Muzikë klasike për fëmijët dhe prindërit, të cilët janë ulur në jastëkë! Një koncert i tillë u organizua për herë të parë më 21 nëntor 2010. Atëherë publiku u vendos rehatshëm në dysheme dhe u zhyt në botën e muzikës. Sot këto koncerte janë ndër më të preferuarit në kryeqytet. Në sallën e mbushur me njerëz çdo muaj paraqiten nja dy programe. Në “Koncertin e fundit në jastëkë” për Radio Bullgarinë drejtoresha artistike e aktivitetit Veneta Nejnska tregon se nuk ka kufizime për moshën e publikut.
“Ideja e parë ishte që këto të jenë koncerte për fëmijë, të cilët nuk kanë përgatitjen për një aktivitet të tillë në një sallë të madhe. Nganjëherë fëmijët shëtitin, qajnë, zemërohen, por kjo është diçka normale. Në fakt me koncertet tona ne duam t’u japim mundësi prindërve për t’u zhytur bashkë me fëmijët e tyre në botën e muzikës klasike. Duke studiuar në ShBA, pas kësaj edhe në Angli, u ndesha me shumë projekte të tilla. Atje grumbullova ide të ndryshme për organizimin e këtyre programeve. Në fillim kishim idenë për ta paraqitur çdo një herë një vegël muzikore. Pas disa vitesh, pasi i paraqitëm të gjitha instrumentet, filluam t’i prezantojmë kombet e ndryshme. Për shembull, janari është muaji i Francës dhe kemi dy koncerte: me muzikën e Klod Debjusit dhe me atë të Fransis Pulenkut. Kemi zgjedhur ato vepra prej krijimtarisë së tyre, të cilat janë të përshtatshme për fëmijët. Përpiqemi që programet tona të jenë të llojllojshme, të ketë interpretues të rinj, kështu qe të jetë interesante çdo muaj.”
“Interpretuesit në “Koncertet në jastëkë” gjithmonë janë muzikantë të shquar të rinj – tregon Veneta Nejnska. – Për ne cilësia e interpretimit është diçka shumë e rëndësishme. Madje fëmijët të mos kenë dëgjuar kurrë muzikë klasike dhe të vijnë për herë të parë në një koncert të tillë, ata gjenetikisht disponojnë shije dhe kjo u bë e qartë në vetë fillimin e iniciativës. Kishim organizuar një program me vepra moderne për kontrabas solo. Në koncertin e parë muzikantja nuk i interpretoi veprat në mënyrën më të mirë dhe fëmijët e injoruan. Në koncertin e dytë ajo u paraqit shumë mirë dhe dëgjuesit e vegjël vallëzonin, kështu ata dhanë vlerësimin e vet për interpretimin muzikor. Ftojmë gjithashtu muzikantë nga jashtë – para disa muajsh në “Koncerte në jastëk” u paraqit klavesinisti Sauro Argalia. Ai është një yll i vërtetë në muzikën e barokut dhe ishte shumë bukur se arriti të marrë pjesë në projektin tonë. Për çdo një prej programeve bëjmë shumë përpjekje dhe bëjmë çmos që të bëhemi gjithnjë e më të mirë. Gjithmonë i marrim parasysh të gjitha komentet dhe rekomandimet.”
Është shumë bukur se gjithnjë e më shumë familje i përdorin ditët e pushimit për t’i çuar fëmijët e tyre në një koncert me muzikë klasike. Ja përshtypjet e publikut pas shfaqjes së parë të projektit për vitin 2015.
“Ishte shumë këndshëm, por për fëmijët – pak e mërzitshme. Për mendimin tim koncerti është tepër i gjatë. Biri im i bie pianos dhe mendoj se atij personalisht i pëlqeu” – na thotë nëna e një dali 6 vjeç.
Një vajzë e vogël u turpërua para mikrofonit dhe refuzoi për ta komentuar koncertin, por nëna e saj na shpjegoi se fëmijës i pëlqen këto aktivitete. “Më bëri përshtypje se ka shumë fëmijë të vegjël dhe pasi koncerti fillon të gjithë dëgjojnë me vëmendje të madhe.”
Dy vajza të vogla nga publiku na shpjeguan se ka qenë shumë këndshëm dhe më shumë e kanë pëlqyer pianon. “Do të vijmë përsëri” – na premtuan ato.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..