Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpërbërja eventuale e Maqedonisë mund ta shpërthejë Ballkanin

БНР Новини

Situata në Republikën e Maqedonisë e tërheq vëmendjen tonë, jo vetëm sepse bëhet fjalë për një vend fqinj, duhet të rikujtojmë se më 15 janar të vitit 1992 Bullgaria u bë shteti i parë, i cili njohu pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit. Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë Ljubomir Kjuçukov – Drejtori i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare komentoi proceset e hapësirës postjugosllave. Sipas tij ato janë në disa nivele.

Në vend të parë janë proceset pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe më konkretisht proceset e krijimit të shteteve të veçanta nga ana e ish republikave jugosllave. Praktikisht Bosnja e Hercegovina dhe Republika e Maqedonisë, duke qenë dy shtetet më të reja në regjion, u ndeshën me detyrën e rëndë për ta zhvilluar kalimin nga një konfederatë shumëkombëshe drejt krijimit të një shteti kombëtar, duke ruajtur tolerancën multietnike në shoqëri.

Niveli i dytë – ky është roli i faktorit shqiptar. Ky është faktori më i ri, më dinamik dhe përkatësisht më ekspansionist, i cili fsheh potencialin më të madh të riskut për stabilitetin në regjion. Përveç kësaj forcohet tendenca e kërkimit të bashkimit të shqiptarëve etnikë nga ish Jugosllavia rreth Kosovës. Faktori i tretë është pamundësia nga ana e shoqërisë maqedonase dhe e autoriteteve maqedonase për të gjetur përgjigje të problemeve të brendshme.

“Marrëveshja e Ohrit vuri themelet e krijimit të një shoqërie moderne në Republikën e Maqedonisë, por ajo nuk arriti t’i fshijë të gjitha kundërshtimet e grumbulluara brenda saj, tha Ljubomir Kjuçukov. Situata politike çoi në një udhëheqje, e cila sipas shumicës i shkel parimet demokratike, duke përdorur metoda autoritare. Aktualisht akuzimet për korrupsion dhe klientelizëm janë shumë të fuqishme. Këtu duhet përmendur edhe gjendja gjithnjë e më e keqe ekonomike dhe sociale, varfërimi në rritje i popullsisë maqedonase. Këto janë probleme, të cilat gjenerojnë akoma një nivel të kundërshtimit – përveç problemit të qartë etnik, formohet dhe një konfrontim i ashpër i brendshëm politik. Faktori i katërt, shumë i rëndësishëm, është pozita e BE-së. Në regjion ndihet deficiti evropian. Teza e Kryetarit të Komisionit Evropian Junker se në kuadrin e pesë viteve në vazhdim nuk do të ketë zgjerim të BE-së, nuk është befasim, por ajo është kundërproduktive, si nga pikëpamja e angazhimit të demonstruar nga ana e Brukselit për atë që ndodhet në Ballkanin Perëndimor, ashtu dhe nga pikëpamja e humbjes së motivimit për zbatimin e kritereve për anëtarësim dhe kjo gjithashtu kontribuon për thellimin e problemeve të brendshme.”

Si ndikon kjo situatë mbi marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me Bullgarinë?

“Bullgaria ka të gjitha arsyet, si dhe vendet e tjera nga regjioni, të jetë shumë e shqetësuar për destabilizimin e situatës politike në Republikën e Maqedonisë, përgjigjet Ljubomir Kjuçukov. Ngjarjet në Ballkan janë shumë specifike, kur të bëhet fjalë për konfrontimin mbi bazën etnike dhe fetare, konfrontim ky që kontrollohet shumë vështirë, madje nga ato fuqi, të cilat janë përfshirë në procese. Kemi shembuj konkretë – Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, përfshi këtu dhe problemet në vetë Maqedoni nga përpara 15 vitesh. E gjithë kjo ndikon drejtpërsëdrejti mbi stabilitetin e regjionit. Këtu për mendimin tim lind pyetja e parë: a bën Bullgaria mjaftë për zhvillimin e tërësishëm të marrëdhënieve bullgaro-maqedonase nga këndvështrimi i stabilizimit të regjionit. Unë mendoj se vetëm shpërndarja e të gjitha konflikteve dhe kundërshtimeve të grumbulluara historike, etnike, fetare dhe kulturore në një bashkësi më të gjerë të BE-së, ku edhe kufijtë janë relativë, mund të çojë në një zgjidhje afatgjatë të problemit lidhur me destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Sot gjëja më e rëndësishme është përballimi i destabilizimit të mëtejshëm të Republikës së Maqedonisë, sepse shpërbërja eventuale e shtetit mund ta shpërthejë tërë regjionin ballkanik. Prandaj Bullgaria ka interes për integrimin e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, nga prizma e zhvillimit të saj dhe e stabilitetit të saj.”

Zgjidhja më e sigurt e problemeve reale dypalëshe nuk është vendosja e kushteve suplementare lidhur me procesin e integrimit, por këmbëngulja për zbatimin e kritereve të tanishme nga ana e Maqedonisë për anëtarësimin e saj në BE, kurse një prej këtyre kritereve është fqinjësia e mirë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD