Në Tiranë presidenti bullgar Rosen Plevneliev mori nga homologu i tij shqiptar Bujar Nishani kryesinë e rotacionit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Për 20 vitet, që kur u themelua procesi në Sofje në vitin 1996 e deri tashti, Bullgaria ushtronte kryesinë në periudhën e viteve 1996 – 1997 dhe pas kësaj midis viteve 2007 – 2008.
Prioritetet e kryesisë së parë bullgare ishin konsolidimi i bashkëpunimi në ekonomi dhe në drejtësi, garantimi i stabilitetit dhe sigurisë, luftimi i krimit të organizuar. Ndaj këtyre prioriteteve kryesia e dytë bullgare shtoi forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe atij me BE-në, konsolidimin e perspektivës evropiane dhe evroatlatike të vendeve të rajonit dhe njohjen ndërkombëtare të statusit të Kosovës. Në periudhën e viteve 2015 – 2016, kryesia e tretë bullgare do të përqendrohet mbi vendosjen e lidhjeve energjetike dhe infrastrukturore, lirinë mediatike dhe atë të shprehjes, migracionin dhe përballimin e fluksit të refugjatëve.
Në pragun e kryesisë së re bullgare shanset për zgjerimin e bashkëpunimin në infrastrukturorë janë të mëdha. Komisioni Evropian ka ndërmend të investojë në projekte rajonale të transportit dhe të energjetikës pothuajse 50 miliard euro deri në vitin 2020. Me mjetet e siguruara ambicia e Sofjes gjatë muajve të ardhshëm do të jetë, që ato të orientohen kryesisht te modernizimi i infrastrukturës rajonale, te pasurimi i burimeve dhe itinerareve për transportimin e resurseve energjetike dhe te lidhja e rrjeteve kombëtare të gazit dhe të rrymës elektrike.
Kryesia do të punojë në kushtet e presionit pa precedent të fluksit të refugjatëve te disa prej vendeve të rajonit. Në këtë kontekst ajo do të synojë të formojë një politikë rajonale, i bazuar solidaritetit me të prekurit nga ky proces. Krahas kësaj do të përpiqet të mobilizojë përpjekjet e përbashkëta për përballimin e migracionit dhe sfidave demografike. Në të njëjtën kohë mbi punën e kryesisë do të ndikojnë edhe ngjarjet e fundit dramatike në Maqedoni, që provokuan reagime kontradiktore në botë, duke përfshirë edhe frikë nga ndarja e këtij shteti midis vendeve fqinje. Në takimin e nivelit të lartë të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Tiranë ato frika u hoqën nga presidenti Plevneliev me deklaratën kategorike, se “kufijtë në Ballkan duhet të hiqen, jo të ndërrohen”. Krahas kësaj ai siguroi të pranishmit, se Bullgaria do të punojë për miratimin e një deklarate të përbashkët për rikonfirmimin e parimit të mos shkeljes së kufijve në rajon. Mbeti përshtypja, se në takimin e nivelit të lartë në Tiranë nuk u diskutua aq gjerë integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Është fakt se kriza ekonomike vazhdon, se duket një lodhje nga pranimi i shteteve të reja në bashkim dhe se sikur udhëheqja e re e Komisionit Evropian është e prirë të bëjë një pauzë në procesin e zgjerimit. Ndoshta për këtë arsye apelet për fillimin e negociatave të BE-së me disa prej shteteve i lënë vend kushtit, se bashkimi duhet të inkurajojë avancimin e bisedimeve, në rast se çdo shtet kandidat për aderim do të plotësojë kërkesat e domosdoshme. Ndërkohë kryesia bullgare është e bindur në domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit midis Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe formateve të tjera të BE-së për dialog rajonal si për shembull Strategjia Danubiane, Strategjia për rajonin e Adriatikut dhe Jonit dhe Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Mbetemi me shpresë, se ky bashkëpunim nuk do të devijojë vëmendjen nga qëllimi kryesor, e pikërisht, aderimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..