Bateristi Manoll Marekov tregon si e kanë zgjedhur emrin e grupit: “Kjo fjalë më mirë përshkruan emocionin, që ndjejmë në skenë para dëgjuesve tanë. Jam bashkuar me grupin i fundit. Qysh gjatë provës së parë ndjeva ngazëllimin nga puna me Todor, Ivan dhe kitaristin tonë Dimitër Ballev. U thash atyre: “Djem, jam shumë i lumtur nga puna me ju. Mbetem në grup.” Intuita ime nuk më ka gënjyer. Disa muaj më vonë u bë e qartë, se ky emocion është motori lëvizës jo vetëm për mua, por edhe për tërë formacionin. Fansat tanë gjithashtu ndajnë emocionet tona kur janë në koncertet.”
“Shijet tona janë shumë të ndryshme, por synimi është të bëjmë produkt të autorit, i cili të dallojë nga gjithçka që dëgjojmë – thotë këngëtari i grupit “GRUSH” Todor. Diçka që paraqet muzika moderne rok dhe njëkohësisht të duket se është ndikuar nga bandat klasike. Fakti, se interpretojmë këngë tanë të dashur, është një hap drejt asaj, që muzika jonë e autorit të tingëllojë ashtu siç dëshirojmë. Kur e prezantojmë nëpër klube dhe festivale, njerëzit e pëlqejnë. Në fund të vitit të kaluar festuam ditëlindjen tonë dhe fansat porositnin këngë tona dhe jo kavër versione të njohura. U bë e qartë, se njerëzit janë të etur për muzikë bullgare, për muzikë që dallon nga të gjitha këngët që kanë dëgjuar deri tani.”
Sa më i madh është grupi, aq më shumë janë kontradiktat – ndoshta kështu mendojnë disa. Po kjo nuk i shqetëson djemtë e grupit “CRUSH”, të cilët shkruajnë vet këngët dhe tekstet për to.
“Vazhdimisht shqyrtojmë ide të ndryshme. Rezultati përfundimtar është frytë e punës dhe eksperimenteve. Gjërat nuk ndodhen nga një herë, por sipas mendimit tim, kjo është rruga e drejtë. Kuptohet, se ka edhe mosmarrëveshje – kjo është e paevitueshme kur punohet në ekip, por kjo është dukuri pozitive. Është mirë, se jemi të ndryshëm.”
Shpresat e rinj në muzikën rok kanë shfaqje të suksesshme nëpër klubet e kryeqytetit, më 3 prill do t’i gëzojnë fansat e tyre me pjesëmarrjen në “Swingin Hall”. Të katër djemtë kanë edhe një arsye tjetër për krenari – kënga e tyre e parë në bullgarisht “A ishte magji” tashmë është fakt, videoklipi për këngën do të bëhet gati shumë shpejtë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana..
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120..