijë te konsumatori i fundit, kryesisht të bioprodukteve.”
Aktualisht mbrojtësit e natyrës organizojnë një fushatë bamirëse për grumbullimin e mjeteve. Paratë do të jenë për blerjen e grupit të radhës qengjash nga raca e deles së malit Stara Pllanina. Ata do të shtohen me kopenë e fshatit Gllutnica. Nga organizata WWF – Bullgaria shpresojnë se vitin e ardhshëm qengjit e parë do të rritin mjaftë që të pjellin gjeneratën e parë leshtake të racës. “Iu shpresojmë proceseve natyrore për zmadhimin e kopesë, që këtu edhe për rivendosjen e kullotave në rajon” – tha në përfundim Rajna Popova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..