Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Së bashku në Nepal

БНР Новини
6
Foto: Lluiza Llazarova

Gjashtë bullgarë vendosën të kalojnë festat e Pashkëve në Himalajet. Hristo, Metodi, Kallojan, Velina, Bojko dhe Milena nisën për në Nepal dhe kaluan dy javë plotë emocione duke bredhur bjeshkët e malit më të lartë të botës. Udhëtimi i tyre filloi nga kryeqyteti Katmandu dhe kaloi përmes “kryeqytetit të sherpave” Namçe Bazar. Grupi u kthye në Bullgari më 20 prill. Papritmas, 5 ditë pas kësaj një tërmet të tmerrshëm nga 7.8 ballë të shkallës së Rihterit ra në Nepal.

Si rezultat vdiqën më se 8 mijë njerëz, ndërsa 500 mijë mbetën pa strehë. Në shumë fshatra 80 – 90 për qind prej shtëpive dhe shkollave u shkatërruan plotësisht. Afro 2 milion fëmijë nevojiten ndihmë humanitare në rajonet më të prekura.

Si një formë të përkrahjes së njerëzve të dëmtuar, grupi bullgar që sapo u kthye vendosi të organizojë një ekspozitë bamirëse “Së bashku në Nepal”. Ajo u rregullua në hyrjen qendrore të Pallatit Kombëtar të Kulturës. 60 fotografi prezantojnë Nepalin përmes shikimit të gjashtë bullgarëve. Fotografitë janë plotë emocione dhe jashtëzakonisht interesante.

СнимкаMetodi Terziev, njeri prej organizatorëve të ekspozitës dhe autor i një pjese prej fotografive tregon, pse ata gjashtë bullgarë vendosën të organizojnë këtë veprimtari bamirëse:

“Dëshira jonë ishte që të ndihmojmë shtetin, nga i cili u kthyem para ditë të numëruara. Deshëm që t’u ndihmojmë njerëzve, me të cilët u njohëm. Akoma përshtypjet nga takimet, nga e gjithë kjo që pamë, nga përjetimet e shumta ishin tepër të gjalla tek ne. Kështu lindi ideja për organizimin e kësaj ekspozite. Në Nepal përshtypje më të fortë na bënin njerëzit. Ky është një shtet, në të cilin feja luan rol të madh. Aty fetë më të përhapura janë budizmi dhe hinduizmi. Njerëzit na bënë përshtypje me qetësinë, thjeshtësinë dhe urtësinë, sidomos në Himalajet. Sherpat, si një grup më të ndryshëm etnik në Nepal, quhen “malësor”. Ata ndihmojnë të gjitha ekspeditat. Ata janë bartësit dhe ciceronët e të gjitha ekspeditave. Kishim mundësi të vizitojmë edhe dy shkolla, që ishin lartë në mal. Njerëzit lanë te ne mbresa të thella, dhe pikërisht ata na provokuan të organizojmë ekspozitën dhe në këtë mënyrë të përpiqemi të grumbullojmë mjete. Dëshira jonë është që t’u ndihmojmë kryesisht fëmijëve.”

Çdo vizitues të ekspozitës ka mundësi të përkrahë kauzën duke blerë fotografi, kartolina ose në se dëshiron të dhurojë një shumë. U krijua edhe një platformë onlajn, ku secili mund të zgjedhë ose të porosisë fotografi. Kështu ai do të japë ndihmën e tij. Mjetet e grumbulluara do të dërgohen në Nepal nëpërmjet UNICEF-it Bullgaria dhe TeachForNepal.

Në sajë të mjeteve të grumbulluara UNICEF-i siguron tableta për pastrimin e ujit të pijshëm dhe kripëra për rehidratim. TeachForNepal është një organizatë joqeveritare, misioni i së cilës është t’u sigurojë çdo fëmijë në Nepal arsim me cilësi. Ekspozita është pjesë e javës i kushtuar  Nepalit dhe është në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmetet në këtë vend.

Ekspozita “Së bashku në Nepal” jep mundësi, që njeriu t’i kënaq syrit me pamje të mrekullueshme, të zbulojë fate të ndryshme njerëzore në një botë të largët dhe pak të njohur, të njihet me një kulturë interesante, por më në veçanti, ajo jep mundësi që secili të japë ndihmën e tij për këtë vend.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD