Zornica Popova (vokal), Todor Jankullov (kitarë, vokal), Krasimir Përvanov (kitarë, vokal) dhe Pllamen Sivov (kitarë, vokal) – këta janë anëtarët e formacionit “Toçka BG” (Pika BG). I bashkon dashuria ndaj poezisë, që paraqitet në sfondin e shoqërimit në kitarë akustike. Kjo ndodhi para katër vitesh. Më shumë hollësi për këtë ide tregon Pllamen Sivov:
“Kjo mënyrë e interpretimit të këngëve origjinale nga vetë autori i tyre me shoqërimin në kitarë ekziston që prej shumë vitesh në botë. Mirëpo, në Bullgari gjatë socializmit ajo ishte paraqitur në një mënyrë të gabuar. Atëherë u krijuan festivale speciale kushtuar këngës politike dhe kjo gjini u politizua shumë. Pas ardhjes së demokracisë te ne, duhej të kalonte njëfarë kohe, që të ndryshojnë gjërat. Tashmë kaluan rreth 15 vjet sesa u njohëm dhe kjo ndodhi në një prej festivaleve “Poetët me kitarën”, festivale të cilat ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Kështu filluam të punojmë së bashku. Duke u mbështetur krejtësisht te tingulli akustik, ne i ndjekim tendencat botërore, domethënë të gjithë muzikantët më të mëdhenj preferojnë t’i ekzekutojnë veprat në mënyrë akustike dhe jo në mënyrë elektronike dhe ne zhvillohemi në këtë drejtim që nga vetë fillimi.”
“Të dyja albumet “PredVerie” (lojë fjalësh: “Para besimit”) dhe “Akuareli” janë shumë të ndryshme njëri nga tjetri – e vazhdon tregimin e vet Pllamen. Në albumin e parë kishim ftuar edhe muzikantë të tjerë jashtë formacionit, prandaj mund të dëgjohen violina dhe perkusione. Orkestrimet janë vepër e Minko Llambovit. Kurse në albumin “Akuarel” luajmë vetëm ne në kitarë, kurse në disa momente dëgjohet violonçeli. Aktualisht jemi duke punuar mbi një projekt të ri “Gushti”, i cili duhet të jetë gati deri në pranverë. Atje paraqiten disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore bullgare, ndër të cilët është Venko Poromanski (bateri) nga “Fondacioni”. Kuptohet, edhe ky album do të jetë akustik.”
“Toçka BG” ka mjaftë pjesëmarrje si në vend, ashtu dhe jashtë shtetit. Cili është publiku i formacionit?
“Kemi përgatitur një program, i cili pranohet shumë mirë. Me ftesë të komuniteteve bullgare në shtete të ndryshme evropiane ne këndojmë dhe interpretojmë para bashkatdhetarëve tanë. Tashmë kemi dhënë koncerte të tilla në Vjenë, Sllovaki, Bratislavë, Londër, së shpejti do të kemi koncert edhe në Berlin. Koncertet tona gjithmonë janë shumë emocionuese si për publikun, ashtu dhe për ne. Meqenëse tekstet e këngëve janë shumë të rëndësishme, njerëzit, që e duan poezinë e bukur, të paraqitur në një mënyrë të këndshme muzikore, reagojnë me një emocion të madh dhe kjo na gëzon shumë. Ka shumë shtete, të cilat do t’i vizitojmë në të ardhmen, ku do të gëzojmë me muzikën tonë shumë bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..