Energjia e rinisë dhe përvoja e pjekurisë takohen në edicionin e 18-të të festivalit “ppIANISSIMO”.Forumi ndërkombëtar për muzikë pianistike bashkëkohore filloimë 16 prill. Si zakonisht organizatorët kanë përgatitur një program kureshtar. Festivali u çel me një koncert të Balazh Sokollajit (Balazs Szokolay). Më shumë për të na tregoi drejtoresha artiskike e festivalit prof. Stella Dimitrova:
“U bë e qartë se ai është biri i kompozitorit të njohur hungarez Shandor Sokollaj dhe ishte shumë i kënaqur me ftesën tonë. Ai interpretoi vepra të babit të vet. Në program ishte përfshirë gjithashtu Bella Bartok. Në vitin 2015 komuniteti kulturor botëror shënoi përvjetorin e 70-të të vdekjes së kompozitorit, i cili është krenaria e Hungarisë. Për mua është ndër autorët e shekullit të XX-të, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës. Në repertorin hungarez ishin përfshirë dhe tre kompozitorë francezë – Klod Debjusi (Claude Debussy), Erik Sati (Erik Satie), Fransis Pulenk (Francis Poulenk). Koncerti vazhdoi shumë kohë sepse veprat ishin shumë. Duke folur për interpretuesin – ai është një emër i madh ndër pianistët hungarezë. Talentin e tij e njohin në 5 kontinente. Kishim mundësi të fillojmë festivalin me të dhe kjo për ne ishte një nder i madh. Falënderojmë për përkrahjen e institutit hungarez “Ballashi”.
Zvicerani Zhill Grimetr (Gilles Grimaitre) do të prezantohet më 17 prill me një vepër emblematike të Pier Bulez-it – Sonata №1. Me këtë interpretim ai shpreh respektin e vet ndaj kompozitorit të madh francez, i cili në të ardhmen e afërt do të mbushë 90 vjeç. Publiku do të ketë mundësi të takohet me këtë pianist të ri në qytetet Plovdiv (18 prill) dhe Pleven (20 prill).
Nata tjetër e festivalit (18 prill) u është kushtuar dy krijuesve bullgarë. Më shumë hollësi për këtë na tregoi Stella Dimitrova:
“Bëhet fjalë për dy persona, ndaj të cilave unë ndiej një respekt të madh. Para shumë kohe e zbulova muzikën bashkëkohore pikërisht me ndihmën e Llazar Nikollovit. Do të dëgjojmë “Rekviem” për mezzosoprano, violinë dhe piano dhe një vepër të tij që interpretohet relativisht rrallë – “Matamorfozat” №2. Para 10 vjetësh maestroja u nda nga jeta, para 5 vjetëve humbëm edhe Julia Cenovën. Ajo ishte ndër kompozitoret bullgare më të dalluara. Prej veprimtarisë së saj zgjodhëm pjesën: “That is the question” (Kjo është pyetja). Bëhet fjalë për pjesën e dytë të dilemës së përkohshme të Hamletit.”
Të njëjtën natë publiku do të takohet me krijimtarinë e Krasimir Taskovit. Ai do të interpretojë muzikë të vet autori, duke bërë paralele me vepra të autorëve të njohur. Premiera e “Sonatës” №5 ishte dhurata e posaçme e artistit për festivalin.
Projekti me përmasa më të mëdha është ai i natës së tretë të festivalit. Në të marrin pjesë 15 interpretues.
Sivjet ringjallet tradita e përfshirjes së koncerteve të muzikës xhaz në programin e festivalit „ppIANISSIMO“. Pavarësisht nga mosha e re e Teodor Petkovit, Stella Dimitrova e cilësoi atë si “yll në rritje”, arti i tij i improvizimit merr vlerësime të larta nga dëgjuesit e kritikët. Në sajë të bashkëpunimit me BNR „ppIANISSIMO“ zhvillohet në Studio 1 të Radios Kombëtare.
Programin e festivalit mund ta shikoni këtu.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: ppIANISSIMO
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..