Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktori Rumen Raçev – për krijimtarinë artistike dhe miqësinë

БНР Новини
Rumen Raçev dhe Nigel Kennedy

Piktori Rumen Raçev ka lindur në Sofje, por po të shfletosh biografinë e tij, do të shohësh se ka jetuar në shumë vende të ndryshme të botës. Brushën e ka marrë në dorë që në moshën e fëmijërisë. Sot vepra të Rumen Raçevit mund të gjinden në Muzeun e Arteve Moderne në Nju Jork, në koleksionin e përhershëm të grafikës në Bibliotekën e Nju-Jorkut, si dhe në koleksionin privat të bankës “Rothschild” në Cyrih.

Снимка“Energjia që kam për të pikturuar vjen që kur kam qenë fëmijë. Mësuesja ime thoshte: “Qenke lindur të jesh piktor”, kujton Rumen Raçev. – Pas shkollës fillore, vazhdova në Pallatin e Pionierëve, sot Pallati i Fëmijëve. Atje më rastisi një mësuese piktore, e cila na motivonte në këtë art, provokonte fantazinë tonë dhe herë pas here organizonte ekspozita. Pastaj studiova pesë vite në Gjimnazin e Arteve Figurative “Ilia Petrov”. Ishte një periudhë e paharrueshme. Atje unë krijova personalitetin tim, lindi artisti tek unë. Atë kohë nuk do ta harroj kurrë. Megjithë konfrontimet verbale me pushtetin dhe pamundësinë për të udhëtuar anembanë botës, ndiheshim të lirë, plot ëndrra dhe qëllime të larta. Në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative u diplomova në degat “parulla dhe lidhje librash” dhe “grafika”. Më vonë u përkushtova në artet figurative, përgatitjen grafike dhe që atëherë merr pjesë në shumë ekspozita. Në mes të viteve të 80-ta fillova të ekspozoj veprat e mia dhe jashtë shtetit. Moshën e adoleshencës e kalova a duke vizatuar, a duke luajtur në kitarë. Kemi interpretuar “Beatles”, “Rolling Stones”, “Deep Purple”, “Chicago”. Muzika gjithmonë ka qenë pjesë e jetës sime.”

СнимкаNdër vendet ku ka ekspozuar piktori Rumen Raçev janë Amerika, Zvicra, vendet skandinave etj. Kontaktet e tij atje janë aktuale edhe sot. Në vitet e ndryshimeve të mëdha politike në Bullgari, por dhe në vendet e tjera të ish-Bllokut Socialist, piktori ka vendosur të largohet nga atdheu.

Снимка“Në vitin 1989 shkova në Gjermani, ku kam jetuar gati 18 vjet, thotë Rumen Raçev. – Atje shkova me tërë familjen time dhe puna më nisi mirë. Menjëherë krijova shoqëri me galeri të ndryshme ku pata ekspozita personale. Është e vërtetë, se kur njeriu kalon kohë të gjatë në një vend të madh, ai fillon të mendojë në mënyrë kozmopolite. Sot shpeshherë udhëtoj për në Gjermani dhe në vende të tjera. U ktheva në atdhe, sepse mendoj se problemet nuk kanë të bëjnë me pozitën gjeografike. Kudo ka vështirësi. Më 9 maj do të hap ekspozitën personale, të parën në galerinë e re “Nuancat”. Ekipi i galerisë përbëhet nga njerëz të motivuar dhe kreativë. Ambienti i galerisë është shumë i përshtatshëm për ekspozita. Jam i emocionuar si çdo herë para takimit me artdashësit. Mendoj se do të jetë ekspozitë interesante, ndoshta sepse kam ftuar violinistin e njohur botërisht – Nigel Kennedy.”

Pas çeljes së ekspozitës, muzikanti ekscentrik do t’i ngjitet skenës së Pallatit Kombëtar të Kulturës më 10 maj. Nigel Kennedy do të paraqesë disa interpretimet të tijat mbi muzikën e Jimi Hendrix-it.

“Nigel Kennedy është një personalitet interesant dhe jo i zakontë. Kemi një shok të përbashkët bullgar, vë në dukje piktori Rumen Raçev. – U njohëm në një koncert të tijin në Gjermani, pasi i kishte parë veprat e mia. Tani jemi shokë të ngushtë. E kam sjellë dizajnin e CD-së “Kennedy luan Bahun”. Ky projekt ishte realizuar së bashku me Filarmoninë Britanike dhe më erdhi mirë kur meritoi çmimin “Brit”. Në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve, specialistët thanë se në cilësinë e produktit muzikor jam kontribuuar edhe unë. Me Nigel jemi të pandarë. Megjithë se e ka programin shumë të ngarkuar, kur jemi bashkë kënaqemi pa masë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografitë janë nga arkivi personal i Rumen Raçevit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD