Nga “Hosana!” deri te “Kryqëzojeni!”, reagime të tilla ekstreme shkaktoi debutimi i Emill Konradit në botën e shkrimtarëve. Libri i tij i parë “Gjërat për të cilat nuk na mësuan në shkollë” i siguroi një start fluturues video-blogër-it, i cili deri para pak kohe ishte i njohur vetëm për adoleshentët, dhe e vuri në dritat e projektorëve.
Me çfarë arriti të tërheqë vëmendjen e opinionit publik? Në vend të parë me këtë, se krijoi precedentë në botimin bullgar të librave. Vështirë mund të na vijë ndërmend ndonjë rast tjetër, kur me daljen e një libri të ri në treg, lexuesit tanë të kenë krijuar radhë të gjatë për të blerë librin dhe për të mare autograf. Një dukuri e tillë, formimi i radhëve të gjata na kujton vitet 1990 dhe 1996, kur me ora të tëra prisnim për të blerë bukë. Kështu që radha e gjatë prej adoleshentëve para një librarie të madhe në kryeqytet, ku ishte premiera e librit dhe autori jepte autografe, pa tjetër se bën përshtypje. Libri i parë i Emillit doli në një tirazh fillestar prej 26 000 copësh, 6 000 prej të cilëve u shitën para shpërndarjes së tij zyrtare nëpër libraritë. Përveç kësaj brenda një javë libri zuri vend mes 5 titujve më të shitur në tregun tonë të librave, duke lënë pas vetes autorë si Paulu Kueljo, Horhe Bukaj, Elif Shafak dhe Dan Braun.
Cili është Emill Konrad? Një djalosh 25 vjeçar, që ka mbaruar specialitetin prestigjioz “Marrëdhënie ndërkombëtare”. Por siç duket nuk ka ndërmend t’i përkushtohet diplomacisë, por merret me diçka që e zbavitë dhe në të njëjtën kohë i siguron të ardhura. Prej disa vitesh Emilli është blogër, d.m.th. bën videoklipe të shkurtra, ku në mënyre atraktive rrëfen historira, për të cilat nxjerr frymëzim nga përjetimet e veta dhe të shokëve të tij. Për këtë qëllim ai luan personazhe të ndryshme, vet bën regjinë dhe xhiron kuadrot, pas kësaj bën montazhin. Tashmë ka afro 100 klipe, të cilat i shpërndan nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kanaleve – YouTube dhe Vbox7. Është e qartë, se ai ka arritur të gjejë tematika, që preokupojnë të rinjtë, sepse klipet e tij shkaktuan një sensacion të vërtetë, ndërsa ai u kthye në një idhull për adoleshentët. Brenda tre vjetëve videoklipet e tij në YouTube janë parë rreth 10 milionë herë. Klipet e tij jo vetëm gëzojnë popullaritet të madh, por shkaktojnë dhe komente të shumta, ndër të cilat më rrallë mund të gjeni mendime të kuptimshme, por më shpesh – shprehje banale. E gjithë kjo është një lëmë i papërpunuar, ku psikologë dhe pedagogë mund të njihen me shijen e brezit të ri.
Si Emilli arriti të kalojë nga bota virtuale në atë reale? Pas suksesit të tij në Internet, i riu vendosi të provojë shansin e vet në jetën reale, duke botuar librin “Gjërat për të cilat nuk na mësuan në shkollë”. Në faqet e librit, Emill rrëfen në vetën e parë 12 histori, kushtuar temave si gara e përjetshme, gënjeshtra, frika, narkotikët, notat... Si me klipet edhe këtu ai provokon lexuesit që të jenë aktivë. Për këtë qëllim kapitulli i fundit i 13, është lënë si fushë për shfaqjen e tyre. Secili mund të përfundojë librin dhe të dërgojë tekstin, ndërsa më i miri do të përfshihet në botimin e ardhshëm. Si të gjithë të rinjtë, Emilli është adhurues i teknologjive të reja. Prandaj katër prej ilustrimeve në libër përmbajnë kode QR, të cilat shpien në klipe të krijuara posaçërisht. Reagimet pas premierës së librit ishin kontradiktore. Libri u krahasua me “një ese në nivel gjimnazi” dhe me ”përmbledhje të shkurtër me këshilla”. Nuk mungonin dhe përkrahës, ndër të cilët është shkrimtari Kalin Terzijski. Sipas tij, kritikat vijnë nga njerëz të pasuksesshëm dhe për këtë arsye shpirtligë. E vërteta ndoshta është diku në mes. Për Emillin ndoshta do të ishte mirë të ndjekë njërën prej këshillave të tij në libër: “Mos e merrni veten shumë seriozisht!”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..