Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i 18-të i festivalit për muzikë pianistike bashkëkohore “ppIANISSIMO”

Balazs SzokolayEnergjia e rinisë dhe përvoja e pjekurisë takohen në edicionin e 18-të të festivalit “ppIANISSIMO”.Forumi ndërkombëtar për muzikë pianistike bashkëkohore filloimë 16 prill. Si zakonisht organizatorët kanë përgatitur një program kureshtar. Festivali u çel me një koncert të Balazh Sokollajit (Balazs Szokolay). Më shumë për të na tregoi drejtoresha artiskike e festivalit prof. Stella Dimitrova:

“U bë e qartë se ai është biri i kompozitorit të njohur hungarez Shandor Sokollaj dhe ishte shumë i kënaqur me ftesën tonë. Ai interpretoi vepra të babit të vet. Në program ishte përfshirë gjithashtu Bella Bartok. Në vitin 2015 komuniteti kulturor botëror shënoi përvjetorin e 70-të të vdekjes së kompozitorit, i cili është krenaria e Hungarisë. Për mua është ndër autorët e shekullit të XX-të, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës. Në repertorin hungarez ishin përfshirë dhe tre kompozitorë francezë – Klod Debjusi (Claude Debussy), Erik Sati (Erik Satie), Fransis Pulenk (Francis Poulenk). Koncerti vazhdoi shumë kohë sepse veprat ishin shumë. Duke folur për interpretuesin – ai është një emër i madh ndër pianistët hungarezë. Talentin e tij e njohin në 5 kontinente. Kishim mundësi të fillojmë festivalin me të dhe kjo për ne ishte një nder i madh. Falënderojmë për përkrahjen e institutit hungarez “Ballashi”.

Gilles GrimaitreZvicerani Zhill Grimetr (Gilles Grimaitre) do të prezantohet më 17 prill me një vepër emblematike të Pier Bulez-it – Sonata №1. Me këtë interpretim ai shpreh respektin e vet ndaj kompozitorit të madh francez, i cili në të ardhmen e afërt do të mbushë 90 vjeç. Publiku do të ketë mundësi të takohet me këtë pianist të ri në qytetet Plovdiv (18 prill) dhe Pleven (20 prill).

Krasimir TaskovNata tjetër e festivalit (18 prill) u është kushtuar dy krijuesve bullgarë. Më shumë hollësi për këtë na tregoi Stella Dimitrova:

“Bëhet fjalë për dy persona, ndaj të cilave unë ndiej një respekt të madh. Para shumë kohe e zbulova muzikën bashkëkohore pikërisht me ndihmën e Llazar Nikollovit. Do të dëgjojmë “Rekviem” për mezzosoprano, violinë dhe piano dhe një vepër të tij që interpretohet relativisht rrallë – “Matamorfozat” №2. Para 10 vjetësh maestroja u nda nga jeta, para 5 vjetëve humbëm edhe Julia Cenovën. Ajo ishte ndër kompozitoret bullgare më të dalluara. Prej veprimtarisë së saj zgjodhëm pjesën: “That is the question” (Kjo është pyetja). Bëhet fjalë për pjesën e dytë të dilemës së përkohshme të Hamletit.”

Të njëjtën natë publiku do të takohet me krijimtarinë e Krasimir Taskovit. Ai do të interpretojë muzikë të vet autori, duke bërë paralele me vepra të autorëve të njohur. Premiera e “Sonatës” №5 ishte dhurata e posaçme e artistit për festivalin.

Projekti me përmasa më të mëdha është ai i natës së tretë të festivalit. Në të marrin pjesë 15 interpretues.

“Që nga edicionet e para të „ppIANISSIMO“-s përpiqemi të prezantojmë sa më shumë interpretues të rinj dhe vepra bullgare – shpjegoi Stella Dimitrova. Në këtë edicion bëjmë paralel midis veprave të panjohura dhe të vjetra të klasikëve të shekullit të XX-së dhe kompozitorëve të rinj bullgarë. Të tretë kanë mbaruar Akademinë Muzikore Kombëtare, e cila na ndihmon shumë në organizimin e festivalit tonë.”

Sivjet ringjallet tradita e përfshirjes së koncerteve të muzikës xhaz në programin e festivalit „ppIANISSIMO“. Pavarësisht nga mosha e re e Teodor Petkovit, Stella Dimitrova e cilësoi atë si “yll në rritje”, arti i tij i improvizimit merr vlerësime të larta nga dëgjuesit e kritikët. Në sajë të bashkëpunimit me BNR „ppIANISSIMO“ zhvillohet në Studio 1 të Radios Kombëtare.

Programin e festivalit mund ta shikoni këtu.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: ppIANISSIMO

Më shumë nga rubrika

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD