Në iniciativën e filluar gjatë weekend-it “Debatet Evropiane”, organizuar në lidhje me përvjetorin e ardhshëm të nënshkrimit të Kontratës për Aderimin e Bullgarisë në BE, u konstatua se vendi ynë nuk përfiton në mënyrën më të mirë nga anëtarësia evropiane. Komisionarja evropiane Kristalina Georgieva i këshilloi autoritetet e të gjitha niveleve të punojnë aktivisht për përvetësimin e mjeteve evropiane, në saje të të cilave Polonia, Letonia dhe Lituania e zmadhojnë rritjen e tyre ekonomike me rreth 1,7-2,1 për qind në vit. Komisionarja evropiane Kristalina Georgieva shënoi me një shqetësim të madh se për periudhën e vjetër programore Bullgaria ende ka 4.5 mlrd euro mjete të papërvetësuara, derisa për periudhën e re, e cila po fillon tani dhe do të vazhdojë 7 vjet, ka akoma 16 mlrd.
Sipas të dhënave të drejtorisë së përgjithshme “Politika Regjionale” të Komisionit Evropian, për nga absorbimi i fondeve evropiane për periudhën programore 2007-2013 Bullgaria zë vendin e 23-të ndër 28 vendet-anëtare të BE-së. Në sfondin e nevojës së madhe për një financim të jashtëm dhe për investimet e huaja, që janë duke u pakësuar, autoritetet bullgare duhet të bëjnë çmos, që të përfitojnë nga subvencionet evropiane dhe të tregojnë se e vlerësojnë lartë çdo një euro të tyre, që ka ardhur nga Brukseli.
Mirëpo, faktet tregojnë një gjë tjetër: Bullgaria mbetet prapa në përvetësimin e parave të parashikuara për të dhe në listën e Komisionit Evropian ajo është përpara vetëm Italisë, Çekisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Kroacisë. Për periudhën 2007-2013 vendi ynë ka arritur të shfrytëzojë vetëm dy të tretat e mjeteve financiare të parashikuara për të. 2015-ta është viti i fundit, gjatë të cilit mund të përdoren subvencionet e periudhës së kaluar programore të BE-së dhe në sfondin e arritjeve të deritanishme qëllimi i madh i financimit evropian – përmirësimi i kushteve të jetesës në Bullgari dhe afrimi i tyre maksimal te standardet e arritura në pjesën më të zhvilluar të Evropës, duken më shumë si një mirazh, sesa si një detyrë reale, që mund të zbatohet.
Pamundësia e administratës bullgare për të punuar dhe bindur Komisionin Evropian në efikasitetin e programeve dhe projekteve të ofruara për financim u detyrohet shkaqeve të ndryshme, por një prej kryesoreve është mungesa e përvojës së institucioneve kombëtare, për të cilat periudha e tanishme programore, që po skadon, në fakt ishte e para dhe ata nuk kishin përvojë në punën mbi standardet e Brukselit. Nuk duhet harruar dhe korrupsioni, për të cilin Sofja kritikohej vazhdimisht nga Brukseli.
Aktualisht po zhvillohen bisedime dhe shqyrtohen projektet për programet e reja operative të BE-së për Bullgarinë për periudhën 2014-2020. Tani për tani gjithçka zhvillohet shumë mirë. Tashmë janë miratuar katër programe të reja operative nga gjithsej gjashtë. Në fund të vitit 2013 u miratua programi operativ “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore”, i cili është me buxhet të planifikuar prej mbi 1 mlrd eurosh, kurse më vonë iu dha “dritë të gjelbër” Programit Operativ “Transporti dhe Infrastruktura e Transportit”, i cili është me përmasë prej pothuaj 1.9 mlrd eurosh. Në fund të shkurtit zyra e Komisionit Evropian në Sofje bëri të ditur se është miratuar dhe Programi operativ “Administrimi i mirë”, i cili është me përmasë prej 336 mln euro. Pas kësaj u bë e qartë se Komisioni Evropian ka miratuar edhe Programin Operativ “Shkenca dhe Arsimi për Rritjen Inteligjente”, i cili është me buxhet prej 701 mln eurosh. Siç duket po justifikohet në një shkallë të madhe optimizmi i Zëvendëskryeministrit për politikën ekonomike dhe fondet evropiane Tomisllav Donçev, i cili është i bindur se ky vit do të jetë më i miri nga ai i kaluar nga pikëpamja e përvetësimit të subvencioneve evropiane. Ende ka disa çështje të pambyllura, të cilat janë objekt i bisedimeve me Komisionin Evropian për “Regjionet në Rritje” dhe “Mjedisin Rrethues”. Donçev shpreson se gjatë këtij muaji pothuaj të gjitha programet do të miratohen. Në qoftë se vonohet miratimi i ndonjë programi të rëndësishëm, si për shembull “Regjionet në rritje”, ose “Mjedisi”, qeveria ka gatishmëri për t’i startuar projektet e para gjatë gjysmës së parë të vitit 2015, duke i përdorur huat e buxhetit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..