Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Demokracia – “po”, por jo si ajo në Bullgari

Foto: BGNES

Bullgarët nuk shohin alternativë të demokracisë, siç nuk shohin alternativë të zhvillimit tonë evropian. Ata janë të pakënaqur nga funksionimi i institucioneve demokratike në vend dhe nga mënyra e zbatimit të ligjeve. Grupe të mëdha prej popullsisë mbeten të izoluar nga jeta shoqërore dhe nuk ndihen të përfaqësuar në organet e pushtetit lokal dhe qendror. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit kombëtar të opinionit publik, zhvilluar  nga Instituti “Shoqëria e hapur” në periudhën mars-prill 2015.

“Shumica e të anketuarve, rreth 52%, deklarojnë, se demokracia është forma më e mirë e drejtimit, në mendimin e kundërt janë 20 % prej tyre, thotë Drejtori Ekzekutiv Georgi Stojçev. Ata që kanë qëndrim pozitiv ndaj demokracisë janë shumica nga simpatizuesit e të gjitha partive politike, me përjashtim të PSB.

Sipas pjesës dërmuese të bullgarëve, shtetet që qeverisen më mirë dhe prej të cilave Bullgaria duhet të marrë shembull, janë Gjermania (40%), ndjekur nga dy shtete të tjera liberale evropiane – Zvicra dhe Britania e Madhe. Mezi 6% prej të anketuarve e tregojnë Rusinë  si model imitimi , ndërsa 3 % - Kinën”.

Një prej arritjeve të qeverisjes demokratike të Bullgarisë aktualisht është bindja e shumicës dërmuese, se ajo mund të ushtrojë lirshëm të drejtat e saj kryesore civile.

“Ka dhe përjashtime, disa grupe prej popullsisë gjithashtu mendojnë, se në një shkallë më të vogël mund të përfitojnë  nga të drejtat e tyre, vazhdon Georgi Stojçev. Dy herë më shumë njerëz në punë shteti kanë frikë, se në qoftë se shprehin qëndrim kritik ndaj qeverisë do të ketë pasoja negative për ta, në krahasim me të punësuarit në sektorin privat. Grupe të tjera  të popullsisë kanë frikë, se mund të përgjohen dhe ndaj tyre mund të ushtrohet përndjekje e pareglamentuar nga ana e shtetit. Frika nga përgjimi është më shumë e shprehur në Sofje, ku 42% prej të anketuarve mendojnë, se telefoni i tyre mund të përgjohet nga policia, në qytetet e tjera të vendit kjo  përqindje është rreth 28”.

Qëndrimet diskriminuese të përhapura gjerësisht janë një faktor tejetër për përjashtimin e grupeve të gjera shoqërore nga jeta politike. Në kushte të  tjera të barabarta  70% prej të anketuarve nuk do të votonin për kandidat me origjinë rome për kryetar të bashkisë, 66% nuk do të votonin kandidat  për kryetar të bashkisë i cili është shtetas bullgar me origjinë turke. 80% prej njerëzve që kanë  marrë pjesë në anketim thonë, se në kushte të tjera të barabarta do të votonin për grua kryetare të bashkisë, por kjo mbështetje është me 12 % më e vogël ndër ata që vetëdeklarohen si turq dhe me 30% më e ulët  ndër të tjerët, që vetëdeklarohen si romë.

“Në kuadrin e sondazhit konstatojmë dy deficite të mëdha në funksionimin e demokracisë – vazhdon Georgi Stojçev. Vihet re shkallë e lartë e pasivitetit ndër qytetarët bullgarë. 80% prej të anketuarve deklarojnë, se nuk marrin pjesë në asnjë formë të jetës së organizuar shoqërore. Pjesa e madhe e pjesëmarrësve në anketim i kanë besuar çështjet e shoqërisë në duart e 20% prej tyre, por edhe mes këtyre përqindjeve vetëm gjysma janë të angazhuar me ndonjë formë të veprimtarisë shoqërore në mënyre sporadike. Arta që merren aktivisht me veprimtari shoqërore - si anëtar të partisë, sindikatës ose organizatës joqeveritare, janë rreth 10% , tregues që është shumë larg niveleve karakteristike  për demokracitë e zhvilluara evropiane. Gjysma prej të anketuarve deklarojnë, se  nuk kanë besim në asnjërin prej përfaqësuesve  popullor në rajonin e tyre elektoral.”

“Njeri prej konkluzioneve kryesore në studim është, se demokracia bullgare ka problem jo vetëm me supremacinë e ligjit, deklaroi Georgi Stojçev. 77 % prej qytetarëve deklarojnë se nuk janë dakord me pohimin, se ligjet në Bullgari zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, 69% nuk pranojnë pohimin, se ligjet janë të qarta dhe të kuptueshme, ndërsa 58% - se ligjet janë të drejta. Nëse njerëzit nuk besojnë në drejtësinë e ligjit dhe nuk e kuptojnë, është shumë e vështirë të krijohet kulturë dhe praktikë e epërsisë së ligjit.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD