Uji është një nga dhuratat e paçmueshme natyrore. Ai është burim i jetës, simbol i përjetshmërisë. Ky element i pazëvendësueshëm ka një vend special jo vetëm në zakonet dhe ritet bullgare. Kulti ndaj ujit është në thelbin e traditës së vjetër – “nga burimi çezmë të bëhet”. Edhe njerëzit, për të cilët ky është një zanat për nxjerrjen e bukës së gojës, ndërtimin e çezmës e pranojnë si një mundësi “të bësh të mirën dhe ta kujtojnë me të mirën”. Ndoshta për këtë arsye çezmat në Bullgari janë aq shumë – buzë rrugëve të mëdha dhe shtigjeve malore, nëpër sheshe ose në ndonjë “këndë të egër të harruar edhe nga Zoti”... Shumë prej tyre u ndërtuan para shekujsh. Ato ruajnë histori të vërteta dhe legjenda përrallore.
“Era fshin gjurmët tona – më parë pasionet, dhe pas kësaj na mposht koha. U ndërtua kjo çezmë, sepse guri është më i fortë dhe më i qëndrueshëm, se sa ne, ndërsa uji është i përjetshëm.” Ky mbishkrim i gdhendur mbi një pllakë gurore ruhet sot në Kompleksin Etnografik Etëra. Mjeshtri është i panjohur, por fjalët padyshim kanë prekur shpirtrat e shumë njerëzve, që kanë kaluar pranë. Në të kaluarën bullgarët e pasur porositeshin ndërtimin e çezmave për të mirën e të gjithëve, për kujtim të ndonjë ngjarje të gëzueshme ose në shenje respekti të ndonjëri të afërm. “O, udhëtari të panjohur, pije një gllënjkë uji dhe përmend për të mirën...”
Tepër të trishtuara tingëllojnë sot historitë për murosjen. Sipas besimit, kur ndërtimi i ndonjë ure, shtëpie ose çezme nuk shkon mirë, atëherë në themelet duhet të muroset hija e ndonjërit të gjallë. Për shumë çezma tregohen histori të tilla. Njëra prej tyre rikrijon rastin, kur një fshat mbeti pa uji. Nga larg erdhën mjeshtër të ndërtojnë një çezmë. Mirëpo, atë që ndërtuan ditën, natën rrëzohej përdhe. Prandaj ata deshën të murosin hijen e ndonjërit por njerëzit nuk kaluan aty pranë. Një ditë ustai mjeshtri shkoi në shtëpinë e vashës së bukur Rada. Ajo qëndronte në oborr ku tirrte dhe këndonte. Kështu ajo nuk e vuri re si mjeshtri e mati hijen e saj, që ta muros. Pasi çezma u bë gati, Rada u sëmurë. Pas vdekjes natën ajo filloi të vijë pranë çezmës, ku qëndronte të ulur dhe tirrte.
Çezmës, si një vend i takimit të të dashuruarve dhe të ngacmimeve rinore, i janë të kushtuara shumë këngë popullore bullgare. Në disa prej tyre tregohet, se ndërtimi i kishës dhe i çezmës, janë mirësitë më të mëdha, që njeriu mund ta bëjë për të tjerët.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BTA
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..