Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Delja e malit Stara Pllanina po kthehet

БНР Новини
Foto: WWF – Bullgaria

Në shikim të parë ajo nuk dallohet nga motrat e saj, të cilat kullotin nëpër luadhet dhe lëndinat malore të mbarë Bullgarisë. Megjithëkëtë ajo ka përparësitë e veta. Për fat të keq ajo është e kërcënuar nga zhdukja. Bëhet fjalë për delen e malit Stara Pllanina. Në të kaluarën ky lloj delja ishte tepër e përhapur në pjesën qendrore të Ballkanit, pra malit Stara Pllanina, aty ku sot shtrihet parku më i ri natyror “Bëllgarka”. Doli, që ky lloj që po zhduket është jashtëzakonisht i çmueshëm për bilancin natyror. Ja përse një grup mbrojtësish të natyrës nisën një veprimtari serioze për rikthimin e saj.

СнимкаDelja e këtij lloj është me shtat më të ulët, se sa delet e tjera. Mirëpo, ajo është më e lëvizshme, gjë që i lejon që më lehtë të përballojë terrenet e pjerrëta shkëmbore të malit Stara Pllanina. Krahas kësaj përqindja e yndyrës së qumështit është më e lartë se sa mesatarja për delet e tjera që rritin tek ne. Të mos flasim për leshin, i cili te disa ekzemplare arrin deri në 20-22 centimetra dhe më shumë. Mirëpo, kryesorja është, se delja e malit Stara Pllanina është me një instinkt tepër të zhvilluar të vetëruajtjes, ndërsa për nga qëndrueshmëria ndaj ftohjes nuk ka konkurrues në krahasim me përfaqësuesit e tjerë leshtak të llojit të saj. Problemi është se me zhdukjen e blegtorisë tek ne ky lloj i përhapur në të kaluarën filloi të haset më rrallë nëpër luadhet e Ballkanit. Tani mbrojtësit e natyrës nga administrata e Parkut “Bëllgarka” bashkë me kolegët e tyre nga WWF – Bullgaria (Fondi Botëror i Natyrës së Egër), realizojnë një projekt për rikthimin e këtij lloji deleje në kullotat rajonale.

СнимкаMirëpo, pse është me aq rëndësi që pikërisht në këtë pjesë të malit të rikthehet kjo dele?

“Për arsye se në kullotat dhe livadhet aty mbijnë shkurre dhe kaçuba dhe dalë ngadalë pyjet halore i zhdukin ato – shpjegon Rajna Popova nga WWF – Bullgaria. – Ato kullota janë shtëpia dhe streha e llojeve emblematike kafshësh, si për shembull citelin, i cili ka nevojë për ato rajone, që të ekzistojë. Delet kur kullosin nëpër luadhet e hanë ato kaçube. Kështu ato nuk lejojnë që kullotat të zhduken si të tilla.”

Aktualisht nja dhjetë qengjë nga kjo racë unike kullotin afër fshatit malor Gllutnicite. Në përkthim nga bullgarishtja “gllutnica” do të thotë kope por në shumicën e rasteve nënkuptohet kope ujqish. Prandaj mbrojtësit e natyrës qetësojnë se të tillë në këtë rajon nuk ka. Kafshët grabitqar të cilat në të kaluarën shpesh herë sulmuan fshatin prej kohe u zhdukën, ndryshe qengjit janë në rajon që nga nëntori i vitit 2014. Disponojnë dëshmi prej veterinari, e cila vërteton prejardhjen dhe racën e tyre.

“Qengjit u pollën gjatë janarit, ndërsa gjatë majit, kur filluan të kullotin, atëherë i dhamë për rritje një fermeri në fshatin Gllutnica, që ndodhet në rajonin e parkut natyror “Bëllgarka” – tregon Rajna Popova. – Bashkëpunojmë me një organizatë vendore joqeveritare, e cila nënshkroi një kontratë me fermerin. Atij iu dhanë falas qengjit kundrejt garancisë, se do të ruajë pastërtinë e racës dhe nuk do të lejojë përzierjen e racës. Dhe në se gjithçka do të zhvillohet mirë, shpresojmë, se në një moment mbarë cikli do të mbyllet, kështu që qumështi dhe leshi i prodhuar nga kjo racë deleje të arrijë te konsumatori i fundit, kryesisht të bioprodukteve.”

Aktualisht mbrojtësit e natyrës organizojnë një fushatë bamirëse për grumbullimin e mjeteve. Paratë do të jenë për blerjen e grupit të radhës qengjash nga raca e deles së malit Stara Pllanina. Ata do të shtohen me kopenë e fshatit Gllutnica. Nga organizata WWF – Bullgaria shpresojnë se vitin e ardhshëm qengjit e parë do të rritin mjaftë që të pjellin gjeneratën e parë leshtake të racës. “Iu shpresojmë proceseve natyrore për zmadhimin e kopesë, që këtu edhe për rivendosjen e kullotave në rajon” – tha në përfundim Rajna Popova. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD