Bullgarët nuk shohin alternativë të demokracisë, siç nuk shohin alternativë të zhvillimit tonë evropian. Ata janë të pakënaqur nga funksionimi i institucioneve demokratike në vend dhe nga mënyra e zbatimit të ligjeve. Grupe të mëdha prej popullsisë mbeten të izoluar nga jeta shoqërore dhe nuk ndihen të përfaqësuar në organet e pushtetit lokal dhe qendror. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit kombëtar të opinionit publik, zhvilluar nga Instituti “Shoqëria e hapur” në periudhën mars-prill 2015.
“Shumica e të anketuarve, rreth 52%, deklarojnë, se demokracia është forma më e mirë e drejtimit, në mendimin e kundërt janë 20 % prej tyre, thotë Drejtori Ekzekutiv Georgi Stojçev. Ata që kanë qëndrim pozitiv ndaj demokracisë janë shumica nga simpatizuesit e të gjitha partive politike, me përjashtim të PSB.
Sipas pjesës dërmuese të bullgarëve, shtetet që qeverisen më mirë dhe prej të cilave Bullgaria duhet të marrë shembull, janë Gjermania (40%), ndjekur nga dy shtete të tjera liberale evropiane – Zvicra dhe Britania e Madhe. Mezi 6% prej të anketuarve e tregojnë Rusinë si model imitimi , ndërsa 3 % - Kinën”.
Një prej arritjeve të qeverisjes demokratike të Bullgarisë aktualisht është bindja e shumicës dërmuese, se ajo mund të ushtrojë lirshëm të drejtat e saj kryesore civile.
“Ka dhe përjashtime, disa grupe prej popullsisë gjithashtu mendojnë, se në një shkallë më të vogël mund të përfitojnë nga të drejtat e tyre, vazhdon Georgi Stojçev. Dy herë më shumë njerëz në punë shteti kanë frikë, se në qoftë se shprehin qëndrim kritik ndaj qeverisë do të ketë pasoja negative për ta, në krahasim me të punësuarit në sektorin privat. Grupe të tjera të popullsisë kanë frikë, se mund të përgjohen dhe ndaj tyre mund të ushtrohet përndjekje e pareglamentuar nga ana e shtetit. Frika nga përgjimi është më shumë e shprehur në Sofje, ku 42% prej të anketuarve mendojnë, se telefoni i tyre mund të përgjohet nga policia, në qytetet e tjera të vendit kjo përqindje është rreth 28”.
Qëndrimet diskriminuese të përhapura gjerësisht janë një faktor tejetër për përjashtimin e grupeve të gjera shoqërore nga jeta politike. Në kushte të tjera të barabarta 70% prej të anketuarve nuk do të votonin për kandidat me origjinë rome për kryetar të bashkisë, 66% nuk do të votonin kandidat për kryetar të bashkisë i cili është shtetas bullgar me origjinë turke. 80% prej njerëzve që kanë marrë pjesë në anketim thonë, se në kushte të tjera të barabarta do të votonin për grua kryetare të bashkisë, por kjo mbështetje është me 12 % më e vogël ndër ata që vetëdeklarohen si turq dhe me 30% më e ulët ndër të tjerët, që vetëdeklarohen si romë.
“Në kuadrin e sondazhit konstatojmë dy deficite të mëdha në funksionimin e demokracisë – vazhdon Georgi Stojçev. Vihet re shkallë e lartë e pasivitetit ndër qytetarët bullgarë. 80% prej të anketuarve deklarojnë, se nuk marrin pjesë në asnjë formë të jetës së organizuar shoqërore. Pjesa e madhe e pjesëmarrësve në anketim i kanë besuar çështjet e shoqërisë në duart e 20% prej tyre, por edhe mes këtyre përqindjeve vetëm gjysma janë të angazhuar me ndonjë formë të veprimtarisë shoqërore në mënyre sporadike. Arta që merren aktivisht me veprimtari shoqërore - si anëtar të partisë, sindikatës ose organizatës joqeveritare, janë rreth 10% , tregues që është shumë larg niveleve karakteristike për demokracitë e zhvilluara evropiane. Gjysma prej të anketuarve deklarojnë, se nuk kanë besim në asnjërin prej përfaqësuesve popullor në rajonin e tyre elektoral.”
“Njeri prej konkluzioneve kryesore në studim është, se demokracia bullgare ka problem jo vetëm me supremacinë e ligjit, deklaroi Georgi Stojçev. 77 % prej qytetarëve deklarojnë se nuk janë dakord me pohimin, se ligjet në Bullgari zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, 69% nuk pranojnë pohimin, se ligjet janë të qarta dhe të kuptueshme, ndërsa 58% - se ligjet janë të drejta. Nëse njerëzit nuk besojnë në drejtësinë e ligjit dhe nuk e kuptojnë, është shumë e vështirë të krijohet kulturë dhe praktikë e epërsisë së ligjit.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..