Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Animatori Dimitër Petrov – pushtuar nga mitet dhe legjendat

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Ai është i ri, i talentuar dhe ambicioz, është bindur se do të plotësojë ëndrrën e fëmijërisë. Ky është Dimitër Petrov, animator dhe krijues i projektit “Molla e artë”. Ai ka lindur në Sofje por deri në moshën 16 vjeçare ka jetuar në më se 14 qytete të ndryshme – në disa vendbanime në vargmalin Rodope dhe në veriperëndimin e Bullgarisë. Pra, në vende magjike.

Снимка“Jam rritur në zona malore nga më të ndryshmet ku ende qarkullojnë legjendat për zanat, dragonjtë etj., kujton Dimitër Petrov. – Është mirë kur fëmija i ndërron vendbanimet. Ende kujtoj bukurinë e Rodopeve. Kur u regjistrova për studime në Angli, kuptova se malet më mungojnë. Rodopet, Vargmali Ballkan, Rila dhe Pirin janë pasuri shumë të madha natyrore.”

СнимкаDimitër Petrov i ka kryer studimet në Universitetin Westminster. Gjatë asaj kohe ka punuar si animator në gjigantin Cartoon Network Studios Europe.

“Kur punoja në këtë studio, më lindi ideja për projektin “Molla e artë”, thotë animatori. – Puna në studio sikur ma prishi imazhin për serialet e animuara, nga njëra anë, por nga tjetra – kuptova se procesi i animimit kërkon shumë njohuri dhe punë të vazhdueshme. Edhe në Bullgari mund të bëhen filma me kartona. Pse jo. Nuk na mungojnë figurat mitologjike, i kemi plotë. Ja pseduke qenë i frymëzuar nga folklori bullgar dhe mitologjia ballkanike vendosa të kthehem në Bullgari dhe të krijoj një serial fantazi. Në vend u njoha me shumë të rinj të talentuar të cilët në atë moment kërkonin jetë të re.”

Projektit “Molla e artë” i është bashkuar Elena Raponxhieva, e cila po ashtu i ka kryer studimet në Britaninë e Madhe. Ajo është producentja e projektit. Stilin vizual të serialit e ka sjellë stilistja Svetla Radivoeva. Kjo e fundit ka bërë dizajnin e personazhit kryesor Vihra, e cila në vend të flokëve ka një re. Aktualisht Svetla punon si animatore në Walt Disney Animation Studios. Për sa i përket “Mollës së artë” në të marrin pjesë 20 entuziastë të cilët çdo ditë ia kushtojnë kohës vizatimit me kartona. Së shpejti do të dalë në treg dhe seriali fantazi.

“Projekti ka dy kauza. Në vend të parë, duam të nxjerrim në pah një anë të ndryshme të kulturës bullgare dhe të asaj ballkanike. Pra, të sjellim pozitivet e psikologjisë popullore. Sepse pikërisht folklori na ka ruajtur si popull – vë në dukje Dimitër Petrov. – Kauza tjetër ka të bëjë me bullgarët e talentuar – animatorë, stilistë dhe piktorë, të cilët në mes projektit e gjejnë fushën e vet të veprimtarisë. Duam që “Molla e artë” të jetë zanafilla e një produkti bullgar, të bukur dhe konkurrues.”

Le t’i urojmë të rinjtë nga “Molla e artë” që ta zënë “peshkun e artë” dhe të plotësofshin dëshirat e tyre.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD