Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emill Konrad midis “Hosana!” dhe “Kryqëzojeni!”

БНР Новини
Pas suksesit në rrjetin global Emilli botoi librin “Gjërat për të cilat nuk na mësuan në shkollë”
Foto: arkiv personal

Nga “Hosana!” deri te “Kryqëzojeni!”, reagime të tilla ekstreme shkaktoi debutimi i Emill Konradit në botën e shkrimtarëve. Libri i tij i parë “Gjërat për të cilat nuk na mësuan në shkollë” i siguroi një start fluturues video-blogër-it, i cili deri para pak kohe ishte i njohur vetëm për adoleshentët, dhe e vuri në dritat e projektorëve.

Me çfarë arriti të tërheqë vëmendjen e opinionit publik? Në vend të parë me këtë, se krijoi precedentë në botimin bullgar të librave. Vështirë mund të na vijë Radha e lexuesve të rinj për promovimin e librit të Emillit në qytetin e Burgasit. Foto: Radio Burgasndërmend ndonjë rast tjetër, kur me daljen e një libri të ri në treg, lexuesit tanë të kenë krijuar radhë të gjatë për të blerë librin dhe për të mare autograf. Një dukuri e tillë, formimi i radhëve të gjata na kujton vitet 1990 dhe 1996, kur me ora të tëra prisnim për të blerë bukë. Kështu që radha e gjatë prej adoleshentëve para një librarie të madhe në kryeqytet, ku ishte premiera e librit dhe autori jepte autografe, pa tjetër se bën përshtypje. Libri i parë i Emillit doli në një tirazh fillestar prej 26 000 copësh, 6 000 prej të cilëve u shitën para shpërndarjes së tij zyrtare nëpër libraritë. Përveç kësaj brenda një javë libri zuri vend mes 5 titujve më të shitur në tregun tonë të librave, duke lënë pas vetes autorë si Paulu Kueljo, Horhe Bukaj, Elif Shafak dhe Dan Braun.

Cili është Emill Konrad? Një djalosh 25 vjeçar, që ka mbaruar specialitetin prestigjioz “Marrëdhënie ndërkombëtare”. Por siç duket nuk ka ndërmend t’i përkushtohet diplomacisë, por merret me diçka që e zbavitë dhe në të njëjtën kohë i siguron të ardhura. Prej disa vitesh Emilli është blogër, d.m.th. bën videoklipe të shkurtra, ku në mënyre atraktive rrëfen historira, për të cilat nxjerr frymëzim nga përjetimet e veta dhe të shokëve të tij. Për këtë qëllim ai luan personazhe të ndryshme, vet bën regjinë dhe xhiron kuadrot, pas kësaj bën montazhin. Tashmë ka afro 100 klipe, të cilat i shpërndan nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kanaleve – YouTube dhe Vbox7. Është e qartë, se ai ka arritur të gjejë tematika, që preokupojnë të rinjtë, sepse klipet e tij shkaktuan një sensacion të vërtetë, ndërsa ai u kthye në një idhull për adoleshentët. Brenda tre vjetëve videoklipet e tij në YouTube janë parë rreth 10 milionë herë. Klipet e tij jo vetëm gëzojnë popullaritet të madh, por shkaktojnë dhe komente të shumta, ndër të cilat më rrallë mund të gjeni mendime  të kuptimshme, por më shpesh – shprehje banale. E gjithë kjo është një lëmë i papërpunuar, ku psikologë dhe pedagogë mund të njihen me shijen e brezit të ri.

Si Emilli arriti të kalojë nga bota virtuale në atë reale? Pas suksesit të tij në Internet, i riu vendosi të provojë shansin e vet në jetën reale, duke botuar librin “Gjërat për të cilat nuk na mësuan në shkollë”. Në faqet e librit, Emill rrëfen në vetën e parë 12 histori, kushtuar temave si gara e përjetshme, gënjeshtra, frika, narkotikët, notat... Si me klipet edhe këtu ai provokon lexuesit që të jenë aktivë. Për këtë qëllim kapitulli i fundit i 13, është lënë si fushë për shfaqjen e tyre. Secili mund të përfundojë librin dhe të dërgojë tekstin, ndërsa më i miri do të përfshihet në botimin e ardhshëm. Si të gjithë të rinjtë, Emilli është adhurues i teknologjive të reja. Prandaj katër prej ilustrimeve në libër përmbajnë kode QR, të cilat shpien në klipe të krijuara posaçërisht. Reagimet pas premierës së librit ishin kontradiktore. Libri u krahasua me “një ese në nivel gjimnazi” dhe me ”përmbledhje të shkurtër me këshilla”. Nuk mungonin dhe përkrahës, ndër të cilët është shkrimtari Kalin Terzijski. Sipas tij, kritikat vijnë nga njerëz të pasuksesshëm dhe për këtë arsye shpirtligë. E vërteta ndoshta është diku në mes. Për Emillin ndoshta do të ishte mirë të ndjekë njërën prej këshillave të tij në libër: “Mos e merrni veten shumë seriozisht!”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD