Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pianisti Svetozar Ivanov paraqiti albumin “Eho”

Foto: tampabay.com

Svetozar Ivanov është një muzikant me veprimtari të ndryshme krijuese. Ai është pianist, i cili vazhdimisht jep koncerte në sallat më të njohura të botës: Karnegie Hall, Steinway Hall në Nju Jork, në sallën Gaveau në Paris etj. Ai ka shumë shfaqje në festivale prestigjioze për piano te ne, në vende të tjera evropiane, në SHBA etj. Para pak kohe doli disku i tretë më vete i pianistit, i realizuar me bashkëpunimin e shtëpisë muzikore “Gega Nju”. Ai e ka titullin “Eho” (“Jehona”). Ky titull i thjeshtë në shikim të parë pasqyron tërë konceptin e albumit – përsëritjen e idesë, ndjenjë, stilin...

Gjithsej 14 janë veprat, të cilat Svetozar Ivanov ka incizuar, kurse autorët e tyre janë Johann Sebastian Bach, Erik Satie dhe David Del Tredici. Kombinimi prej kompozitorit me ndikim më të madh gjatë epokës së Barokut, përfaqësuesit francez të avangardës dhe amerikanit, i cili konsiderohet si një prej pionierëve të neoromantizmit, nuk është i rastit. Ndër veprat më të njohura, të cilat na lëri si trashëgimi Sati, janë tri “Gimnopeditë”. Fjala “Gimnopedia” është sajuar nga vetë ai dhe do të thotë “valle e ngadaltë” me prejardhje fetare, e interpretuar nga adoleshentët në Greqinë e Lashtë.

I frymëzuar nga Satie, Del Tredici shkroi tri gimnopedi të veta. E para prej tyre është quajtur “Goldbergja ime”. Atje kompozitori ka përdorur një temë prej veprës monumentale të Bahut “Variaconet Goldberg”. Tjetra “Reja ime” është interesante për faktin se frazat e saj të veçanta mbarojnë gjithmonë me notën e shkallës muzikore “re”. Gimnopedia e tretë e David Del Tredicit është me titull “Humbja ime”. Ajo është me e gjata dhe i është kushtuar kompozitorit Robert Helps, i cili u nda nga jeta në vitin 2001.

Svetozar Ivanov i paraqet para publikut koncertet e tij në një mënyrë jostandarde. Kreativiteti i tij krijues e kombinon muzikën me forma të ndryshme të artit – kinema, animacion, poezi, valle etj. Pianisti është profesor në Universitetin në Floridën Jugore dhe drejtor artistik i ciklit të koncertit “Stejnway Piano” , i cili zhvillohet çdo vit në këtë universitet. Krahas kësaj Svetozar Ivanov realizon dhe shumë incizime. Një pjesë prej tyre është ndarë në dy disqe të veçanta dhe në akoma një tjetër bashkë me violinisten Carolyn Stuart. Dueti i tyre, i formuar në fund të viteve 90 të vitit të kaluar, interpreton stile dhe epoka të ndryshme muzikore. Para disa vitesh të dy muzikantët morën pjesë në premierën e “Koncertit – Trio” për piano, violinë, violonçel dhe orkestër të Viktor Çuçkovit. “Jam i frymëzuar nga shpirti artistik në fillim të shekullit të XX-të. Kjo është koha e ndryshimeve dhe e kërkimeve të reja dhe shënon fillimin e kohës moderne” – thotë pianisti, autorët e dashur të të cilit janë Claude Debussy, Arnold Schoenberg dhe Aleksandër Skrjabin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD

"Engjëjt mes nesh" mbledh këngë të panjohura të këngëtares Vanja Kostova

Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...

botuar më 25-01-23 8.10.PD

Eksperimentuesit Kazuhisa Uchihashi dhe Frank Gratkowski hapin Festivalin Sofia Free Jazz

Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..

botuar më 25-01-23 6.10.PD