Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po ndërtohet një çezmë me ujë kristaltë dhe të ftohtë”

БНР Новини

Uji është një nga dhuratat e paçmueshme natyrore. Ai është burim i jetës, simbol i përjetshmërisë. Ky element i pazëvendësueshëm ka një vend special jo vetëm në zakonet dhe ritet bullgare. Kulti ndaj ujit është në thelbin e traditës së vjetër – “nga burimi çezmë të bëhet”. Edhe njerëzit, për të cilët ky është një zanat për nxjerrjen e bukës së gojës, ndërtimin e çezmës e pranojnë si një mundësi “të bësh të mirën dhe ta kujtojnë me të mirën”. Ndoshta për këtë arsye çezmat në Bullgari janë aq shumë – buzë rrugëve të mëdha dhe shtigjeve malore, nëpër sheshe ose në ndonjë “këndë të egër të harruar edhe nga Zoti”... Shumë prej tyre u ndërtuan para shekujsh. Ato ruajnë histori të vërteta dhe legjenda përrallore.




Në ndërgjegjen e bullgarit ndërtimi i çezmës është disi punë shpirtërore dhe hyjnore. Ai, i cili vendos të bëjë ndonjë çezmë, plotëson një detyrë fisnike, dhe lë diçka pas vetes. “Jeta është një gotë e pirë gjer në fund, megjithëqë nga gypi rrjedh ujë pandërprerë” – lexohet mbi një nga çezmat e shumta në malin Rodopa.

Снимка“Era fshin gjurmët tona – më parë pasionet, dhe pas kësaj na mposht koha. U ndërtua kjo çezmë, sepse guri është më i fortë dhe më i qëndrueshëm, se sa ne, ndërsa uji është i përjetshëm.” Ky mbishkrim i gdhendur mbi një pllakë gurore ruhet sot në Kompleksin Etnografik Etëra. Mjeshtri është i panjohur, por fjalët padyshim kanë prekur shpirtrat e shumë njerëzve, që kanë kaluar pranë. Në të kaluarën bullgarët e pasur porositeshin ndërtimin e çezmave për të mirën e të gjithëve, për kujtim të ndonjë ngjarje të gëzueshme ose në shenje respekti të ndonjëri të afërm. “O, udhëtari të panjohur, pije një gllënjkë uji dhe përmend për të mirën...”

Legjendat më të vjetra kanë të bëjnë me përfytyrimin, se çdo burim ka zotin e vet. Zakonisht kjo është ndonjë krijesë mitike – demi ujor ose shtojzovallet. Ngandonjëherë edhe vajza të zakonshme shndërrohen në shtojzovalle, sidomos kur e kanë guximin të shkojnë natën te çezmat.

СнимкаTepër të trishtuara tingëllojnë sot historitë për murosjen. Sipas besimit, kur ndërtimi i ndonjë ure, shtëpie ose çezme nuk shkon mirë, atëherë në themelet duhet të muroset hija e ndonjërit të gjallë. Për shumë çezma tregohen histori të tilla. Njëra prej tyre rikrijon rastin, kur një fshat mbeti pa uji. Nga larg erdhën mjeshtër të ndërtojnë një çezmë. Mirëpo, atë që ndërtuan ditën, natën rrëzohej përdhe. Prandaj ata deshën të murosin hijen e ndonjërit por njerëzit nuk kaluan aty pranë. Një ditë ustai mjeshtri shkoi në shtëpinë e vashës së bukur Rada. Ajo qëndronte në oborr ku tirrte dhe këndonte. Kështu ajo nuk e vuri re si mjeshtri e mati hijen e saj, që ta muros. Pasi çezma u bë gati, Rada u sëmurë. Pas vdekjes natën ajo filloi të vijë pranë çezmës, ku qëndronte të ulur dhe tirrte.

Etnografët bullgarë kanë regjistruar shumë legjenda dhe gojëdhëna për burimin e papritur të ujit. Në një fshat një ushtar e hodhi shtizën në një luadhe dhe nga vendi ku ajo ra doli ujë. Ushtari porositi, që në këtë vend të ndërtohet një çezmë që të kujtohet kjo ndodhi të mrekullueshme.

Çezmës, si një vend i takimit të të dashuruarve dhe të ngacmimeve rinore, i janë të kushtuara shumë këngë popullore bullgare. Në disa prej tyre tregohet, se ndërtimi i kishës dhe i çezmës, janë mirësitë më të mëdha, që njeriu mund ta bëjë për të tjerët.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD