Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1974 – Le të kujtojmë regjisorin Metodi Andonov

БНР Новини
Foto: arkiv

“Mësimi më i rëndësishëm që ai na ka lënë është dashuria, dashuria në çdo një kuptim – ndaj fëmijëve, ndaj artit, ndaj jetës, ndaj miqve. Ai është kultivuar me këtë dashuri, e ka marrë nga familja. Prindërit e tij të kujdesshëm, shumë të varfër dhe të zakonshëm, gjithmonë mendonin për birin e tyre si për një person të jashtëzakonshëm. Gjithmonë i qëndronin pranë – bile atëherë, kur jetonin në shtëpizën njëkatëshe me dy dhoma dhe me një kuzhinë në fshatin Kalishte dhe kur Metodi u ka thënë se dëshiron të mësojë gjuhën franceze. Atëherë prindërit e mirë u mbartën në Sofje, në një shtëpi akoma më të vogël në lagjen e tanishme Krasno Selo. Sepse ai dëshironte të mësonte dhe ishte pranuar në Kolegjin Francez. Dëshironte gjithashtu ti binte violinës – “Mirë, do t’i bjerë violinës...” – këtë e tregojnë motrat Nevena dhe Milena Andonovi, të cilat e humbën babin e tyre akoma kur ishin fëmijë. Edhe sot atо përpiqen ta mbajnë të gjallë ndjenjën për të. “Ai lëvizte me shpejtësi shumë të madhe dhe rrezatonte shumë gëzim dhe frymëzim” – kujtojnë dy motrat. Në kujtesën e vajzave Metodi është ai që gjithmonë mungonte, ai është babai, i cili jetonte në gëzim, i frymëzuar nga puna e vet.

Metodi Andonovi filloi rrugën e tij të regjisorit në teatrin e qytetit bregdetar Burgas, në vitet kur elita artistike e kryeqytetit e vizitonte këtë teatër për të ndjekur shfaqje me cilësi më të lartë. Kjo është periudha e lavdisë më të madhe të teatrit të Burgasit – nga mesi i viteve të 50-ta deri në mes të 60-ave, kur katërshja e famshme Metodi Andonov, Leon Daniel, Vili Cankov dhe Julia Ognjanova krijuan teatrin modern bullgar.

“Në Burgas shkova menjëherë pasi mbarova institutin, tregoi Metodi në një intervistë që ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare. – Nga puna ime atje kujtoj disa skena nga shfaqjet “Geracite”, “Xhaxhallarët” dhe “Në gjurmët e gëzimit” të Viktor Rozovit. Në Teatrin Satirik të Sofjes erdha në vitin 1959. Dhe ardhja ime këtu është ngjarja më e madhe e jetës sime teatrale. Puna ime në këtë teatër e paracaktoi përgjithmonë fatin tim. Preferoj aktorët e vërtetë, të cilët kanë një sjellje jetëplotë në skenë. Të cilët mund të ngrihen mbi të tjerët, të frymëzohen dhe të krijojnë çastet e tyre të shkëlqyeshme. I dua aktorët, të cilët kanë një ndjenje të posaçme për modernizëm, por jo ata që janë të ftohtë dhe racionalë, sidoqoftë që të jenë modernë.”

Kjo intervistë e Metodi Andonovit është e vitit 1968. Në këtë vit është xhiruar filmi i tij i parë – “Dhoma e bardhë”. Filmi ka merituar çmimin e parë “Trëndafili i Artë” në Varna dhe po ashtu çmimin e parë në Festivalin e Filmit në Delhi. Më pas Metodi Andonov është larguar nga teatri, i pakënaqur me gjërat pa vlerë dhe xhelozinë. Por gjithsesi në periudhën e mëparshme ka sjellë disa nga shfaqet më të shquara në historinë e Teatrit të Satirës. “Qasja e tij tek jeta ishte një vrapim të palodhshëm”, kujton shkrimtari Jordan Radiçkov. Metodi Adonov është pikërisht personi që e “ka ftuar” Radiçkovin në skenën teatrale, duke ia zbuluar sekretet e artit teatral. Miqtë, të afërmit dhe aktorët e kujtojnë Metodi Andonovin si njeri i cili vrapon pa pushim. Pas punës në orët e vona ai ka rimenduar të gjitha detajet e roleve dhe episodeve. “Ai që ka punuar me Metodi Andonovin sigurisht e ka parë venën që pulsonte në ballë, shtatin e tij të drejtë dhe të brishtë dhe njëkohësisht të fortë. Një hark shigjeta e të cilit qëllon në zemër”, rrëfen aktorja Tatjana Llollova në librin e saj biografik. Energjia dhe prania e tij karakteristike dallohen dhe po ashtu në kinematografi. Katër dekada pas premierës së kryeveprës “Briri i dhisë” – një histori të prekshme për dhunën dhe dashurinë, ende ka forcë ndikuese. I pritur në mënyrë triumfale nga publiku bullgar, filmi u dallua si më i miri në Festivalet e Kinematografisë në Bullgari, Çeki, SHBA, dhe Portugali. “Briri i dhisë” (bullg. “Koziat rog”) është i vetmi film bullgar në “listën e shkurtër” të çmimeve Oskar në vitin 1972.

“Në pjesën dërmuese të filmave dhe shfaqjeve ku kam trajtuar temat, konfliktet dhe personazhet bashkëkohore, këto i kam marrë direkt nga realiteti ynë. Mendoj se në vepra siç është rasti me filmin “Briri i dhisë”, subjekti është marrë nga e kaluara, por faktet kanë të bëjnë me realitetin tonë. Për këtë dëshmon fakti se publiku e kërkonte dendur filmin. Unë e kam të vështirë të interpretojë krijimtarinë time, por mund të them se qëllimi im i vetëm ishte trajtimi i temës bashkëkohore.”

Në vitin 1974 kur Metodi Andonov është ndarë nga jeta në moshën 42 vjeçare, ai ka qenë artist i mirënjohur, profesor, regjisor i shfaqjeve më të bukura në Teatrin e Satirës dhe autor i katër filmave. Ka merituar një sërë çmimesh prestigjioze. Sot emrin e Metodi Andonovit e mbajnë një rrugë kryeqytetase, salla e dhomës e Teatrit të Satirës, vatra kulturore në vendlindjen e tij. Me emrin e tij lidhet “Bririn e dhisë”, i cili film sa kohë nuk zbret nga ekrani.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2003 – Bllaga Dimitrova– ndershmëri në një kohë të pandershmërisë politike

“Kam dëgjuar që të thanë, se Bllaga Dimitrova është një “keqkuptim” – një grua, poeteshë dhe përveç kësaj aq e mendueshme. Kritikët shpeshherë e akuzojnë në këtë se është tepër përsiatëse dhe se shpesh trillon” – këto janë fjalët e intelektuales së..

botuar më 15-10-03 11.40.PD

Viti 2002 – vizita e Papës Gjon Pali II në Bullgari

Si kreu i kishës rimokatolike Papa Gjon Pali II pati më se 100 vizita zyrtare në tërë botën. Ai ishte papa i parë që vizitoi sinagogë, xhami dhe kishë protestante – diçka, me të cilën dërgoi mesazhe të rëndësishme për domosdoshmërinë e tolerancës mes..

botuar më 15-09-26 10.55.PD

Viti 2001: Mbreti – kryeministër

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 u bënë pikë kthesë në skenën politike bullgare. Fituesi, i cili e vuri fundin e modelit politik me dy pole në historinë më të re të vendit, ishte Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë. Ajo u krijua dhe u kryesua nga..

botuar më 15-09-19 11.35.PD