Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Toçka BG” paraqet këngë të reja të qytetit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Zornica Popova (vokal), Todor Jankullov (kitarë, vokal), Krasimir Përvanov (kitarë, vokal) dhe Pllamen Sivov (kitarë, vokal) – këta janë anëtarët e formacionit “Toçka BG”  (Pika BG). I bashkon dashuria ndaj poezisë, që paraqitet në sfondin e shoqërimit në kitarë akustike. Kjo ndodhi para katër vitesh. Më shumë hollësi për këtë ide tregon Pllamen Sivov:

“Kjo mënyrë e interpretimit të këngëve origjinale nga vetë autori i tyre me shoqërimin në kitarë ekziston që prej shumë vitesh në botë. Mirëpo, në Bullgari gjatë socializmit ajo ishte paraqitur në një mënyrë të gabuar. Atëherë u krijuan festivale speciale kushtuar këngës politike dhe kjo gjini u politizua shumë. Pas ardhjes së demokracisë te ne, duhej të kalonte njëfarë kohe, që të ndryshojnë gjërat. Tashmë kaluan rreth 15 vjet sesa u njohëm dhe kjo ndodhi në një prej festivaleve “Poetët me kitarën”, festivale të cilat ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Kështu filluam të punojmë së bashku. Duke u mbështetur krejtësisht te tingulli akustik, ne i ndjekim tendencat botërore, domethënë të gjithë muzikantët më të mëdhenj preferojnë t’i ekzekutojnë veprat në mënyrë akustike dhe jo në mënyrë elektronike dhe ne zhvillohemi në këtë drejtim që nga vetë fillimi.”

Deri tani “Toçka BG” ka realizuar disa projekte dhe ka disa disqe.

“Të dyja albumet “PredVerie” (lojë fjalësh: “Para besimit”) dhe “Akuareli” janë shumë të ndryshme njëri nga tjetri – e vazhdon tregimin e vet Pllamen. Në albumin e parë kishim ftuar edhe muzikantë të tjerë jashtë formacionit, prandaj mund të dëgjohen violina dhe perkusione. Orkestrimet janë vepër e Minko Llambovit. Kurse në albumin “Akuarel” luajmë vetëm ne në kitarë, kurse në disa momente dëgjohet violonçeli. Aktualisht jemi duke punuar mbi një projekt të ri “Gushti”, i cili duhet të jetë gati deri në pranverë. Atje paraqiten disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore bullgare, ndër të cilët është Venko Poromanski (bateri) nga “Fondacioni”. Kuptohet, edhe ky album do të jetë akustik.”

“Kur u bashkuam në formacion, kishim përvojë vetëm nga festivalet, ku publiku është shumë specifik – ai vjen për të dëgjuar një muzikë të veçantë. Kur e krijuam “Toçka BG” duhej të planifikonim pjesëmarrjet tona dhe të vendosnim se si të zhvilloheshim – nëse do të ecnim në rrugën teatrale, ose do të vendoseshim në skenën e klubit. Kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e një formacioni, sepse publiku është krejtësisht i ndryshëm. Ne e zgjodhëm variantin e dytë dhe atje sfida është shumë e madhe. Për ne ishte shumë interesante nëse njerëzit do ta pëlqenin këtë format – zërin dhe kitarën, të paraqitura nga poetët.  Tashmë tre vjet me radhë koncertet tona në “Studio 5” janë shumë të suksesshme. Këtej e tutje do të mendojmë për skenat më të mëdha. Më 18 shkurt do të kemi një koncert, ku bashkë me ne në skenë do të paraqitet violinistja Cvetina Panajotova. Ajo i bie violinës edhe në disa kompozime të përfshira në albumin “PredVerie”.

“Toçka BG” ka mjaftë pjesëmarrje si në vend, ashtu dhe jashtë shtetit. Cili është publiku i formacionit?

“Kemi përgatitur një program, i cili pranohet shumë mirë. Me ftesë të komuniteteve bullgare në shtete të ndryshme evropiane ne këndojmë dhe interpretojmë para bashkatdhetarëve tanë. Tashmë kemi dhënë koncerte të tilla në Vjenë, Sllovaki, Bratislavë, Londër, së shpejti do të kemi koncert edhe në Berlin. Koncertet tona gjithmonë janë shumë emocionuese si për publikun, ashtu dhe për ne. Meqenëse tekstet e këngëve janë shumë të rëndësishme, njerëzit, që e duan poezinë e bukur, të paraqitur në një mënyrë të këndshme muzikore, reagojnë me një emocion të madh dhe kjo na gëzon shumë. Ka shumë shtete, të cilat do t’i vizitojmë në të ardhmen, ku do të gëzojmë me muzikën tonë shumë bullgarë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD