Gjashtë bullgarë vendosën të kalojnë festat e Pashkëve në Himalajet. Hristo, Metodi, Kallojan, Velina, Bojko dhe Milena nisën për në Nepal dhe kaluan dy javë plotë emocione duke bredhur bjeshkët e malit më të lartë të botës. Udhëtimi i tyre filloi nga kryeqyteti Katmandu dhe kaloi përmes “kryeqytetit të sherpave” Namçe Bazar. Grupi u kthye në Bullgari më 20 prill. Papritmas, 5 ditë pas kësaj një tërmet të tmerrshëm nga 7.8 ballë të shkallës së Rihterit ra në Nepal.
Si rezultat vdiqën më se 8 mijë njerëz, ndërsa 500 mijë mbetën pa strehë. Në shumë fshatra 80 – 90 për qind prej shtëpive dhe shkollave u shkatërruan plotësisht. Afro 2 milion fëmijë nevojiten ndihmë humanitare në rajonet më të prekura.
Si një formë të përkrahjes së njerëzve të dëmtuar, grupi bullgar që sapo u kthye vendosi të organizojë një ekspozitë bamirëse “Së bashku në Nepal”. Ajo u rregullua në hyrjen qendrore të Pallatit Kombëtar të Kulturës. 60 fotografi prezantojnë Nepalin përmes shikimit të gjashtë bullgarëve. Fotografitë janë plotë emocione dhe jashtëzakonisht interesante.
Metodi Terziev, njeri prej organizatorëve të ekspozitës dhe autor i një pjese prej fotografive tregon, pse ata gjashtë bullgarë vendosën të organizojnë këtë veprimtari bamirëse:
“Dëshira jonë ishte që të ndihmojmë shtetin, nga i cili u kthyem para ditë të numëruara. Deshëm që t’u ndihmojmë njerëzve, me të cilët u njohëm. Akoma përshtypjet nga takimet, nga e gjithë kjo që pamë, nga përjetimet e shumta ishin tepër të gjalla tek ne. Kështu lindi ideja për organizimin e kësaj ekspozite. Në Nepal përshtypje më të fortë na bënin njerëzit. Ky është një shtet, në të cilin feja luan rol të madh. Aty fetë më të përhapura janë budizmi dhe hinduizmi. Njerëzit na bënë përshtypje me qetësinë, thjeshtësinë dhe urtësinë, sidomos në Himalajet. Sherpat, si një grup më të ndryshëm etnik në Nepal, quhen “malësor”. Ata ndihmojnë të gjitha ekspeditat. Ata janë bartësit dhe ciceronët e të gjitha ekspeditave. Kishim mundësi të vizitojmë edhe dy shkolla, që ishin lartë në mal. Njerëzit lanë te ne mbresa të thella, dhe pikërisht ata na provokuan të organizojmë ekspozitën dhe në këtë mënyrë të përpiqemi të grumbullojmë mjete. Dëshira jonë është që t’u ndihmojmë kryesisht fëmijëve.”
Çdo vizitues të ekspozitës ka mundësi të përkrahë kauzën duke blerë fotografi, kartolina ose në se dëshiron të dhurojë një shumë. U krijua edhe një platformë onlajn, ku secili mund të zgjedhë ose të porosisë fotografi. Kështu ai do të japë ndihmën e tij. Mjetet e grumbulluara do të dërgohen në Nepal nëpërmjet UNICEF-it Bullgaria dhe TeachForNepal.
Në sajë të mjeteve të grumbulluara UNICEF-i siguron tableta për pastrimin e ujit të pijshëm dhe kripëra për rehidratim. TeachForNepal është një organizatë joqeveritare, misioni i së cilës është t’u sigurojë çdo fëmijë në Nepal arsim me cilësi. Ekspozita është pjesë e javës i kushtuar Nepalit dhe është në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmetet në këtë vend.
Ekspozita “Së bashku në Nepal” jep mundësi, që njeriu t’i kënaq syrit me pamje të mrekullueshme, të zbulojë fate të ndryshme njerëzore në një botë të largët dhe pak të njohur, të njihet me një kulturë interesante, por më në veçanti, ajo jep mundësi që secili të japë ndihmën e tij për këtë vend.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..