Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Jahnaxhiev: “Kur përfshihesh në pikturimin e një fëmije, zbulosh rrugë, drejt së cilëve gjithnjë ke synuar”

БНР Новини

“Ivan, talenti dhe fëmijët” – ky është emri i një filmi të ri dokumentar, i cili u prezantua në Kompleksin Kombëtar Kulturor Mësimor me Lice Italiane në Sofje. Prej vitesh aty jep mësime piktori i njohur bullgar Ivan Jahnaxhiev. Filmi na çon në botën krijuese të këtij piktori të njohur bullgar. Në të ka shumë punë, talent dhe vetëmohim. Më shumë hollësi për piktorin do të mësoni nga intervista, që ai dha për Radio Bullgarinë:

Снимка“Kurrë nuk kam pritur, që vizatimi me fëmijët do të ketë një rëndësi aq të madhe për mua. Kur përfshihesh në pikturimin e një fëmije, zbulosh rrugë, drejt së cilëve gjithnjë ke synuar. Fëmijët janë aq të sinqerta dhe spontane. E kam të qartë nga përvoja, se fëmija në rregullimin e ngjyrave dhe formave nuk mund të gënjejë. Piktorët e mëdhenj janë në kufirin midis të moshuarit dhe fëmijës.”

Снимка“Kjo i vjen fëmijës nga brenda – vazhdon Ivan Jahnaxhiev. – Çfarëdo që të vizatojnë fëmijët, ata e bëjnë në mënyrën në të cilën e përfytyrojnë. Fëmijët bullgarë gjithnjë vizatojnë diellin më të madh se sa shtëpia, ose gjelin më të madh se sa veten. Në përgjithësi fëmijët kanë një botë të vet. Kam qenë juri në konkurse të ndryshme të vizatimeve të fëmijëve. Dhe atë që më bënë përshtypje është, se në veprat e tyre nuk ka as dhunë, as përmbysje, as katastrofa. Fëmijët bullgarë vizatojnë rrugë diellore, një botë paqësore. Dhe kur njeriu e shikon ato vizatime, kupton, se fëmijët nuk dëshirojnë të jetojnë jetën tonë. Ata dëshirojnë të jetojnë ashtu siç e përfytyrojnë jetën, në mënyrën e tyre unike, jo sipas ligjeve tona. Prandaj jam i bindur, se nëse politikanët ose në përgjithësi ne të moshuarit, shikojmë vizatimet e fëmijëve, ndoshta do të kemi më qartëçfarë duhet të jetë jeta jonë.”

Tablo të nxënësve të piktorit: pemë arre, mulli nga 30 kilogramë bukë të prerë në rriskaSipas piktorit është me rëndësi të madhe që fëmijët të inkurajohen. Për shembull duke krijuar një tablo të përbashkët: “Kur pikturosh bashkë me një fëmijë nuk mund të thuash, se kaq janë mundësitë e tij. Shpesh e dëgjoj këtë nga kolegë të mi. Vet ti duhet të ndihmosh, që ai të shikojë ngjyrat dhe të pëlqejë muzikën. Dhe për mua kjo është një ambicie tepër e rëndësishme. Në pragun e shkollës sonë ka një mbishkrim të mrekullueshëm: “Më ndihmo, që të ta lartësojë”.

Ndër të tjerët, në interierin e mrekullueshëm të shkollës, në të cilën Ivan Jahnaxhiev është pedagog, mund të shihen vizatime si të më të vegjëlve, ashtu edhe vepra të punuara nga nxënësit më të mëdhenj në bashkëpunim me piktorin: pemë arre, mulli të punuar nga 30 kilogramë bukë të prerë në rriska, një instilacion 3 metrash me një iriq lara lara, gjembat e të cilit në fakt janë 5 mijë stilolapsa e kështu me radhë... Pushton koloriti i hapur i veprave – karakteristik edhe për krijimtarinë e vet piktorit. Tablo të tij mund të shihen jo vetëm në shumë shtëpi bullgare, por edhe në galeri bullgare dhe të huaja.

Снимка“Më i papërsëritshëm është momenti, në të cilin tabloja fillon jetën e saj. Për mua një tablo është gati, kur ajo dal nga atelieja e piktorit dhe nis rrugën e vet – rrëfen Ivan Jahnaxhiev. – Ngandonjëherë një tablo mund të gjesh në ndonjë shtëpi, ku nuk ke pritur të shikosh kurrë. Ose në ndonjë qytet të panjohur mund të të takojë ndonjëri, i cili t’i thotë, se ka tablo tënde në shtëpi. Pikërisht ato janë momentet më të mrekullueshme dhe më të gëzueshme për krijuesin.”

СнимкаPiktori realizon edhe aksione të ndryshme artistike me birin, i cili prej kohe jeton dhe punon në Itali. “Mund të them, se ai është nismëtari i këtyre veprimtarive, sepse ai punon si piktor, ashtu edhe si gazetar parlamentar në Romë. Prandaj ai ka mundësi të komunikojë me organizata të ndryshme. Si rezultat realizuam disa projekte interesante. Herën e fundit pikturuam mbi disa automobila të plasura bashkë me kryetaren e Dhomës së Deputetëve Laura Bolldrini. Në këtë mënyrë deshëm të tregojmë se jeta është tepër e çmueshme, dhe se ajo nuk ka vlerë. Prandaj secili duhet të ngasë makinën e vet me mendje.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkivi i piktorit; Anastas Xhidrov, Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD